Shembja e urës që lidh gjashtë fshatra të Milotit me Kurbinin, ka lënë të izoluar prej afro 2 muajsh banorët e zonave malore të Kurbinit. Janë 6 fshatra të cilët kanë vështirësi në furnizimet me ushqime dhe marrjen e shërbimeve jetike.

Izolimi i këtyre zonave ka ndodhur prej datës 18 nëntor 2014 kur ura u shemb nga shirat e rrëmbyeshëm që ndodhën në muajin nëntor. 

Shqetësues mbetet zhvillimi i mësimit, pasi nxënësve u duhet të bëjnë 8 kilometra rrugë për të kaluar mbi këtë lum nëpërmjet një druri i cili është improvizuar për të shërbyer si urë. 

ura kurbin

“Jemi organizuar, kemi hedhur edhe këtë traun këtu, është shumë i vështirë për tu kaluar dhe, pleq gra dhe fëmijë nuk mund të kalojnë në të, sepse nuk ka mundësi se lëkundet dhe është shumë i vogël”, u shpreh një banor i zonës.

Për t’i ardhur në ndihmë kësaj zone të izoluar, prifti i kishës katolike të Milotit ka financuar bazën materiale për ndërtimin e një ure këmbësorësh me qëllim që 30 nxënësit e fshatit Gallatë të shkojnë në shkollë. 

ura kurbin

“Ka dhënë fonde kisha, na ka ndihmuar me bazë materiale kurse forcën punëtore e kemi vetë si fshatar. Ka 3 ditë nga 10 veta që punojmë dit për ditë këtu”, u shpreh një tjetër banor. 

Zgjidhja përfundimtare e këtij problemi do ishte ndërtimi i urës automobilistike të shembur për të cilën deri tani nuk është bërë asgjë.


ura kurbin
ura kurbin

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)