Kurorëzohet Papa në "Shën Pjetër"
valëvitet edhe flamuri shqipta

ROMË- Në Vatikan, u zhvillua sot ceremonia e marrjes së fronit nga Papa Françesku I. Dhjetëra mijëra besimtarë dhe udhëheqës politikë nga më shumë se 130 vende dhe përfaqësues të feve të ndryshme, morën pjesë në meshën e Papa Françeskut I.

Festimet u kryen në sheshin "Shën Pjetër" në Vatikan,  festime, që zyrtarisht e vendosin Papa Françeskun I si kreun e ri të 1. 2 miliardë katolikëve në botë.

Ndër mysafirët e nivelit të lartë ishte edhe udhëheqësi shpirtëror i të krishterëve ortodoksë të botës, Bartolomeu. Ai është patriarku i parë nga kisha ortodokse me qendër në Stamboll që merr pjesë në kurorëzimin e një Pape katolik, që kur dy degët e krishterimit u ndanë rreth 1 mijë vjet më parë.

Në momentin kur Papa Françesku I,  hipur mbi një "Jeep", u shfaq në sheshin "Shën Pjetër" për të përshëndetur besimtarët, në shesh valëvitej edhe flamuri shqiptar.

 	papa francesku flamuri qe valevitet me logo
(Foto: Ceremonia që u zhvillua sot në sheshin "Shën Pjetër")

Më shumë se 30 delegacione nga kishat e tjera të krishtera si dhe përfaqësues nga besime hebraike, muslimane e të tjera, ishin të ftuara të ndiqnin ceremoninë.

Presidentja  e Argjentinës, Cristina Fernandez de Kirchner, erdhi në Romë para së martës, në mënyrë që të takohej personalisht me Papën e ri, i cili është argjentinas. Nënpresidenti amerikan, Joe Biden, katolik, gjithashtu ishte një nga udhëheqësit politikë të pranishëm në meshën e Papa Françeskut në Vatikan.

Në ceremoni mori pjesë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij; kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli; Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi si dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.


berisha napolitano
(Foto: Takimi i Berishes me Napolitanon sot ne sheshin Shen Pjetri)

Kryeministri sot në mëngjes në profilin e tij social Facebook përshkruan edhe emocionet e para të pjesëmarrjes në këtë ceremoni, një moment historik për Romën dhe botën, për besimtarët katolike dhe për mbarë njerëzimin.
sala ne fcb
(Foto: Përshëndetja në "Facebook" e Kryeministrit Berisha)


FJALIMI I PAP
ËS: URREJTJA, ZILIA DHE MENDJEMADHËSIA E NJOLLOSIN JETËN

Në apelin drejtuar liderëve të botës, Papa theksoi që pushteti i vërtetë është shërbimi për të varfërit, për të huajt, për të sëmurët, për të dobëtit. "Urrejtja, zilia, mëndjemadhësia, e njollisin jetën, dhe pushteti i vërtetë është që t'i shërbejmë të dobtëve" - tha Papa, duke shkaktuar duartrokitje e brohoritje të fuqishme në sheshin e Shën Pjetrit. "Le t'i hapim zemrën mirësisë, dashurisë dhe dhembshurisë për çdo qënie njerëzore", - përfundoi Ati i Shenjtë.

(ar.sh/sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati