PS nis fushatën, në shesh deputetë e kandidatët, mbjellin 61 pemë! Rama: Berisha-Meta i duan bashkitë për t’u mbrojtur nga drejtësia

TIRANË- Larg takimeve të zhurmshme dhe mitingjeve me pjesëmarrje masive, PS e ka çelur ndryshe fushatën zgjedhore për vendoret e 14 majit.

Në përmbyllje të takimit të kryesisë socialiste, kryeministri Edi Rama iu drejtua sheshit ‘Skënderbej’, i shoqëruar nga 61 kandidatët për kryebashkiakë dhe deputetët e grupit parlamentar, ku publikoi edhe sloganin që do shoqërojë fushatën ‘Kurrë më mbrapa, vetëm përpara’.

Në fjalën e mbajtur, kryeministri Rama u ndal tek arritjet gjatë qeverisjes socialiste në këto 10 vjet dhe ambiciet për të ardhmen, ku sfidë sipas tij mbetet rritja e të ardhurave për frymë. 

'Rritja historike e pagave është fryt i mundimit të gjithë atyre që na kanë ndjekur. Është mundi shpërblyes i një kapitulli shpërblyes që do e shkruajmë së bashku. Në këto vite thuajse i kemi dyfishuar të ardhurat për frymë, nga 3300 që e kemi gjetur 6400 euro ndërsa deri në 2030 të shkojnë në 10 mijë euro për frymë. Ambicia ime është që brenda 2030 të kemi një pagë minimale të paktën 60 mijë lekë', tha Rama.

Rama nuk kurseu as sulmet ndaj opozitës dhe u bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë dallimin mes bashkive që kanë drejtuar socialistët me ato që kanë drejtuar të djathtët. Për kreun e qeverisë PS është ardhmja, e ndërsa Ilir Meta dhe Sali Berisha janë e shkuara që duan të marrin peng Bashkitë për t’u mbrojtur nga drejtësia.

“Duan të marrin peng sa më shumë Bashki, sa më shumë Shqipëri, shqiptarët për, t’u mbrojtur nga drejtësia që vonon, por që ka më pak shans që të harrojë. Unë sot nuk kam asnjë këshillë më të mirë për t’iu dhënë demokratëve për hir të asaj që ishte PD, sesa t’ju them mos e lidhni fatin me qytetet tuaja, fatin e pastrimit, të qendrave shëndetësore, të hapësirave të gjelbrat me dy hije të se kaluarës që rrezikojnë t’ju ndajnë nga treni i zhvillimit kombëtar, t’ju hedhë në erë urat e bashkëpunimit”, shtoi Rama.

Ndërsa fliste për cilësitë e kandidatëve socialist, Rama shigjetoi kandidatin e rithemelimit për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçin, që sipas tij ishte një dhuratë që kundërshtarët i kishin bërë në këtë garë Erion Veliajt.

“Lali Erin e duan të tërë, nuk e duam vetëm ne që vijmë këtu dhe i dhurojmë pemë, Por e duan edhe ata që i dhurojnë rregullisht kandidatin më të lodhur. Madje këtë herë i kanë gjetur një kandidat që duket sikur ka humbur fizarmonikën. Kur thotë se do të bëjë transport publik falas. Mua më duket sikur thotë po ma gjetët firzamonikën unë do iu bëj një xhiro pa lekë”, deklaroi Rama.

Nisja e fushatës së PS u përmbyll me mbjelljen e 61 pemëve në parkun Evropa në sheshin ‘Skenderbej, nga ekipet që shoqëronin 61 kandidatët për kryetarë bashkish

Rama tha se fondet për fushatën zgjedhore që nuk do të jetë e bujshme, do të shkojnë për mbjellje pemësh në të gjithë vendin. Kryesocialisti Rama do të vijojë në të gjitha bashkitë prezantimet e kandidatëve, duke nisur me Durrësin.   

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:22
‘Ku është shoqnia, ku është dashnia, është Shqipëria’, zbardhet teksti i këngës së PS për fushatën! VIDEO nga festa e socialistëve në Farkë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka zbuluar një copëz të këngës që do i shoqërojë socialistët në fushatë.

Sigurisht pjesë e tekstit është edhe slogani i tyre, “të ecim para, jo kthim pas”.

‘Ça po meno,

Hajde festo

Është kënga ime,

Është kënga jonë

Ku është shoqnia,

Ku është dashnia.

Është Shqipëria

Ne ecim para,

vetëm përpara

Ne ecim para,

nuk e kthejmë jo kokën mbrapa", thuhet në tekst. 

Kënga është krijuar enkas për fushatën elektorale të Partisë Socialiste, ndërsa këngëtari se kush e këndon këngën nuk bëhet akoma i ditur.

Ora 20:20
Veliaj: Fushata më pozitive, më e gjelbër dhe më e bukur që kemi pasur në Tiranë! Ditët më të mira i kemi përpara

 

Nën ritmet e kolonës zanore që do të shoqërojë fushatën e zgjedhjeve te 14 majit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me strukturat e PS në "Parkun Helen" në Liqenin e Farkës.

Drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës tha se kjo do jetë fushata më e bukur dhe më e gjelbër që është bërë ndonjëherë në Tiranë.

“Duke filluar nga sot, ne nisim një rrugëtim që është fushata më pozitive, më e gjelbër dhe më e bukur që kemi pasur ndonjëherë në Tiranë. Teksa ne ishim në sheshin Skënderbej, për të mbjellë 61 pemët simbol të 61 fushatave tona lokale, dua të falënderoj gjithë skuadrën këtu për 200 pemët që i kemi në sfond dhe që e filluan me këtë energji të bukur fushatën. E di që disa prej jush jeni aktivistë të rinj, disa prej jush keni ardhur nga të gjithë zonat, ne do jemi në çdo qendër administrative, në të 27 njësitë. Kemi një kuotë shumë dashamirëse dhe shumë bujare nga kryeministri dhe PS, për t’u siguruar që në këtë fushatë, ne të mbjellim pemë, do të mbjellim dashuri; aty ku ka përçarje, ne do të mbjellim bashkëpunim, aty ku ka rivalitet, ne do të mbjellim punë dhe ne do të mbjellim në secilin komunitet fushatën më pozitive që kemi pasur ndonjëherë. Ftesa për secilin është: Përqafoni njeri tjetrin, përvishni mëngët, përgatituni për një super betejë pozitive sepse unë besoj që ditët më të mira të Tiranës i kemi vetëm përpara. Dua që këto 30 ditë, ne të kemi një sprint me energji pozitive, për të folur vetëm për lajme të mira, për lajmin e mirë që morëm sot nga qeveria, për rritjen e rrogave, të pagave, pensioneve, të gjithë atyre që shërbejnë dhe mezi pres që në çdo njësi administrative, ashtu siç thotë kjo kënga jonë: ‘Ta hëngsha zemrën dhe ta falsha zemrën’, ne të jemi vetëm një këngë e bukur pasioni, pune dhe dashurie. Faleminderit të gjithëve nga zemra. Shijojeni kohën sot dhe paçim një fushatë pozitive me energji fantastike! Ju falënderoj të gjithëve”, u shpreh Veliaj, teksa festa vijon në “Parkun Helen” me qytetarët e Tiranës

Ora 19:00
Fushata e 14 Majit, Veliaj: Ne mbjellim pemë dhe bashkëpunim, jo sherr dhe përçarje

1681232488_a87bcf6921994c6098ea68f21adf16e8.jpg

Nga “Parku Europa” pranë sheshit Skënderbej, kryebashkiaku Erion Veliaj mbolli pemët e Qarkut të Tiranës, në shenjë simbolike për nisjen e fushatës për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Veliaj tha se këtë fushatë Partia Socialiste do të mbjellë vetëm pemë dhe bashkëpunim dhe jo sherr e përçarje.

“Përshëndetje nga gjithë grupi i Tiranës! Filluam me 5 pemët e para për 5 bashkitë tona dhe do sigurohemi që në të gjitha Bashkitë e Qarkut të lëmë më shumë gjelbërim, më shumë dashuri, më shumë bashkim. Këta mbjellin sherr, ne do të mbjellim vetëm pemë dhe bashkëpunim me gjithë shokët dhe shoqet”, tha Veliaj.

Ora 18:44
Majko refuzon të dalë në foto, Rama: O Pandi hajde se jemi live, do thonë paska probleme me kryetarin

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat me Bora Muzhaqin dhe Pandeli Majkon, që thotë se janë 3 brezat në PS.

Edi Rama: Një fotografi këtu, 3 breza, veteranët, të mesmit dhe rinia, hajde pra.

Pandeli Majko: Jo, jo faleminderit!

Edi Rama: Ç’është ky?! Mos na e prish mo se jemi dhe live. Jemi live o Pandi, dhe do thonë pastaj ka probleme me kryetarin. Ja të kemi një fotografi të 3 brezave.

Pandeli Majko: Po ky është më i madh se unë o burrë (për Ramën, plasin të qeshurat)

Edi Rama: E kemi kështu, 3 brezat e socialistëve ju thonë vetëm përpara, kurrë mbrapa! Gjyshi, baba dhe mbesa.

Ora 18:25
Rama tallet me premtimet e Këlliçit për Tiranën: Duket sikur i ka humbur firzamonika dhe kërkon ta gjejë! Lali Erit i dhurojnë kundërshtarët më të lodhur

Kryeministri, Edi Rama ka ironizuar premtimet e bëra nga Belind Këlliçi për transport publik falas në bashkinë e Tiranës. Ai tha se me Këlliçin përballë Veliajt në garën për bashkinë e Tiranës, kundërshtarët politikë i kishin bërë një dhuratë.

“Lali Erin e duan të tërë, nuk e duam vetëm ne që vijmë këtu dhe i dhurojmë pemë. Por e duan edhe ata që i dhurojnë rregullisht kandidatin më të lodhur. Madje këtë herë i kanë gjeur një kandidat që duket sikur ka humbur firzamonikën. Kur thotë se do të bëjë transport publik falas. Mua më duket sikur thotë po ma gjetët firzamonikën unë do iu bëj një xhiro pa lekë”-tha Rama.

Ora 18:20
Rama: Berisha dhe Meta i duan Bashkitë për t’u mbrojtur nga drejtësia që vonon, por nuk harron

 

Kryeministri Edi Rama është shprehur se PS është ardhmja, e ndërsa Ilir Meta dhe Sali Berisha janë e shkuara. Ai tha se Berisha dhe Meta duan që të marrin peng Bashkitë për t’u mbrojtur nga drejtësia.

“Duan të marrin peng sa më shumë Bashki, sa më shumë Shqipëri, shqiptarët për, t’u mbrojtur nga drejtësia që vonon, por që ka më pak shans që të harrojë. Unë sot nuk kam asnjë këshillë më të mirë për t’iu dhënë demokratëve për hir të asaj që ishte PD, sesa t’ju them mos e lidhni fatin me qytetet tuaja, fatin e pastrimit, të qendrave shëndetësore, të hapësirave të gjelbrat me dy hije të se kaluarës që rrezikojnë t’ju ndajnë nga treni i zhvillimit kombëtar, t’ju hedhë në erë urat e bashkëpunimit. Ua them demokratëve në të gjithë Shqipërinë, sidomos në Shkodër dhe zona të tjerët, se në pjesën dërrmuese demokratët dhe kur gabojnë i ndihmojnë socialistët t’i mbajnë në rrugën e duhur. Me o se pa ju Shqipëria do ecë përpara.

Kandidatët tanë nuk janë të rënë nga qielli, por kemi provën se asnjëri prej tyre nuk është aq mendërisht i lënduar si ata që i japin fytyrën, zërin, karrierën në dispozicion 2 hijeve që turpërojnë Shqipërinë. Ne kemi ardhur në kohën kur punët tona po flasin për ne më shumë se sa fjalët. Njerëzit përtej afërsisë me PS, presin prej nesh me plot të drejtë shumë më shumë sesa mund të presin edhe ata që janë shumë larg PS. Njerëzit ne nuk na falin fijen e flokut, e ndërsa atyre nuk ua vënë re as lëkurën e ujkut, se s’kanë asnjë vlerë. Vetëm forcë për të bërë dem. Njerëzit i kanë lënë ato mbrapa se janë kufoma të një të shkuare që nuk bëhet me e ardhme”, tha Rama

Ora 18:13
Rama: Gjatë qeverisjes tonë u dyfishuan të ardhurat për frymë! Ndryshimi, i dukshëm në bashkitë e drejtuara nga PS

 

Kryeministri, Edi Rama bëri thirrje që qytetarët të krahasojnë ndryshimin e madh në bashki që janë qeverisur nga kryebashkiakë të PS me ato që janë qeverisur nga kryebashkiakë të opozitës.

Ai tha se gjatë qeverisjes së PS janë dyfishuar të ardhurat për frymë dhe se objektivi brenda vitit 2030-të, është që paga minimale në vend të jetë të paktën 60 mijë lekë.

“Kemi dyfishuar të ardhurat për frymë në Shqipëri. Ambicia ime është që brenda 2030 të kemi një pagë minimale të paktën 60 mijë lekë. Pavarësisht ngecjeve apo rrëzimeve gjatë rrugës, jo që këto nuk bëhen por vendi kthehet përsëri prapa. Siç është kthyer sa herë që ata tjerët kanë marrë në duart e tyre duart e tij, Vota për të tjerët ka sjellë si rregull më shumë dëme sesa të mira. Dëme tejet serioze krejt të pariparueshme, apo dëme që kanë dashur vite të riparohen. Padyshim që edhe ne nuk e kemi bërë mirë çdo gjë, por asgjë me dëm serioz për Shqipërinë dhe shqiptarët nuk kemi bërë. Bilanci ynë është pozitiv në raport me të gjitha kontratat tona zgjedhore. Ne jemi fuqia e ndryshimit në këtë vend. Kudo që zgjedhësit të na e besojnë votën e tyre, ne bëjmë atë që tjerët nuk munden ta bëjnë.

Nuk është ekzagjerim kjo që po them, le të dalë dikush dhe të na tregojë një bashki të vetme në harkun e 30 viteve, ku vota për ata të tjerët ka sjellë ndryshim dhe përparim. Më besoni, kam kërkuar me mend jo një herë dhe nuk e gjej asnjë. Është i njëjti avaz si në Shkodër, kudo tjetër ku vota ka shkuar në drejtim tjetër. Shikoni Lezhën sot dhe imagjinojeni larg qoftë nesër Lezhën me po ata që sot janë ku e ku më keq nga çfarë ishin dje”-tha Rama.

Ora 18:06
Rama çel fushatën e PS: Do i ishin shmangur shumë dëme pa votën për PD

 

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në hapjen e fushatës zgjedhore.

“Këto ditë nis zyrtarisht fushata jonë e 9 që kur unë drejtoj PS, kemi fituar 7 nga 8 palë zgjedhje, kemi humbur vetëm një në 2009, që më shumë se sa e humbëm, na e morën, sidoqoftë, të fitosh zgjedhjet është një gjë, ndërsa një gjë tjetër është ta kthesh fitoren në vlerë, për komunitetin, jam krenar për vlerën e shtuar që fitoret e PS kanë sjellë për Shqipërinë, sot jemi një vend krejt tjetër në sytë e botës, na janë besuar role parësore si në OKB, sot marrëdhëniet ndërkombëtare janë në nivelin më të lartë, janë miqësore, aktive, takimet e nivelit të lartë janë pjesë e punës si faktor me peshë në rajon, ky aspekt i transformimit ka një rëndësi për vendin, se do të thotë jo vetëm ndryshim, por ndryshim i botës së jashtme ndaj nesh dhe kjo sjellë më shumë vëmendje dhe interes, si një destinacion për të punuar, investuar dhe jetuar. Rritja e paimagjinueshme e turistëve është vetëm paralajmërimi kuptimplotë e një të ardhme me shpresë, aty e ka bazën transformimi si dita me natën. Zgjedhjet kanë shumë rëndësi për një vend, sesa çfarë gabimisht mendojnë shumë prej zgjedhësve duke mos dhënë votën, sa shumë punë nuk do ishin bërë pa votën e PS, dhe sa shumë dëme do ishin shmangur pa votën e PD”, tha Rama.

Ora 13:49
VIDEO/ ‘Vetëm përpara, vetëm përpara!’, Rama kërkon mendim nga ndjekësit për këngën e fushatës: A e keni idenë e kujt është

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një këngë për të cilën pyet ndjekësit nëse vlen për këngë fushate. Duke qenë se i përngjan sloganit të PS-së për zgjedhjet e 14 majit, ‘Kurrë pas, përpara’, kreu i qeverisë fton stafin që ta dëgjojnë së bashku.

‘Paj Zotin nigjojeni içik kët kongën që m’çoi i fans! A e keni idenë e kujt o se kushedi ju pëlqe për kong fushate? Apo snuk?’- shkruan Rama.

Ora 13:12
Pasdite PS nis hap fushatën, në sheshin ‘Skëndërbej’ nis puna për mbjelljen e pemëve

 

Në sheshin ‘Skëndërbej’ ka nisur puna për mbjelljen e pemëve, që do të blihen me financimet e Partisë Socialiste për fushatën zgjedhore. Përgatitjet kanë nisur pak para se PS të mbajë mitingun hapës të fushatës së 14 majit.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emri: 12/04/2023 20:52

    E para: pemet mbillen ne dhjetor. E dyta: C'eshte kjo tallava e shpifur? Cfare niveli kulturor rrezatoni ju me kete kenge? Na perdrodhet zorret e barkut. Ky eshte niveli juaj? Nje arsye me shume per te mos ju votuar!

    Përgjigju
  • Pandi Majka: 12/04/2023 09:07

    Kërcen prifti nga belaja. As dinjitet as karakter s'keni më. Mjafton tju shikosh familjet. Mallista!

    Përgjigju
  • Mira: 12/04/2023 05:17

    Ndersa propoganda enveriste me tellallet e saj tallet gjithe diten, te ben pershtypje qe edhe lopatat i kane te reja pa u thare boja madje. Nje tallje me vete per njerzit e vertete te punes. Kishim mesuar te.mbillnim peme ne vjeshte por tani ne behar... keta dallkauke qofshin!

    Përgjigju
  • hasani: 12/04/2023 05:13

    dite me te zeza e presin tiranen,,,,me kete maskara qe shemb shtepi private dhe nderton vetem pallate,,asnje park...

    Përgjigju
  • beni: 12/04/2023 05:11

    lulushten me te bukur me shkalle qe kishte tirana,,,,e shkatarruat dhe e bete nje govate ku mbullen peme,,e ku nuk del mje femije ne fotografi....

    Përgjigju
  • GENTI: 12/04/2023 01:33

    Po kete kur do shohi drejtesia se ngeli duke djegur jetet e shqiptareve.

    Përgjigju
  • tani: 12/04/2023 00:47

    Kurse fushaten e korrjeve te lekeve te populliit e keni cdo dite......politikane me te poshter se keta tanet qe nga 1944 e deri me sot nuk ke ku i gjen....kemi nje qeveri te poshter,,,,por edhe ne si popull qe i votojme jemi te poshter.....na late ne emigracion mor ndyresira...s'kemi ku kthehemi....si e keni bere vendin.....

    Përgjigju
  • Sala: 11/04/2023 20:21

    Dukeni bukur tamam si sete satanike.......!

    Përgjigju
  • Iti: 11/04/2023 19:41

    Po pandeli jevgun çe do

    Përgjigju
  • Ishkryebashkiaku i lushnjës: 11/04/2023 19:17

    Ne nuk na mbrojti bashkia nga drejtesia Pse do mbaroj Saliun? Qe akoma s'ka bashki

    Përgjigju
  • Beni: 11/04/2023 19:04

    Padyshim qe fitorja eshte perseri e partise socialiste

    Përgjigju
  • Semi: 11/04/2023 18:54

    Prap ka per te fituar qeveria juaj se e di mire ky popull sa shume shume pune po behet

    Përgjigju
  • Olsi: 11/04/2023 18:53

    Ne 14 maj dk te shohim perseri nje tjeter fitore te partis socialiste

    Përgjigju
  • beni: 11/04/2023 18:23

    po ti per ca i do bashkite, epr te srrituir pushtetin tend qe aktualisht e ke te gjithin, faleminderit por ke 10 vite ne pushtet dhe cdo guje eshte bere me keq

    Përgjigju
  • Artan: 11/04/2023 17:00

    Vetem perpara ! Motoja e Stalinit ne luften e 2 boterore. Rama po kerkon gje ta imitoje ?

    Përgjigju
  • Valbona: 11/04/2023 13:29

    E late Skënderbeun!

    Përgjigju
  • Ethem M.Lalaj: 11/04/2023 10:57

    PS drejt fitores së sigurt me mbi 50 bashki.Nuk ka opozitë.PD e asgjësoi Sb për interesat e tij e familjes të korruptuar totalisht në 32 vite. Shpallja non grata nga DASH është VDEKJE POLITIKE E SB DERI NË VDEKJE. Militantët(Banda) që e ndjekin nga pas nuk po e kuptojnë se Sb nuk bëhet më KM.Athere çe duan..? Për pastërma dimri..! Militantët e PD duhet të votojnë PD legjetime e jo PL e Ilir-Florirut-Spiunit,ndryshe do Han BAR edhe 4 vite të tjera.Me Sb nuk fitojnë as në 2025. Amerika nuk mund ti lër Shqipërinë një Agjenti të UDB,ASFALISË,KGB..antare e NATO ..! Edhe qëllimi Sb nuk është të bëhet KM..por të qëndroi në OPOZITË(Kryetar foltore) për të mos u dënuar nga 101 krimet e bëra në 32 vite 1991 Shkodër deri 2021 Elbasan..!

    Përgjigju
    • Riku: 11/04/2023 17:31

      O pensionist... na mbytet... duhet bere vota si ne britani dikur vetem per aristokracine... se ka njerez qe se kuptojne peshen e votes... se pari jane zgjedhje lokale jo te pergjithshme... debati duhet te jete betonieri veliaj kunder ofertes se re kellici... por per pensionistat jemi akoma ne ne 93 demokraci vs komunizem... tmerr

  • Arbërori: 11/04/2023 08:47

    Trardhëtar m…. Edvin shkjau shqipfolës

    Përgjigju
    • Lali kari: 11/04/2023 16:13

      Ke kater vjet qe nuk mbjelle peme po vetem kulla tashti u kujtove ne prag te zgjezjeve o klaun cirku

    • Italia si moter: 11/04/2023 09:52

      Tradhetar je ti o malesor Edi Rames i hengersh ate qe s'thuhet o anti shqiptaŕ .Perpara per fitore ,PS e nderuar nga populli .

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren