Nisja e pandemisë ka ri-dimensionuar sjelljen e konsumatorëve shqiptar të cilët në 2 vitet e fundit kanë zgjedhur të kursejnë në shifra rekord. Banka e Shqipërisë raporton se në fund të vitit 2021 totali i depozitave të qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve arritën në shifrën e 10.1 miliardë euro, që është vlera rekord më e lartë e arritur që prej ’90-ës.
Në raport me vitin 2019 kur pandemia ende nuk kishte nisur depozitat janë rritur me 1.5 miliardë euro, pasi në fund të dhjetorit të atij viti totali i depozitave ishte 8.5 miliardë euro.
Vlera më e lartë e depozitave është në valutë, pasi favorizohet edhe nga normat e interesit që janë më të larta në favor të qytetarëve, por përmirësim ka pasur edhe tek depozitat në lekë. në fund të vitit 2021 rreth 55% e totalit të depozitave ishte në euro. Tendenca për të kursyer nisi në fillim të pandemisë për shkak të pasigurisë së lartë që shkaktoi pandemia, dhe të frikësuar për të ardhmen qytetarët vendosën të kursenin duke mbyllur paratë nëpër banka.
Sipas ekspertëve të fushës kjo ishte një situatë e pritshme e përhapur thuajse në të gjithë Evropën, por që për ekonominë nuk është pozitive për shkak se mungesa e konsumit frenon investimet dhe rimëkëmbjen ekonomike.
Shkak tjetër që tregojnë ekspertët për këtë tendencë për të rritur kursimet ka të bëjë edhe me mundësitë e investimeve. Duke qenë se pandemia goditi një sërë sektorësh bëri deri diku të pamundur planifikimin e investimeve, dhe qytetarët investimin më të sigurt shikojnë mbylljen e parave në banka edhe pse normat e interesit janë tepër të ulta.
TOTALI I DEPOZITAVE
Viti 2021 10,172,854,480 euro
Viti 2020 9,298,156,597 euro
Viti 2019 8,586,188,345 euro
Viti 2018 8,265,133,959 euro
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11358
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fatos Çoçoli: Shteti ka kthyer fytyrën nga bujqësia!
16 Shkurt, 10:46
-
“Kërkojmë punonjës” edhe më shumë në 2025-n, raporti i BSH: S’ka punëtorë por as rritje pagash! Ngadalësim në fund të 2024-s
14 Shkurt, 16:00
-
Financimi 250 mln euro në bujqësi, Rrapaj në Report Tv: Mbi 100 mijë përfitues! Çoçoli: Njihen vitet e punës edhe pa dokumente për fermerët që kanë punuar në kooperativa
13 Shkurt, 19:45
-
Turizmi e ndërtimi do rrisin me 4% ekonominë këtë vit, BSH: Pa zhvlerësimin e valutave, rritja e çmimeve do ishte më e lartë
13 Shkurt, 18:57
-
Kreditë me probleme në nivelin më të ulët historik, 348 milionë euro në sektorin bankar
10 Shkurt, 18:09
-
Rekord, 4.2 miliardë euro qarkulluan jashtë bankave në 2024! Volumi i parasë cash u rrit me 300 milionë
9 Shkurt, 17:56
-
Financimi 250 mln euro në bujqësi, Rama: Do jetë histori suksesi për sipërmarrësit rural, si hotelet me 5 yje! Synojmë që eksportet të kapin 1 mld euro në 2030
6 Shkurt, 11:50
-
‘Inflacioni vijon rënien’, BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit, mbetet 2.75%! Sejko: Tensionet tregtare të huaja, rrezik për ekonominë
5 Shkurt, 17:05
-
‘Ekonomia në një model që nuk prodhon’, Gjokutaj në Report Tv: Të rriten të ardhurat, duhet të kishte politika vizionare
5 Shkurt, 15:42
-
Të gjithë të 'etur' për kredi/ 600 mln euro më shumë se në 2023! Biznesi rrit investimet, qytetarët duan shtëpi
5 Shkurt, 15:22
-
Vrojtimi/ 35% e shqiptarëve s’e mbyllin dot muajin pa borxhe, vetëm 18% kursejnë në fund! Të brishtë përballë të ‘papriturave financiare’
4 Shkurt, 19:20
-
Qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha! BSH: 2025 vit pesimist, bie besimi në ekonomi për janarin! ‘Sytë’ tek turizmi
3 Shkurt, 16:28