Kurthi i dorëheqjes,kush shpëton
nga Vetingu bie në duart e SPAK

Kurthi i dorëheqjes,kush shpëton<br />nga Vetingu bie në duart e SPAK<br>
Nuk ka dilema. Gjyqtarët dhe prokurorët që kanë dhënë dhe që mund të japin dorëheqjen për t’i shpëtuar skanerit të trefishtë të Vetingut, do të bien në grackën e organeve të SPAK-ut, përkatësisht Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale.

Njerëzit që janë apo që kanë shërbyer në nivele të larta të drejtësisë, me anë të vetëlargimit nga sistemi, i shpëtojnë procesit të Vetingut, i cili si mision final ka largimin e elementeve të korruptuar nga sistemi, por ata nuk kanë asnjë mundësi dhe hapësirë për t’i shpëtuar veprimit të SPAK-ut, gjithnjë nëse janë implikuar në veprimtari të paligjshme. Kushtetuta e re e ka ndarë në mënyrë radikale Vetingun nga SPAK-u.

Madje, Kushtetuta e ndryshuar në korrik të vitit 2016, në pikën 2 të nenit ‘DH’ ndalon përdorimin e provave të gjetura gjatë procesit të Vetingut në një proces penal ndaj gjyqtarit apo prokurorit. I gjithë procesi i Vetingut është ndërtuar vetëm për një qëllim: Identifikimin dhe largimit nga sistemi të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, pa asnjë pasojë penale.

Për ndëshkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar janë parashikuar organet e SPAK-ut, të cilat do të veprojnë të pavarura nga Vetingu, ndonëse mund të marrin indicie për të nisur hetime. Por jo të gjitha njerëzit e drejtësisë, që japin apo nuk japin dorëheqjen, do të jenë objekt i organeve të SPAK-ut.

Në shënjestër të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale do të jenë vetëm anëtarët dhe ish-anëtarët Gjykatës së Lartë, anëtarët dhe ish-anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, kryeprokurori dhe ish-kryeprokurori, anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektori i Lartë të Drejtësisë.

Konkretisht, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana dhe ish-anëtarët e Gjykatës Kushtetuese Vladimir Kristo dhe Bensik Imeraj janë në kompetencë të SPAK-ut për t’u hetuar, gjithnjë nëse kanë bërë shkelje. Ndërkaq, gjyqtarët dhe prokurorët në nivele më të ulëta, pavarësisht nëse japin dorëheqjen apo jo, do të gjykohen nga prokuroritë dhe gjykatat e zakonshme.

Veprat penale
Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Prokuroria Speciale hetojnë çdo veprimtari me pasoja penale të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë, duke përfshirë edhe njerëzit e drejtësisë në organet me të larta të sistemit. Në fokus të SPAK-ut janë rreth 15 vepra penale në fushën e korrupsionit. Ndërkaq, organet e SPAK-ut, ku përfshihen Byroja e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata Speciale, do të kenë në kompetencë rreth 40 vepra penale, të kryer nga çdo kategori shoqërore.

Baza ligjore për ndëshkimin penal dhe dorëheqjen 

Neni 135 i Kushtetutës 
1. Pushteti gjyqësor ushtrohet nga Gjykata e Lartë, si dhe nga gjykatat e apelit e gjykatat e shkallës së parë, të cilat krijohen me ligj.
2. Gjykatat e posaçme gjykojnë veprat penale të korrupsionit dhe të krimit të organizuar, si dhe akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Kryetarit të Bashkisë, deputetit, zëvendësministrit, anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe drejtuesve të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj, si dhe akuzat kundër ish-funksionarëve të sipërpërmendur.

Neni Ë i Kushtetutës
3. Në çdo rast, shkarkimi i një gjyqtari ose prokurori nuk është shkak për rihapjen e çështjeve të gjykuara ose të hetuara prej tij, përveçse kur ekzistojnë shkaqet, mbi të cilat realizohet kërkesa për rishikim, sipas parashikimeve në ligjet procedurale.

Neni G i Kushtetutës
Dorëheqja
1. Subjekti i rivlerësimit mund të japë dorëheqjen nga detyra dhe në këtë rast procesi i rivlerësimit ndërpritet.
2. Subjekti i rivlerësimit që dorëhiqet sipas kësaj dispozite, nuk mund të emërohet gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.

Neni 56 i ligjit të Vetingut 
Dorëheqja
1. Subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të japë dorëheqjen nga detyra jo më vonë se 3 muaj
nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Dorëheqja i paraqitet me shkrim Presidentit të Republikës dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni. Në rastin e dorëheqjes, Komisioni merr vendim për pushimin e procedurës së rivlerësimit. 

2. Pas dhënies së dorëheqjes, subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të përfitojë pagesë kalimtare, sipas nenit 7, pika 1, të ligjit “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit.d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024