TIRANE- Kërkesa e prokurorisë për masën e arrestit të shtetases Ravjola Lila ka zbardhur dhe të gjithë historinë e shantazhimit prej saj dhe tre miqve të saj ndaj biznesmenit të tipografisë juland Mustafa. Shqiptarja. com boton sot të plotë itinerarin e shantazhit të ndjekur nga katër të rinjtë sikurse e kanë konstatuar dhe hetuesit në dosjen e tyre.
"Sipas informacionit të oficerit të policisë gjyqësore të datës 21 Nëntor 2012, shtetasi Juland Mustafa në këtë datë ka bërë kallzim penal, për shkak se ndaj tij është ushtruar presion me qëllim marrjen e një shume prej 100 mijë euro. I dëmtuari tregon se ditë më parë gjatë udhëtimit me makinë nga Kombinati në Qendër të Tiranës ka ndaluar rrugës pas sinjalit të bërë me dorë në rrugë nga një vajzë e panjohur. Ajo i ka kërkuar ta ndihmonte dhe ta çonte deri në Tiranë pasi binte shi. I dëmtuari ka pranuar ta çojë vajzën e prezantuar me emrin Vjola dhe që punonte si avokate.
I dëmtuari e ka përcjellë vajzën deri te vendi i quajtur 9-katëshet dhe sëbashku kanë shkëmbyer numrat e telefonit. Të nesërmen e asaj dite vajza me emrin Vjola, i ka dërguar disa mesazhe duke i kërkuar të pinin kafe. I dëmtuari i ka thënë po. Në datë 20 nëntor i dëmtuari, me kërkesë të vajzës është takuar sërish te 9-katëshet. Takimi ka qenë i shkurtër për shkak të vetë angazhimit me punë nga ana e të dëmtuarit. Edhe pas këtij takimi Vjola e ka telefonuar për të pirë kafe.
Në orën 20:00 kur i dëmtuari është kthyer nga puna për në Tiranë, ka parë përsëri në Kombinat vajzën e quajtur Vjola, e cila sipas të dëmtuarit po e priste te dera kryesore e ish-kombinatit. Aty i dëmtuari ka ndalur makinën për të përshëndetur Vjolën. Në këtë moment në makinë është futur një djalë i ri rreth 25 vjeç dhe është prezantuar si kushëriri i Vjolës.
Personi i panjohur i ka vënë në qafë një kaçavidë dhe te ija i ka vendosur një pistoletë. Pas kësaj në makinë është futur dhe Vjola dhe i kanë kërkuar të dëmtuarit të lëvizte me makinë në një rrugicë të errët në zonën e kombinatit.
I dëmtuari nuk ka pranuar dhe i ka kërkuar atyre që të mbyllej ky konflikt me 100 euro. Personi i panjohur i ka thënë se ky konflikt nuk mund të mbyllej me 100 euro por me 100 mijë euro. Dhe këto duhej ti sillte deri të nesërmen në orën 12:00 ndryshe ai do ti merrte fëmijët peng dhe do t'ia vriste.
Pasi janë shkëputur nga njëri tjetri kanë kaluar rreth 30 minuta dhe të dëmtuarit i ka ardhur një mesazh ku i kërkohej të bënte gati lekët deri të nesërmen. I dëmtuari i ka kthyer përgjigje në lidhje me takimin. Mesazhet kërcënuese kanë vazhduar edhe më tej.
Në interes të hetimit janë vendosur nën përgjim numrat telefonikë. Nga përgjimet rezultoi se i dyshuari komunikonte me personin me emrin Vjola. Nga përmbajtja e përgjimeve rezulton se i dëmtuari ka komunikuar me personin e dyshuar i cili rezultoi se ishte shtetasi Ervin Gjana. Nga bisedat telefonike del qartë insistimi i të dyshuarit për të marrë personat nga i dëmtuari me emrin Juland.
Ai ka lënë takim për datën 22 nëntor rreth orës 12:00 për të bërë marrjen e parave të kërkuara. Në lidhje me këto biseda Ervini ka komunikuar edhe me Vjolën dhe me dy persona të tjerë të identifikuar me emrat Altin dhe Rustem. Më datën 22 nëntor është kryer dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve Ervin Gjana, Altin Dardha, Rustem Koçi dhe Ravjola Lila, personat e mësipërm ishin duke pritur të dëmtuarin në një lokal pranë ish-kinema 17 Nëntori".
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Policia: E kërcënuan me 100 mijë euro