Albin Kurti nuk arriti që të siguronte 61 votat e nevojshme për formimin e qeverisë së re në Kosovë. Tashmë, ‘topi’ është në dorë të presidentes Vjosa Osmani, e cila brenda 10 ditësh, pas takimeve me partitë politike, do të duhet që të caktojë mandatarin e ri, që ka më shumë mundësi të formojë qeverinë. Nëse edhe kjo përpjekje deshton, vendi rrezikon të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Analisti dhe ish-diplomati, Lutfi Bilalli, në një intervistë për “Shtypi i ditës dhe ju” në Report TV, theksoi se mosformimi i qeverisë së re ishte e pritshme. Sipas tij, Kurti mund të synojë zgjedhjet e parakohshme, sepse mendon se mund të dalë më mirë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, ku nuk do të ketë nevojë për bashkëpunim me partitë e tjera.
Ai thotë se Kurti mund të mos pësojë një humbje të madhe në vota, por vështirë që të arrijë një rezultat si në vitin 2021, kur situata asokohe ishte më ndryshe.
“Ka qarkulluar një hipotezë që dje që na nevojitet prapë 50 + dhe me këtë ide për të shkuar në zgjedhje. Besoj se është kalkukimi i tij se mendon se mund të dalë më mirë se më 9 shkurt. Por përllogaritja e tij mund të jetë dëshpëruese sepse nuk është situata e vitit 2021. Votuesi në Kosovë ka dashur në një farë mënyrë të prekë ndryshimin por nëse shkojmë në zgjedhje në dhjetor maksimalisht gjysma e dhjetorit, rezultati mendoj se do të jetë befasues, edhe pse nuk mendoj se Kurti mund të humbë potencialisht shumë vota. Por kalkulimi i tij është që të mund të marrë 50 +1.”, tha analisti.
I pyetur për hapat që mund të ndiqen para opsionit të zgjedhjeve të parakohshme, analisti tha se partia e Kurtit mund të marrë sërish mandatin për formimin e qeverisë së re dhe se mund të ketë pajtueshmëri mes partive për të siguruar disa vota. Por, sipas tij, një lëvizje e tillë nuk do të krijonte stabilitet në qeveri.
“Egot politike duhet të jenë realiste sepse nuk mund të krijosh dhe bashkëmenaxhosh në një vend pa pasur koalicione edhe me kundërshtarët. Këto praktika janë edhe në Perëndim. Është lehtë në popull ta hedhësh një ide se bëhet për interesat e shtetit dhe të qytetarëve.
Është e paqartë çështja e mandatarit tjetër. Nuk besoj se Kurti do të lejojë që pa emrin e tij të shkojë në një zgjidhje të tillë, sepse është e mundshme që LVV t’i japë dhe t’i pranohet por duhet ta dëshmojë se ka numrat. Mund të ndodhë që brenda këtij 10 ditëshi që të arrihet një pajtueshmëri për një shumicë të thjeshtë 60 plus 1, mund të kalohet në marrjen e deputetëve apo gjahun në parti të tjera për të zënë 2 apo 3 deputetë por prapë do të ishte jo stabilitet në qeverinë e ardhshme”, theksoi analisti.
Komente










Njehere dyhere shkon shtamba ne burim o Albin heren e trete thyhet.
Përgjigju