Kurti bëri një hap pas, Vuçiç ironizon dakordësinë BE-Kosovë: Shtensionim do të thotë 25% tërheqje? Kërkojnë arsye për të fajësuar Serbinë

Kurti bëri një hap pas, Vuçiç ironizon dakordësinë BE-Kosovë: Shtensionim do të thotë 25% tërheqje? Kërkojnë arsye për të fajësuar Serbinë

1688760357_vucic.jpg

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nuk e komentoi marrëveshjen e arritur më 10 korrik ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës, rreth hapave për shtensionimin e situatës në veri, por foli për kërkesat që komuniteti ndërkombëtar i ka vendosur përpara Beogradit dhe Prishtinës, për uljen e tensioneve.

"Tani do të shihni një truk tjetër që disa njerëz nga Perëndimi po përpiqen ta zbatojnë. Dhe kjo nënkupton [që ata do të thonë] - kthehuni dhe flisni normalisht”, tha Vuçiç duke shtuar se mënyra që kërkohet për shtensionimin e veriut, është e pakuptimtë për të.

“Shtensionimi është kur tërheqin 25 për qind të diçkaje? Një Zot e di se çfarë do të thotë kjo, por ata po kërkojnë një arsye të mjaftueshme për të fajësuar Serbinë”, tha Vuçiç, duke iu referuar vendimit të Qeverisë së Kosovës për të zvogëluar praninë policore në veri të vendit.

Më 11 korrik, Bashkimi Evropian konfirmoi se Kosova ka pranuar të reduktojë praninë e policisë në dhe rreth ndërtesave komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok - komuna të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës - dhe se Kosova do të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën.


Lajmi kryesor:

Nis tërheqja e policisë nga objektet e komunave në Veri! Kurti: Pajtimi me BE vendos barazi në dialogun Kosovë-Serbi! Vuçiç: Duan të na bëjnë fajtor


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv