Nis tërheqja e policisë nga objektet e komunave në Veri! Kurti: Pajtimi me BE vendos barazi në dialogun Kosovë-Serbi! Vuçiç: Duan të na bëjnë fajtor

KOSOVË- Ka nisur tërheqja e një pjese të policëve nga objektet komunale në Veri, bazuar në marrëveshjen e arritur ndërmjet Besnik Bislimit e Miroslav Lajçak në Bratisllavë. Lajmin e ka konfirmuar Veton Elshani, Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut.

”Pas pranimit të vendimit të Qeverisë nga ana e Menaxhmentit të Policisë, i njëjti është dërgu në terren për ekzekutim. Vendimi i Qeverisë së Kosovës ka filluar të implementohet”, ka thënë Elshani.

Me skepticizëm dhe ironi e ka komentuar presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tërheqjen e kryeministri të Kosovës Albin Kurti dhe dakordësinë me BE-në. Vuçiç e sheh këtë si truk për të fajësuar Serbinë, ndërsa shton se nuk ka kuptim kërkesa nga BE për shtensionim të situatës në veri të Kosovës.

Ndryshimet për veriun e Kosovës, Kurti tha se do t’i arrijë në dy javë duke reduktuar praninë me 25% të Forcave Speciale të Kosovës në 4 komunat si dhe mbështetjen e zgjedhjeve të reja për të shtensionuar situatën.  Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dakordimi mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për pikat që synojnë të shtensionojnë situatën në veri të vendit, “do të ndihmojë në përforcimin e fokusit dhe vendosjen e barazisë midis palëve”.

“Shtensionimi është kur tërheqin 25 për qind të diçkaje? Një Zot e di se çfarë do të thotë kjo, por ata po kërkojnë një arsye të mjaftueshme për të fajësuar Serbinë”, tha Vuçiç, duke iu referuar vendimit të Qeverisë së Kosovës për të zvogëluar praninë policore në veri të vendit.

Këtë vendim të Kosovës, e ka përshëndetur edhe presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen e cila tha se BE ka gati një plan të qartë për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe e njëherësh shtensionimin e situatës.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se ekziston një plan shumë i qartë dhe i përkushtuar për shtensionimin e situatës në Kosovë – një udhërrëfyes për të cilin të dyja palët kanë punuar në fillim të këtij viti.

“Unë iu bëj thirrje të dyja palëve të de-përshkallëzojnë situatën dhe t’i përmbahen udhërrëfyesit. Kjo është absolutisht thelbësore për të ecur përpara në mënyrë paqësore,” tha presidentja e KE-së për Tanjug kur u pyet se si e komenton situatën në veri,

Në prag të ditës së dytë të samitit të NATO-s në Vilnius, Von der Leyen theksoi se është e qartë se Prishtina dhe Beogradi duhet të respektojnë atë që është rënë dakord në Ohër.

Më 11 korrik, Bashkimi Evropian konfirmoi se Kosova ka pranuar të reduktojë praninë e policisë në dhe rreth ndërtesave komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok - komuna të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës - dhe se Kosova do të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën.

Ky pajtim u arrit gjatë një takimi joformal që u mbajt në Bratisllavë midis zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:46
Nis tërheqja e policisë nga objektet e komunave në Veri

1688575396_kosove.jpg

Ka nisur tërheqja e një pjese të policëve nga objektet komunale në Veri, bazuar në marrëveshjen e arritur ndërmjet Besnik Bislimit e Miroslav Lajçak në Bratisllavë.

Lajmin e ka konfirmuar Veton Elshani, Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut.

”Pas pranimit të vendimit të Qeverisë nga ana e Menaxhmentit të Policisë, i njëjti është dërgu në terren për ekzekutim. Vendimi i Qeverisë së Kosovës ka filluar të implementohet”, ka thënë Elshani.

Marrëveshja e arritur në Bratisllavë parashikon largim prej 25 % të policisë së Kosovës të vendosur atje kur u dërguan kryetarët e komunave të zgjedhur në zgjedhjet e 23 Prillit.

Tash e më shumë se një muaj në Veri ka pasur tension, pasi serbët lokalë që në raste protestonin dhunshëm kundërshtonin kryetarët shqiptarë në komunat veriore dhe policët e Kosovës për rreth.

Ora 19:39
Borrell mirëpret angazhimin e Kosovës: Presim hapa të mëtejshëm për shtensionimin e situatës në veri

1687528164_borrell.jpg

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka mirëpritur dakordësinë e Albin Kurtit dhe BE për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

“E mirëpres përkushtimin e Kosovës ndaj marrëveshjes që arritëm në hapat e parë për deeskalim. Presim që Kosova të ndërmarrë hapa të mëtejshëm pozitivë dhe të vazhdojë të përparojë në këtë drejtim. Ne do të vazhdojmë të punojmë me palët në dialogun e lehtësuar nga BE-ja me Miroslav Lajçak”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Ora 12:37
Dje bëri një hap pas, Kurti: Dakordësia me BE-në do të vendosë barazi në dialogun Kosovë-Serbi

1689158259_sasas.JPG

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dakordimi mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për pikat që synojnë të shtensionojnë situatën në veri të vendit, “do të ndihmojë në përforcimin e fokusit dhe vendosjen e barazisë midis palëve”.

“Të dyja palët [Kosova dhe Serbia] duhet të kenë mundësinë të negociojnë nga pozicione të barabarta, gjë që është cenuar prej vendosjes së masave të përkohshme kundër Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian”, tha Kurti. 

Kurti, që nga vendosja e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, ka thënë vazhdimisht se ato janë të padrejta dhe se e bëjnë dialogun asimetrik.

Masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës përfshijnë: suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimn e vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Masat tjera përfshirë ndaljen e programimit të fondeve për Kosovën nga IPA 2024 (Instrumentet e Para-Anëtarësimit) - propozimet e Kosovës në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor nuk janë dorëzuar për shqyrtim nga bordi më 29 dhe 30 qershor.

Duke listuar pikat për të cilat është rënë dakord në Bratisllavë, mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe emisarit evropian, Mirosllav Lajçak, kryeministri kosovar në mbledhjen e Qeverisë tha se ky dakordim synon të ndihmojë zbatimin e plotë të Marrëveshjës së Ohrit, të arritur në mars të këtij viti, dhe përsëriti se ajo marrëveshje duhet të zbatohet plotësisht.

“Të dy palët duhet ta pranojnë publikisht se marrëveshja është ligjërisht e obligueshme, gjë që nuk ka ndodhur ende nga pala serbe”, tha Kurti, dhe shtoi se “zbatimi i neneve të marrëveshjes nuk mund të kushtëzohet”.

Kryeministri i Kosovës, duke iu referuar organizimit të zgjedheve të reja në veri të vendit, tha se qeveria e tij e ka me rëndësi që qytetarët e Kosovës të kenë përfaqësim lokal që i përfaqëson siç duhet, “por për të arritur këtë gjë është e domosdoshme të krijohet ambienti i cili e mundëson fushatën e mirëfilltë, pluralizmin politik, pjesëmarrjen e komuniteteve lokale, dhe që garanton paprekshmërinë e votes”./ REL

Ora 11:22
Kurti bëri një hap pas, Vuçiç ironizon dakordësinë BE-Kosovë: Shtensionim do të thotë 25% tërheqje? Kërkojnë arsye për të fajësuar Serbinë

1688760357_vucic.jpg

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nuk e komentoi marrëveshjen e arritur më 10 korrik ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës, rreth hapave për shtensionimin e situatës në veri, por foli për kërkesat që komuniteti ndërkombëtar i ka vendosur përpara Beogradit dhe Prishtinës, për uljen e tensioneve.

"Tani do të shihni një truk tjetër që disa njerëz nga Perëndimi po përpiqen ta zbatojnë. Dhe kjo nënkupton [që ata do të thonë] - kthehuni dhe flisni normalisht”, tha Vuçiç duke shtuar se mënyra që kërkohet për shtensionimin e veriut, është e pakuptimtë për të.

“Shtensionimi është kur tërheqin 25 për qind të diçkaje? Një Zot e di se çfarë do të thotë kjo, por ata po kërkojnë një arsye të mjaftueshme për të fajësuar Serbinë”, tha Vuçiç, duke iu referuar vendimit të Qeverisë së Kosovës për të zvogëluar praninë policore në veri të vendit.

Më 11 korrik, Bashkimi Evropian konfirmoi se Kosova ka pranuar të reduktojë praninë e policisë në dhe rreth ndërtesave komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok - komuna të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës - dhe se Kosova do të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën.

Ora 11:06
Tërheqja e Kurtit, Meta: E rëndësishme që Serbia të jetë po aq konstruktive sa Kosova

1687444372_ilirmeta.JPG

Kreu i PL-së, Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e Kurtit për tërheqje si dhe reagimin e Von der Leyen për shtensionimin e situatës.

“E mbështes thirrjen e sinqertë të Kryetares së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen për nevojën jetike të rikthimit tek dialogu Kosovë-Serbi dhe zbatimit të plotë, të drejtë dhe të pakushtëzuar të marrëveshjeve të negociuara përmes BE dhe SHBA, si rruga e vetme për normalizimin përfundimtar të situatës dhe të marrëdhënieve mes dy shteteve.

Është shumë e rëndësishme  që Serbia të heqë dorë nga veprimet nxitëse të dhunës dhe ashtu siç Kosova e ka shprehur vullnetin konstruktiv, t'i përmbahet zotimeve të saj përpara BE-së dhe të zbatojë marrëveshjet e dakorduara.”- thotë Meta.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mario: 12/07/2023 21:54

    marreveshja e firmosur ne Oher eshte shume e rende per Kosoven me gjithe vullnetin e mire te kumbareve franko gjermane dhe nuk arrihet me zgjedhje te reja edhe pse ato do kontribonin ne shtensionimin e dukshem te situates. Do duhen ndryshime te forta kushtetuese per te shmangur Asiociacionin duke e bere pjese te statusit te gjithe krahines se rrafshit per te mos e cuar ne nje dejton te pashmangshem, ndoshta dhe e vetmje zgjidhje qe do i shkonte per shtat edhe Kurtit ne kete ngaterrese. Ndoshta nje zgjidhje si ajo qe i ofroi Abazovici kishes malazeze duke shmangur ne kete menyre cdo lloj pushteti ekzekutiv te mercenareve te Vucic duke mos mundur te ekuiilibrojne kurre peshen ne nje krahine aq te madhe sa ajo e rrafshit edhe me emrin Metohi ose Metokia greke apo Moesia romake

    Përgjigju
  • Pjeter: 12/07/2023 12:53

    Hahahaha, kerkojne ta bejne Serbine fajtore????!!!!! Po ju jeni fajtore qe ne gjeneze mor te q....a rracen e qekbur!! Kelyshet e Milloshevicit e te kishes se tyre qe bene gjenocid ne Ballkan vetem se ndiheshin superiore! Ky eshte faji i Natos qe nuk u ngjit deri ne Beigrad me ja shtypt koken gjarprit Serb, u mjaftuan vetem tu i pre bishtin e sot u ringjallen gjakataret, qe jo vetem nuk kerkojne falje!por edhe te kercenojne, popull mesjetar!!

    Përgjigju
  • Hektor: 12/07/2023 12:42

    E qiti koken ky hajduti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sabotimi i kabullit nënujor nga Rusia, NATO do të shtojë praninë ushtarake në Balltik

Sabotimi i kabullit nënujor nga Rusia, NATO do të shtojë praninë ushtarake në Balltik