Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për vitin 2024 buxheti do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro. Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti ka thënë se do të rriten pagat në sektorin publik dhe se koeficienti i pagave do të jetë 110 euro.
“Për vitin 2024 buxheti do të jetë 3 miliardë euro e 314 milionë euro. Koeficienti i pagave për vitin 2024 do të jetë 110 euro, këtë po e realizojmë, jemi duke i rritur pagat në sektorin publik”, tha Kurti.
Kurti ka theksuar se buxheti është rritur si asnjëherë më parë. Po ashtu ka thënë se ai ka menaxhuar pandeminë, arriti të rriste ekonominë dhe kjo ka rdhur si rezultat i politikave e masave të suksesshme për rritje të punësimit.
“Menaxhuam pandeminë, jo vetëm që menaxhuam këto kriza me sukses, po arritëm të rrisim ekonominë, vendet e punës si asnjëherë më parë, ekonomisë iu shtuan 60 mijë vende pune, kjo si rezultat i politikave e masave të suksesshme për rritje të punësimit, mbështetëm bujkun me subvencione të rritura, bujqit vendorë, mbështetëm bizneset dhe punësimin e komuniteteve joshumicë, familjet pa asnjë të punësuar përmes masës Qeveria për familjet, mbështetëm punësimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara, asnjë qeveri para kësaj tonës nuk kanë bërë kaq shumë masa për krijimin e vendeve të reja të punës, rritëm të hyrat buxhetore pa e ndryshuar asnjë politikë fiskale”, tha Kurti.
Projektligji për buxhetin do të dërgohet në Kuvendin e Kosovës për shqyrtim dhe miratim.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3219
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kimete Berisha: Gruaja misterioze!
27 Nëntor, 11:41
-
Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore
27 Nëntor, 10:50
-
Kolumbi/ Vjosa Osmani pritet me nderime të larta ushtarake në Pallatin Presidencial nga homologu Gustav Petro
27 Nëntor, 10:07
-
Autobiografia e Merkel: Vetëm anëtarësimi në BE sjell paqe në Ballkan
27 Nëntor, 08:33
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
Zbërthimi i SkyECC/ Mes 21 masave sigurie edhe emri i Prek Kodra, në 2021 u akuzua se do të vriste Albin Kurtin
26 Nëntor, 10:29
-
E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'
25 Nëntor, 21:18
-
Kosova po ndërton stacione të reja policore në veri, kryeministri Albin Kurti e konfirmon: Do shërbejë Policia Kufitare!
25 Nëntor, 12:11
-
Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht
24 Nëntor, 17:21
-
Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë
24 Nëntor, 12:42
-
Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën
24 Nëntor, 11:35
-
Specialistja e Departamentit amerikan të Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
23 Nëntor, 19:13