Kurti dhe Lajçak bisedojnë për hapat e ardhshëm në dialogun Kosovë-Serbi
Takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bisedoi të shtunën me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, për hapat e ardhshëm në dialogun me Serbinë.
Kryeministri Kurti tha se Qeveria që ai udhëheqë mbështetë dhe është e angazhuar në procesin e dialogut me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Sipas njoftimit të kryeministrisë, Kurti tha se është "për dialog parimor e të balancuar nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të zbatueshme, që në qendër ka njohjen reciproke”.
Ai po ashtu theksoi se Kosova është e vendosur "që integriteti territorial, sovraniteti, funksionimi shtetëror, kushtetutshmëria dhe ligjshmëria, të ngelen të pacenuara".
Ndërkaq, Lajçak tha se takimi i tyre, që është mbajtur në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Mynihut, ka qenë i detajuar dhe konkret “për hapat e ardhshëm të dialogut për normalizimin me Serbinë”.
Takimi ndërmjet Kurtit dhe Lajçakut u mbajt para takimit të paralajmëruar të 22 shkurtit në nivel të krenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si bartës të dialogut, nuk janë takuar që nga korriku i vitit 2021.
Ngecjen në bisedime besohet se e kanë shkaktuar mospajtimet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Në vitin 2013, dy vendet kanë arritur marrëveshje për themelimin e këtij asociacioni, por zbatimi i saj ka ngecur.
Kryeministri Kurti thotë se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion njëetnik.
Serbia, në anën tjetër, insiston në formimin e tij./REL
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
49.7%
-
Jo
48.1%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 7724
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Gonzato takon kryetaren e KLP: Një sistem gjyqësor efektiv dhe i pavarur, rol kyç për të ardhmen e vendit në BE
10 Janar, 16:57
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
-
Kosovë/ Kryeministri Kurti takohet me zëvendëssekretarin e SHBA-ve, Richard Verma
10 Janar, 16:04
-
Greqia duhet pa kushte në krah të Shqipërisë drejt BE-së dhe pyetjeve që nuk iu përgjigjet kryeministri Mitsotakis dhe tanët
10 Janar, 14:22
-
Kanabisi mjekësor, Qeveria përcakton kriteret e kultivimit: Parcela, me mure 4 metra të lartë e sinjale alarmi në polici! Serverat e kamerave monitoruese në BE
9 Janar, 20:45
-
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Të bindim Trump për marrëveshjen e armëve
9 Janar, 16:38
-
I dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Lajcak takohet me shefin e OKB-së Guterres: Folëm për Ballkanin Perëndimor
9 Janar, 09:10
-
Zyrtari i lartë amerikan takohet me Ramën, Verma: Partneriteti ynë siguron Shqipërinë të përparojë drejt Integrimit të plotë europian
8 Janar, 21:05
-
Katerina Marku: PKEK mes ambicies, balancës dhe ndërgjegjësimit
8 Janar, 18:06
-
Ambicia e Trump për Groenlandën, Franca: BE-ja nuk do të tolerojë sulme në kufijtë e saj
8 Janar, 15:12
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Diplomati Bilalli: Partitë janë fokusuar të diaspora! Vendi do përballet me një administratë amerikane më të vendosur! LVV nuk del si 2021, opozita në rritje
7 Janar, 19:20