Kurti dhe ‘mençuria’ e patriotëve të Tiranës në media dhe në politikë!

Kurti dhe ‘mençuria’ e patriotëve të Tiranës në media dhe në politikë!

Albin Kurti

Po sulmojnë disa politikanë dhe opinionistë shqiptarë Kurtin për qendrimet e tij edhe pse në fakt në diapazonin intelektual dhe patriotik janë shumë me inferior se ai. Përgjigjen që duhet të japin shqiptarët, në fakt e dha Presidenti i Kroacisë duke thënë se: “Serbia duhet ta kuptojë dhe pranojë se Kosova është e pavarur. Fatkeqësisht, kjo nuk është pranuar as nga disa anëtarë të Bashkimit Evropian”, deklaroi të martën para gazetarëve Milanoviç. Argumentet e tjera të "mençurisë" shqiptare ndaj Kurtit, nuk janë gjë tjetër veçse dokra a po ashtu nuk janë në shërbim të patriotizmit për të cilin më shumë se kurrë kemi nevojë tani!

Ndër te tjera, po lexoja një shkrim të gjatë në një portal që përveç se ishte shumë i gjatë, i lodhshëm nuk kishte as mesazh, as zgjidhje e as esencë edhe pse trajtonte Kurtin si antiamerikan dhe se Amerika është tempulli i Pavarësisë së Kosovës!

Ka një paradoks të madh në qasjen që i bëjnë disa nga Tirana historisë së pavarësisë së Kosovës apo edhe si e trajtojnë figurën e Kurtit! Historia e Kosovës ka disa të vërteta të mëdha që shqiptarët e Kosovës duhet të jenë krenar për shqiptarizmin që kanë shkruar në historinë kombëtare e po ashtu ne në Tiranë duhet tu jemi mirënjohës e nuk duhet tua hamë hakun! Shqiptarët i kanë rezistuar Serbisë apo influencës Ruse edhe kur SHBA e kishin braktisur Ballkanin Perëndimor nën influencën e Bashkimit Sovjetik dhe kur Titon, më të drejtë e konsideronin më mik se Hoxhën, sepse nëse i pari kishte lënë hapur portën e Bashkimit me Perëndimit, ky dyti i joni u kishte mbyllur çdo portë dhe i kishte shpallur armiq.

Kosovarët si Ukshin Hoti e kanë artikuluar qasjen dhe të ardhmen e Kosovës kah Europës dhe Perëndimit që në kohën kur Berlini ishte akoma i ndarë dhe Europa akoma ishte e brishtë. Pavarësia e Kosovës është para së gjithash sakrificë e madhe njerëzore e shqiptarëve atje, që nuk u dorëzuan kurrë, nuk u asimiluan dhe reaguan të parët në ish Jugosllavi.

Së dyti, Pavarësia e Kosovës është sakrificë e gjithë Botës shqiptare që me para, me njerëz u rreshtuan në luftën e 99 si asnjëherë më parë pasi provuan të gjitha opsionet e tjera me paqe, por pa sukses.

Ka një të vërtetë të madhe që duhet ta themi, pro amerikanizmi i shqiptarëve ka rritur rolin dhe prezencën e SHBA në Ballkan! Jemi ne që i kemi ftuar, pranuar dhe sot Ballkani, të paktën ai Perëndimor është pro amerikan. Nëse shqiptarët nuk do të kishin luftuar për liri e nëse nuk do të ishin thellësisht pro amerikan, ndoshta në Ballkan do të kishim rusët dhe jo aleatët!

Sigurisht, amerikanët e kanë justifikuar dashurinë tonë për ta duke na mbështetur pa rezerva në rrugën tonë të drejtë. Nëse i kthehemi historisë, Willson nxorri konceptin e vetëvendosjess i të drejtë legjitime për të çliruar popujt nga perandoritë dhe për t'i pasur këto të fundit në shërbim të interesave gjeopolitike. Pra, me vetëvendosjen SHBA goditën e mundën mbretëritë kolonizuese dhe rritën influencën e tyre në Botë.

Është një fat i madh por edhe një realitet që interesat amerikane, të paktën në Rajon kanë të njëjtën qasje me interesat e shqiptarëve. Për këtë arsye, nëse dikush mendon se amerikanët mërziten dhe e lënë Kosovën ose braktisin shqiptarët do të thotë se janë naiv për çështjet gjeopolitike e po ashtu flasin ndoshta edhe me gojën e interesave antishqiptare e antiamerikane.

Nëse ka një person që është përballur ne regjimin serb dhe nuk ka bërë kurrë kompozim me të, sigurisht ky është Albin Kurit, të cilin mund ta kritikojmë për ideologjinë, por jo për qëndrimet shtetërore apo kombëtare.

Albin Kurti jo vetëm nuk është antiamerikan, por është një garanci reale që politikanët e SHBA të jenë të shëndosha të paktën në Kosovë! Kurti, nuk po bën asgjë tjetër, veçse është i palëkundur në rrugën e vetëvendosjes së Kosovës si pjesë e parimit amerikan të vetëvendosjes së popujve. Krahasimi që duan të bëjnë disa të Kurtit në lidhje me SHBA kundrejt disa liderëve të Tiranës duke tentuar të gjejnë ngjashmëri janë thuajse ofezë inteligjence dhe po adhtu sulme të rëndomta politike tipike përçarëse shqiptare.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj: 01/06/2023 11:07

    Shkruan Albani nga Italia duke mbrojtur A.Kurtin ku 99 % e botës demokrarike është kundër tij për veprime të njëanshme me kokën e tij njëlloi si Saliu në Shqipëri në 33 vite.Bilez,Albini është në unison me Saliun për krijimin e një vatre të L3B në Ballkan krahas asaj në Ukrainë.

    Përgjigju
    • Vjeshta: 01/06/2023 13:20

      O lali ti po ja fut kot se pa opoziten ne shqiperi bota i njoju zgjedhjet lokale. kjo bote me dy standarte eshte si ti L...e

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat!

Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat!