Kurti dhe Vuçiç takohen sot në Bruksel

Kurti dhe Vuçiç takohen sot në Bruksel

Albin Kurti e Aleksandër Vuçiç

Në Bruksel sot zhvillohet takimi në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Kurti tha dje se ka konfirmuar pjesëmarrjen për të parë se në çfarë gjendje ndodhet Kosova në kuadër të dialogut me Serbinë.

Ai ka theksuar se marrëveshja bazike e 27 shkurtit të vitit të kaluar me pjesën integrale, aneksin e zbatimit nga Oher i 18 marsit e bënë normalizimin e raporteve ndërmjet të Kosovës dhe Serbisë, me njohje de-fakto.

Sipas tij, takimi i bilateral e trelateral do të jetë në funksion të rekapitullimit të procesit të dialogut dhe të shihet se cilat janë idetë e ecjes përpara.

"E kam konfirmuar pjesëmarrjen time. Nuk ka pasur takim të nivelit të lartë që nga shtatori vitit të kaluar dhe në këtë qershor janë bërë tre vjet të dialogut të nivelit të lartë që marr pjesë si kryeministër. Besoj se përveç tjerash takimi i nesërm edhe bilateral edhe trelateral do të jetë në funksion të rekapitullimit të këtij procesi tre vjeçar, të shohim se në çfarë gjendje ndodhemi dhe cilat janë ide se si duhet të mund të ecim përpara. Marrëveshja bazike e 27 shkurtit të vitit të kaluar me pjesën integrale aneksin e zbatimit nga Ohër i 18 marsit e bënë normalizimin e raporteve ndërmjet të Kosovës dhe Serbisë, me njohje de-fakto, së paku de-fakto në qendër. Kjo është zgjidhja më e evropiane e fqinjësisë së mirë e cila nuk është realizuar deri më sot, për shkak se para se të kemi edhe zbatim të marrëveshjes, kemi pasur shkelje sistematike të saj që ka kulmuar me letrën e ish kryeministres Bërnabiq, ku Serbia u tërhoq nga marrëveshja bazike dhe prej aty na vinë gjitha problemet, pra nga mosrespektimi, nga shkelja e marrëveshjes bazike”, ka deklaruar Kurti.

Kreu i ekzekutivit ka nënvizuar se dje janë bërë nëntë muaj prej që është vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku, dhe siç tha ai nëntë muaj prej që “kryekrimineli i paramilitarëve terrorist, Milan Radjoçiq ndodhet në liri”.

Ai shtoi se vazhdimisht ka pasur eskalime e deeskalime e që të gjitha këto e kanë adresën në Beograd.

“Dje janë bërë nëntë muaj prej që është vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku, që d.m.th se janë bërë nëntë muaj që kryekrimineli i paramilitarëve terrorist, Milan Radjoçiq ndodhet në liri. Ndërkaq nesër do të bëhen një vit prej se janë liruar tre policet të cilët u patën rrëmbyer në afërsi të kufirit me Serbinë, por gjithsesi në territorin e Kosovës, pasi që u mbajtën peng për 12 ditë. Kemi pasur vazhdimisht tensione nganjëherë edhe eskalime, që të gjitha e kanë adresën, sepse përgjegjësinë e fajësinë e ka Beogradi zyrtar”, tha Kurti. /Kosovapress/ 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

DIREKT, Euro 2024/ Helvetët befasojnë në Berlin, Zvicër 2-0 Itali! Vargas shënon supergol

DIREKT, Euro 2024/ Helvetët befasojnë në Berlin, Zvicër 2-0 Itali! Vargas shënon supergol