Kurti: Do ta zbatojmë reciprocitetin me Serbinë, na duhet kohë për t’u përgatitur
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij në seancën e Kuvendit, ka deklaruar se do ta zbatojnë reciprocitetin me Serbinë në kohën kur do të jenë të përgatitur për zbatim të plotë të tij.
Sipas tij, Serbia bën përgjithësisht barriera sporadike ndaj mallrave të Kosovës por ka edhe barriera sistematike.
“Për ta zbatuar reciprocitetin që ne jemi zotuar, kemi nevojë që t’iu bëjmë ballë suksesshëm barrierave sporadike dhe atyre sistematike. Kjo nënkupton që neve na duhet kohë për t’u përgatitur që ta zbatojmë të plotë reciprocitetin. Është e domosdoshme që ne të përgatitemi që mos të dështojmë në zbatim. Pse ne mund të dështojmë në zbatim, sepse jemi qeveria e parë e cila merremi me reciprocitetin“, tha ai.
Kurti shtoi se reciprocitetin nuk e vendosin për hakmarrje ndaj dikujt por e kanë si parim që derivon nga koncepti i barazisë.
“Ne do ta zbatojmë reciprocitetin në kohën kur do të jemi të përgatitur për zbatim të plotë të tij. Kjo është çështje e qeverisë tonë dhe kjo do të bëhet. Dikujt mund të mos i pëlqej por ne këtë do ta bëjmë. Sa për votat e opozitës për, edhe në këtë aspekt nuk kam nevojë, siç e dini”, tha ai.
Pavarësisht se i gjithë aktiviteti politik i Lëvizjes Vetëvendosje që prej themelimit ka qenë i bazuar në nevojën për masa reciproke mes Kosovës dhe Serbisë por paradoksalisht LVV aktualisht në pushtet, ka njoftuar dje se nuk e sheh si zgjidhje reciprocitetin me Serbinë.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.6%
-
I keq
21.9%
-
As i mirë as i keq
33.5%
Vota total: 1292
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri
26 Dhjetor, 12:52
-
FOTO/ Mbrojtësi i Interit kalon Krishtlindjet në Gjakovë me të dashurën shqiptare
26 Dhjetor, 11:26
-
Albin Kurti 42 km rrugë? Gjatë mandatit të qeverisë u ndërtuan 1.6 kilometra për 3 vite
26 Dhjetor, 11:25
-
Pjesëtari i forcave serbe dënohet me 15 vjet burg në mungesë për krime lufte në Kosovë! Çedomir Aksiq akuzohet për vrasjen e 8 shqiptarëve në Reçak
26 Dhjetor, 11:20
-
Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën
25 Dhjetor, 21:43
-
Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë
25 Dhjetor, 20:46
-
Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni
25 Dhjetor, 17:25
-
Kosovë/ KQZ urdhërohte të çertifikojë Listën Serbe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit
25 Dhjetor, 17:03
-
VIDEO/ Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve
25 Dhjetor, 16:02
-
Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës
25 Dhjetor, 13:52
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste dhe akte agresioni
24 Dhjetor, 19:57
-
Kosovë, Lista Serbe paralajmëron se do të ankimojë vendimin e KQZ-së
24 Dhjetor, 18:01