Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili ka qenë i pranishëm në samitin e Prespës në Strugë ka falënderuar Departamentin Amerikan të Shtetit për thirrjen e bërë ndaj Serbisë për lirimin e 3 policëve të rrëmbyer. Kreu i ekzekutivit të Kosovës tha se prokurori në Serbi ka hedhur poshtë akuzat për terrorizëm ndaj 3 policëve të arrestuar.
Ai tha se NATO duhet të gjykojë veprimin e Serbisë që e cilësoi si agresion dhe kërkoi që të hiqet statusi që i lejon serbëve të kenë një armatë në vijën kufitare.
“Falenderoj DASH-in që kërkoi lirimin e 3 policëve të Kosovës pa kusht. Duhet të kthehen policët dhe më pas na duhet bashkësia ndërkombëtare që të gjykojë qartë agresionin serb në Kosovë. Sepse me rrëmbimin e 3 policëve shkeli nenin 4 të marrëveshjes së Kumanovës në vitin ’94 dhe mendoj se NATO duhet të gjykojë veprimin e Serbisë dhe duhet të kërkoj të rikthehet siguria në këtë zonë. Për sigurinë e Ballkanit është me rëndësi të ndërpritet statusi i armatës serbe rreth kufirit”- tha Kurti.
Lajmi kryesor:
Forumi i Prespës, Kurti: Falenderoj DASH që kërkoi lirimin e 3 policëve, NATO të dënojë agresionin serb! Stoltenberg: Paqja dhe demokracia kundër luftës
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3101
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Stoltenberg emërohet shef i Konferencës së Mynihut për Siguri
9 Tetor, 07:37
-
Jens Stoltenberg largohet nga drejtimi i NATO-s pas 10 vitesh, Mark Rutte zyrtarisht sekretari i ri: Nuk e lëshojmë Ukrainën
1 Tetor, 15:22
-
Stoltenberg: Vendet e NATO-s duhet të jenë të gatshme 'të paguajnë çmimin' për paqe
19 Shtator, 20:35
-
Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Javën tjetër do t'u prezantojmë aleatëve një plan fitoreje! Stoltenberg: Vendet të vendosin vetë nëse Kievi mund t’i përdorë armët me rreze të gjatë në Rusi
17 Shtator, 07:04
-
Përdorimi i armëve me rreze të gjatë nga Ukraina, Stoltenberg: Vendet të vendosin vetë
16 Shtator, 21:33
-
Stoltenberg: NATO mund të kishte bërë më shumë për të parandaluar luftën në Ukrainë
14 Shtator, 16:58
-
Baza ajrore e NATO-s në Gjermani rrit nivelin e sigurisë
23 Gusht, 22:26
-
NATO-ja emëron përfaqësuesin e saj në Ukrainë
17 Korrik, 19:31
-
NATO rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën, Blinken: Avionë të tjerë F-16 drejt Kievit! Stoltenberg pret të miratohet paketa e konisiderueshme e ndihmës
10 Korrik, 22:41
-
Samiti i NATO-s në Uashington, Rama pozon krah Biden e Stoltenberg (VIDEO + FOTO)
10 Korrik, 19:29
-
Lufta/ NATO në favor të anëtarësimit të Ukrainës, por herët të flitet se kur! Blinken: Vendet aleate kanë nisur transfermimin e avionëve luftarakë F-16 drejt Kievit
10 Korrik, 18:25
-
Uashington/ 75 vjetori i krijimit të Aleancës! Rama mes liderëve të tjerë të NATO-s, në samitin treditor për mbështetjen ndaj Ukrainës
10 Korrik, 15:30