Kurti: Faton Hajrizin nuk është hero, patriot është Afrim Bunjaku! Kritikon Prokurorinë: Ende nuk ngriti aktakuzë ndaj Millan Radojiçiçit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kritikuar Prokurorinë e Kosovës lidhur me mosngritjen e akuzës ndaj Millan Radojiçiqit dhe terroristëve të tjerë në rastin e Banjskës.

Sipas Kurtit as pas 10 muajve prokuroria s'ka lëvizur në këtë drejtim ndërkaq nuk iu deshën as 10 orë që të merret në pyetje ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për një postim të saj në rrjetin social Facebook.

“Në Kosovë nuk është ngritur ende aktakuzë ndaj Millan Radojiçiçit dhe terroristëve të tjerë të grupit paramilitar nga ana e sistemit tonë të drejtësisë. Në Serbi Radojiçiqi është i lirë, prokurorisë tonë nuk i kanë mjaftuar 10 muaj por nuk iu deshën më shumë se 10 orë për ta marr në pyetje ministren tonë të Drejtësisë zonjën Albulena Haxhiu për një postim në Facebook”, tha Kurti.

Kryeministri Albin Kurti shtoi se qytetarët nuk duhet të bien pre e heroizimit të Faton Hajrizit.

Sipas tij hero dhe patriot është Afrim Bunjaku, i cili u vra gjatë sulmit terrorist serb në Banjskë të Zveçanit.

“Megjithëkëtë sqarimi i rrethanave që nga ikja në drejtim të Serbisë e deri te vrasja e tij e raportuar kërkon një hetim vendor dhe ndërkombëtar. Ndërkohë i ftoj qytetarët e vendit tonë të mos bien pre e euforisë së heroizmit dhe romantizimit të Faton Hajrizit. Patriotë në Republikën e Kosovës është rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku i vrarë në Banjskë të Zveçanit, patriotë janë 23 pjesëtarë të Policisë së Kosovës të rënë në krye të detyrës që dëshmojnë përkushtimin për shërbim deri në sakrificë”, tha Kurti.

“Ditët e fundit kemi dëgjuar shumë lajme në lidhje me rastin e shtetasit Faton Hajrizit. Institucionet tona janë përpjekur maksimalisht që në vazhdimësi të transmetojnë informacionin zyrtar. Së fundmi përmes ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës jemi informuar nga drejtoria e bashkëpunimit ndërkombëtar policor e policisë së Kosovës se autoritetet serbe më 22 korrik 2024 kanë dërguar shenjat e gishtërinjve të një personi. Të njëjtat shenja së bashku me shenjat e gishtërinjve të qytetarit të Kosovës Faton Hajrizi janë përcjell në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë ku pas krahasimit nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë drejtoria e bashkëpunimit ndërkombëtar policor ka pranuar përgjigje se këto gjurmë i përkasin qytetarit të raportuar si i vrarë. Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës kanë përcjellur me vëmendje çdo hollësi. Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme janë angazhuar dhe kanë informuar”, shtoi kryeministri Kurti.

/kosovapress/

 

 

S.G/S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Burri me një çantë me eksploziv kërcënon se do hedhë në erë Gjykatën e Selanikut

Greqi/ Burri me një çantë me eksploziv kërcënon se do hedhë në erë Gjykatën e Selanikut