Kurti i pari në Kosovë që merr vaksinën anti-COVID të AstraZeneca! Kryeministri: Me shembullin tim dua të inkurajoj të gjithë qytetarët që të vaksinohen

Kurti i pari në Kosovë që merr vaksinën anti-COVID të AstraZeneca! Kryeministri: Me shembullin tim dua të inkurajoj të gjithë qytetarët që të vaksinohen

Në përpjekje për të inkurajuar qytetarët tjerë që të vaksinohen dhe të heqin dilemat për sigurinë e vaksinave, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është vaksinuar sot i pari me vaksinën e AstraZeneca në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Ndërkohë që në fjalën e tij pas inokulim ai u është përgjigjur edhe kritikave se kas përdorur privilegjin si kryeministër për t’u vaksinuar I pari.

 “Si kryeministër nuk jam këtu që ta shfrytëzojë privilegjin që të vaksinohem por të inkurajojë të gjithë qytetarët të vaksinohen meqenëse mbrëmë ka ardhur kontingjenti i parë i vaksinave, do të kemi edhe vaksina tjera dhe do të përpiqemi maksimalisht që sa më shpejtë dhe sa më shumë qytetarë të vaksinojmë. Me shembullin tim dua t’i inkurajojë të gjithë qytetarët të vaksinohen dhe të heqin dilemat. Vaksinimi është i nevojshëm, po përballemi me një pandemi të vështirë dhe zgjidhja përfundimtare është vaksinimi i popullsisë ”, tha Kurti.

Ndërsa, sot pritet të vaksinohet edhe një pjesë e stafit shëndetësor në Klinikën Infektive dhe vaksinimi do të vazhdojë edhe nesër në Klinikën Infektive dhe në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Qytetarët pritet të vaksinohen gjatë të enjtes dhe të premtes.

Në fazën e parë, sipas planit të vaksinimit do të vaksinohen grupet me rrezik të lartë ku përfshihen punëtorët shëndetësorë, banorët dhe punëtorët shëndetësorë të shtëpive të kujdesit për të moshuarit, grupmoshat 80+ dhe një pjesë e popullsisë me sëmundje kronike.

Faza e dytë përfshinë grupmoshat 65-79 vjeç, popullsia e mbetur me sëmundje kronike, mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë që janë të përfshira në menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Ndërkaq, për fazën e tretë parashihet të bëhet vaksinimi i 50 për qind të popullsisë në mënyrë që të arrijë 900 mijë persona ose 70 për qind të mbulimit të përgjithshëm të popullsisë me vaksinën COVID-19.


Lajmi kryesor:

24 mijë doza të AstraZeneca në Kosovë, Albin Kurti merr i pari vaksinën! Kosova e nis nesër vaksinimin anti-COVID


J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Në Librari’ me 3 tituj në rinj: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ e ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut

‘Në Librari’ me 3 tituj në rinj: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ e ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut