Kurti kërkon ndëshkimin e Serbisë: Terroristët nuk kishin shanse ndaj Policisë së Kosovës! Të shpallen terroriste 2 organizata serbe

Kurti kërkon ndëshkimin e Serbisë: Terroristët nuk kishin shanse ndaj Policisë së Kosovës! Të shpallen terroriste 2 organizata serbe

1695046729_kurti.jpg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sot në Kuvendin e Kosovës, i cili ka thënë se dita kur u vra polici, Afrim Bunjaku, ishte një ditë e rëndë për Kosovën. Ai tha se sulmi i cili ndodhi ditën e dielë në Banjskë ka cënuar integritetin territorial, sovranitetin dhe sigurinë kombëtare.

Ai tha se terroristët serbë ose janë vrarë ose janë arrestuar ose janë nën hetim. Kurti tha se terroristët e tjerë serbë që ishin pjesë e këtij sulmi, por arritën që të arratiseshin duhet t’u dorëzohen organeve të Republikës së Kosovës.

“Sulmi terrorist vrau zyrtarin tonë Afrim Bunjaku dhe plagosi një polic. Ditë e rëndë për Kosovën. Vrasja e tij u kthye në një angazhim më të shtuar ndaj bandave kriminale. Terroristët ose janë vrarë ose arrestuar ose në hetim. Afrim Bunjku u vra në pritë në 3 të mëngjesit. Në mëngjes u pa se asnjë terrorist nuk ka shanse me policinë e Kosovës. Të dielën në banjskë u cenua integriteti territorial, sovraniteti dhe siguria kombëtare. Ata që ikën duhet të dorëzohen në organet e republikës së kosovës”, tha Kurti.

Presidenti i Kosovës, gjithashtu tha se duhet të shpallen terroriste 2 organizata serbe si "Mbrojtja Civile" dhe Brigada e Veriut".

“Mbrojtja civile” dhe “Brigada e Veriut” të shpallen terroriste edhe nga shtetet tona mike. Serbia duhet të ndëshkohet ndërkombëtarrisht ose do ta përsërisë krimin. I gjithë ky armatim i konfiskuar, erdhi nga Serbia dhe ishte armatim aq i madh sa për një ushtri të tërë. prandaj fajësimi i Serbisë i paevitueshëm”, tha Kurti.


Lajmi kryesor:

Kuvendi i Kosovës rezolutë kundër Serbisë: Hetim ndërkombëtar për sulmin në Banjskë! Vuçiç kërkon tërheqjen e policisë nga veriu: Të vazhdojmë dialogun


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja