Kuvendi i Kosovës rezolutë kundër Serbisë: Hetim ndërkombëtar për sulmin në Banjskë! Vuçiç kërkon tërheqjen e policisë nga veriu: Të vazhdojmë dialogun

Në seancën që nisi me 1 minutë heshtje në ndër të Afrim Bunjakut, kryeministri i Kosovës Albin Kurti kërkoi sanksionim dhe ndëshkim të Serbisë për ngjarjet e së dielës në veri, ose paralajmëroi se do ta përsërisë krimin. Kurti u kërkoi shteteve mike të shpallin si terroriste dy organizatat që sipas tij është provuar se kanë shkaktuar aktet terroriste, me mbështetjen e Beogradit.

“Të dielën në Banjskë u cenua integriteti territorial, sovraniteti dhe siguria kombëtare. Ata që ikën duhet të dorëzohen në organet e republikës së Kosovës. “Mbrojtja civile” dhe “Brigada e Veriut” të shpallen terroriste edhe nga shtetet tona mike. Serbia duhet të ndëshkohet ndërkombëtarisht ose do ta përsërisë krimin. Armatimet që të gjitha nga Serbia dhe të freskëta në kohë. I gjithë ky armatim i konfiskuar, erdhi nga Serbia dhe ishte armatim aq i madh sa për një ushtri të tërë. prandaj fajësimi i Serbisë i paevitueshëm.

Grupi profesionist ishte i trajnuar. E dimë se kjo gjë nuk ka filluar të dielën. Në Leposaviç na rrëmbyen 3 policë në qershor. Kemi sekuestruar edhe armatime të tjera më parë. Kemi pasur barrikada në dhjetor, protesta e tensione në veri. Vrasja e Bunjakut, kronikë e paralajmëruar. Lufta kundër krimit vazhdon dhe do të përfundojë me fitoren e shtetit tonë të pavarur” tha Albin Kurti.

Mbështetje për qeverinë ofroi opozita, ndërsa i vetmi që pati kritika ishte Ramush Haradinaj i cili i kërkoi Kurtit llogari se pse para dy vitesh për dialogun kishte zgjedhur Borrel e Lajçak dhe jo Shtetet e Bashkuara.

Mbështesim propozimin për një rezolutë për të dënuar ngjarjet në veri të Kosovës. Mposhtja e grupit terrorist në Banjskë nuk është finalizim i qëllimit të Serbisë. Orkestrimi i sulmit terrorist adresën kryesore e ka në Beograd.Përfshirja e Radoiçic, armatimet, lartësimi i sulmuesve si heronj, dita e zisë tregon lidhjen e fort të këtij grupi terroriste me shtetin serb. Kosova të kërkojë ekstradimin e terroristëve. Aleatët të rrisin presionin ndaj Serbisë.  Afrim Bunjaku meriton drejtësi, tha Memli Krasniqi kryetar i PDK

"Në krye të sulmit qëndronte krimineli Milan Radoiçiç, i mbështetur nga republika e Serbisë. Qëllimi ishte: Krijimi i një realiteti të ri në veri dhe për këtë duheshin edhe viktima. Kosova dhe shtetet e dala nga lufta e kishin të njohur këtë skenar. koha ka ndryshuar, por mjetet jo. Forcat e sigurisë treguan profesionalizëm të larta. Sot na duhet mençuri. Është përgjegjësi e qeverisë dhe do ketë mbështetjen tonë, që këtë situatë ta përkthejë në avancim në pozicionin ndërkombëtar. T’i mbajmë aleatët në krahë, të besojmë në forcat tona. Të bashkërendojmë veçanërisht me SHBA" tha Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK.

Një rezolutë që dënon sulmin është i drejtë. Të përfshihet kërkesa për hetim ndërkombëtar. Serbia e angazhuar për të mos arritur marrëveshje por vetëm destabizilim se kështu i intereson asaj dhe Rusisë. U kam thënë që merruni vesh me SHBA për marrëveshjen por Kurti zgjodhi të kundërtën. prishi marrëdhëniet me Uashingtonin. Sikur te kishte zgjedh SHBA, do e kishim sot marrëveshjen me Serbinë. Kurti fajëson Borrell e Lajçak që i zgjodhi vetë'  tha Ramush Haradinaj, kryetar i AAK

Gjatë fjalës së tij kryeministri Kurti dha detaje të armatimeve të kapura në Zveçan, duke shtuar se ishin të mjaftueshme për një ushtri të tërë. Por reagimi i policisë së kosovës sipas tij ua bëri të qartë se askush nuk guxon të shkelë integritetin territorial e sovranitetin e Kosovës pasi do të marrë përgjigjen e merituar.

Në kohën kur mediet Kosovare raportojnë se është rritur prania e njësive speciale të Policisë së Kosovës në pjesën veriore presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, bëri thirrje për tërheqjen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës. Sipas Vuçiç ngjarjet e 24 shtatorit janë “treguesi më i qartë i qëllimeve të Prishtinës për të parandaluar çdo marrëveshje me Beogradin”. Ai është shprehur  se shteti i tij “është i gatshëm të punojë në vazhdimin e dialogut e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”.

Të dielën e 24 shtatorit 2023 sulmuesit serbë i zunë pritë njësitit policor afër fshatit Banjskë në Zveçan dhe vranë policin Afrim Bunjaku dhe plagosën 2 të tjerë. Më pas grupi terrorist serb u fut në manastir nga ku pati shkëmbime zjarri gjatë gjithë ditës me policinë e Kosovës. Gjatë sulmit me armë mbetën të vrarë dhe 3 terroristë serbë. Aktualisht, katër persona janë të arrestuar për ngjarjet në Banjskë, teksa Policia ka ekspozuar më 25 shtator një arsenal të madh armësh dhe pajisje të tjera që ka thënë se janë konfiskuar në këtë fshat.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:46
Deputeti shqiptar në Serbi: Vuçiç mund të hakmerret ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ftoj ndërkombëtarët ta parandalojnë

1695916267_www.JPG

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në Serbi njëkohësisht dhe deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi, është shprehur se presidenti Aleksandër Vuçiç, mund të hakmerret ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës pas dështimit të sulmit terrorist nga grupi i armatosur serb mbi Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kamberi shprehet se theksimi nga ana e Vuçiçit se në aksionin e Policisë së Kosovës për neutralizimin e grupit të armatosur serb kishte “kriminelë të trajnuar nga Presheva”, mund të nënkuptojë hakmarrje në të ardhmen për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Ai iu ka bërë thirrje ndërkombëtarëve për parandalimin e këtij skenari.

“Presidenti Serbisë A. Vuçiq, mbrëmë, deklaroi se në aksionin e Banjskës, në radhët e policisë profesionale të Kosovës ndodheshin edhe “kriminel të trajnuar nga Presheva”. Pse Vuçiq në mesin e gjithë policëve që kanë marrë pjesë në neutralizimin e aksionit terrorist në Banjskë përmendë Preshevën? Mos ndoshta kjo është paralajmrim për ndonjë aksion hakmarrës ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës? Nuk do të ishte hera e parë që Serbia mllefin ndaj Kosovës ta shfryejë në Luginë. Andaj ftoj Bashkësinë ndërkombëtare që të veprojë në parandalimin e çfarëdo tentative të autokratit serb për hakmarrje ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.”-shkruan Kamberi.

Ora 17:07
Vuçiç kërkon tërheqjen e Policisë nga Veriu i Kosovës: Jemi të gatshëm të punojmë për të vazhduar dialogun

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, bëri thirrje për tërheqjen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës.

Kjo thirrje e liderit serb vjen në kohën kur autoritetet e sigurisë kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se është rritur prania e njësive speciale të Policisë së Kosovës në pjesën veriore.

Gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Danimarkës, Lars Rasmussen, në Beograd më 28 shtator "i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë të gjitha masat për të parandaluar “lëvizjet e rrezikshme dhe të papërgjegjshme të Prishtinës” dhe “të mbrojnë popullatën serbe”, njoftoi presidenca serbe.

Vuçiç e cilësoi situatën në Kosovë si “më të ndërlikuarën dhe më të rrezikshmen deri më tani” dhe shtoi se ngjarjet e 24 shtatorit janë “treguesi më i qartë i qëllimeve të Prishtinës për të parandaluar çdo marrëveshje me Beogradin”.

Sipas presidentit serb, shteti i tij “është i gatshëm të punojë në vazhdimin e dialogut e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”./Rel

Ora 17:05
Sveçla: Kemi dyshime për përfshirjen e Rusisë në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë

1695821309_xhelalsvela.jpg

Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se autoritetet në Kosovë po hetojnë dhe analizojnë provat e deritanishme për të parë ndonjë lidhje të mundshme të Rusisë me sulmin terrorist të grupit të armatosur serb mbi Policinë e Kosovës më 24 shtator 2023, në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Në një intervistë për Associated Press, Sveçla u shpreh se në provat e grumbulluara deri tani janë pjesë dhe disa dokumente që ngjallin dyshime për pjesëmarrjen e disa individëve nga Rusia në grupin e armatosur serb.

“Ajo çka e dimë sigurt është se sulmuesit erdhën nga Serbia. Disa prej tyre janë serbë të Kosovës, që kanë shtetësi të dyfishtë  të Kosovës dhe Serbisë  dhe sipas informacioneve nga inteligjenca jonë, ata ishin trajnuar në kampet në Serbi. Kemi gjetur disa dokumente që na bëjnë të dyshojmë se ka pasur individë nga Rusia po ashtu. Sa u përket pajisjeve, ne kemi dëshmi, por sa u përket individëve, ne ende kemi vetëm dyshime.”-është shprehur Sveçla.

Ndër të tjera, ministri u shpreh se për të ruajtur anonimatin e anëtarëve të grupit, pjesëtarët nuk ishin të njohur me njëri tjetrin, dhe kjo ishte ndër arsyet kryesore që ata mbanin kapuça sipas tij.

“As anëtarët e grupit që u arrestuan nuk e dinin se kush ishin ata. Pra, ata ose janë zyrtarë të lartë të sektorit të sigurisë së Serbisë, ose kanë ardhur direkt nga Rusia”.

Po ashtu, ai tha se ndër qëllimet kryesore të atij sulmi ishte dhe rekrutimi i sa më shumë serbëve në grupin e tyre terrorist.

“Ata kishin mbi 100 uniforma. Ata po planifikonin që të rekrutonin më shumë persona brenda komuniteteve ku jetojnë serbët... Institucionet e Kosovës më pas do të duhej të përballeshin me disa qindra terroristë, sipas skenarit që ata kishin planifikuar”.

 

 

 

 

 

Ora 16:44
Ministrja e Drejtësisë në Kosovë paralajmëron fletarrest ndërkombëtar për nënkryetarin e Listës Serbe

1695912480_22.JPG

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se në ditët në vijim, nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç, pritet të shpallet në kërkim ndërkombëtar.

”Atëherë bazuar në legjislacionin në fuqi, Prokuroria e Specializuar e Republikës së Kosovës (PSRK), parashtron kërkesë për fletërreshtim ndërkombëtar. Kërkesa drejtohet në Gjykatë dhe më pas adresohet përmes Ministrisë së Drejtësisë. Ne jemi në pritje të Gjykatës. Do të veprojmë menjëherë dhe pa vonesa.”-ka deklaruar Haxhiu për Klan Kosova.

Në një video të publikuar nga ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla, dukej qarte nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq, teksa ishte pjesë dhe udhëhiqte sulmin terrorist të grupit të armatosur serb mbi Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023, ku mbeti i vdekur efektivi Afrim Bunjaku.

Ora 14:37
Miratohet rezoluta për dënimin e sulmit terrorist nga Serbia ndaj Policisë së Kosovës, ja çfarë përmban ajo

1695904615_konj.jpg

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rezolutën ku dënohet ashpër sulmi i Serbisë ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit. Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca e ka paraqitur përmbajtjen e Rezolutës para deputetëve.

Në rezolutë shkruhej: “DËNON me termat më të ashpër sulmin terrorist të organizuar nga Republika e Serbisë mbi Policinë e Kosovës më datën 24 shtator 2023, si dhe kërkon nga faktori ndërkombëtar që të ushtroj ndikimin e tij për ta ballafaquar Serbinë me rolin e saj në raport me organizimin dhe mbështetjen e çdo llojshme që i ka bërë grupit terrorist për sulmin në veri të Republikës së Kosovës.

REZOLUTA E PLOTË:

– Duke marrë për bazë gjendjen e sigurisë nëpër të cilën po kalon vendi pas sulmit terrorist të organizuar nga Republika e Serbisë ndaj sovranitetit shtetëror dhe intergritetit territorial të Republikës së Kosovës;

– Duke vlerësuar rëndësinë e ruajtjes dhe mbrojtjes së sovranitetit shtetëror dhe intergritetit territorial të Republikës së Kosovës si dhe përcaktimin dhe angazhimin shtetëror për t’i kontribuuar paqes dhe stabilitetit në rajon;

– Të vendosur që Republika e Kosovës të jetë vend i lirë, demokratik, paqedashës dhe atdhe i qytetarëve të saj, të cilëve ju garantohen të drejtat, liritë dhe barazia para ligjit;

– Të përkushtuar për të luftuar dhe parandaluar me mjete kushtetuese dhe ligjore çfarëdo veprimi dhe përpjekje për të cënuar, rrezikuar apo sulmuar rendin kushtetutes të Republikës së Kosovës;

Kuvendi i Republikës së Kosovës

1. DËNON me termat më të ashpër sulmin terrorist të organizuar nga Republika e Serbisë mbi Policinë e Kosovës më datën 24 shtator 2023, si dhe kërkon nga faktori ndërkombëtar që të ushtroj ndikimin e tij për ta ballafaquar Serbinë me rolin e saj në raport me organizimin dhe mbështetjen e çdo llojshme që i ka bërë grupit terrorist për sulmin në veri të Republikës së Kosovës;

2. VLERËSON punën, angazhimin dhe rezultatet e jashtëzakonshme të institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës dhe të institucioneve partnere ndërkombëtare të sigurisë (Eulex dhe KFOR), në aksionin e përbashkët për të zmbrapsur dhe asgjësuar sulmet terroriste të organizuara nga Serbia në veri të vendit;

3. OFRON mbështetjen e plotë dhe të pa rezervë për Policinë e Kosovës në ushtrimin e përgjegjësisë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

4. KËRKON nga të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës që të vazhdojnë punën e përbashkët për integrimin e plotë dhe bashkëjetesën mes të gjitha komuniteteve pa dallim që jetojnë në Republikën e Kosovës;

5. INKURAJON dhe MBËSHTET pluralizimin politik në radhët e komunitetit serb në Kosovë, zhvillimi i të cilit mundëson progresin demokratik dhe rrit transparencën e llogaridhënien para këtij komuniteti dhe jetëson promovimin e interesave reale të tij në Republikën e Kosovës.

6. KËRKON nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të bashkëpunoj me aleatët ndërkombëtarë, veçanërisht me SHBA-të, për të fuqizuar Shtetin e së Drejtës dhe vlerat e përbashkëta euro-atlantike;

7. KONSTATON nevojën për hetim ndërkombëtar ndaj Republikës së Serbisë lidhur me organizimin e aktiviteteve terroriste dhe vazhdimin e ekzistencës së kampeve stërvitore të grupeve terroriste në territorin e Serbisë.

 

Ora 14:00
Opozita solidarizim me qeverinë, Haradinaj kritika Kurtit: Pse zgjodhe Lajçak dhe Borrell për dialogun?

1695902474_hara.jpg

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në fjalimin e tij në seancën e Kuvendit, ka dënuar sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës duke ia lënë fajin Serbisë dhe ka kritikuar Kurtin duke thënë se ishte ai që kishte prishur raportet me SHBA. 

Haradinaj tha se nëse do ta kishte pranuar marrëveshjen e SHBA-së, ata nuk do të kishin pasur përballje me terroristët serbë, për arsye se ata do ta kishin Amerikën si krahun e tyre të djathtë. Ai shtoi se Kosova do të ishte në proçes e sipër për anëtarësimin e saj në NATO.

Fjalimi i Plotë i Haradinaj:

“Po të implementohej marrëveshja e arritur, Kosova do ta kishte të nënshkruar partneritetin për paqe. Dy vjet përpara i kam dërgu letër Kurtit, presidentes Osmani edhe ja ku është dita kur duhet me i folë këto. Ua kam kërku, mbështetnu te Uashingtoni për marrëveshje. Kryeministri Kurti e ka zgjedhur të kundërtën, Borellin dhe Lajçakun, dhe i ka ikë Uashingtonit, i ka prishë marrëdhëniet me ta, dhe e ka prishë besimin me ta. Pse zgjodhi Kurti Borellin dhe Lajçakun dhe jo Uashingtonin ju lutem para dy vjetësh? Sikur Kurti, Osmani e Konjufca ta kishin zgjedhur Uashingtonin dy vjet më herët, do ta kishim marëveshjen për njohje me Serbinë. Sikur ta pranonte planin e amerikanëve për tabela në veri do ta kishim veriun e integrum dhe nuk do të kishim përballje me terroristët, do ta kishim partneritetin për paqet të nënshkrum dhe Kosovën në proces të anëtarësimit në NATO. Do të patrullohej vija e gjelbër e kufirit me Serbinë, me KFOR-in dhe me policinë tonë dhe sot nuk do të kishte mundësi asnjë terrorist me e kalu kufirin dhe me e rreziku Kosovën”, tha Haradinaj.

Ora 13:33
FOTO/ Tensione në veri të Kosovës, Mesazhi në bluzën e Adriana Matoshi për BE-në: Refuzoni terrorin, përqafojeni Evropën

1695900802_kjnsadz.jpg

Deputetja e LVV-së, Adriana Matoshi, në seancën e sotme të Kuvendit në Kosovë ka veshur një bluzë në të cilën ka një dedikim për BE:

“BE: Refuzoni terrorin, përqafojeni Evropën. Masa kundër shtetit terrorist, jo shtetit paqësor”.

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka nisur me një minutë heshtje, për Afrim Bunjakun, oficeri i Lartë i Kosovës, i cili ra heroikisht në mbrojtje të vendit të tij, mëngjesin e së dielës, ku u sulmua nga një grup i organizuar terroristësh serbë. Kreu i PDK-së, kërkoi nga ndërkombëtarët që të nisn menjëherë hetimet për ngjarjen e rëndë. 

 

 

Ora 13:26
Krasniqi: Kosova të kërkojë ekstradimin e terroristëve që organizuan sulmin

1695900357_memli.jpg

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se PDK mbështet rezolutën e propozuar për të dënuar sulmin terrorist në veri të vendit dhe se Kosova duhet të kërkojë ekstradimin e terroristëve që organizuan sulmin.

Ai tha se nuk ishte koha që të flisnin për betejat e brendshme politike. Krasniqi shtoi se organizimi i sulmit terrorist në Veri e kishte adresën kryesore në Beograd për shkak se përfshirja e Radojiçiç e konfimonte më së miri këtë gjë.

Po ashtu, Krasniqi kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar që të nisë një hetim urgjent. 

“Konfirmimi i përfshirjes së Milan Radojiçiç në këtë aksion, armatimi i sofistikuar dhe i shumtë i terroristëve, strehimi më pas i tyre në Serbi, lartësimi i tyre si heronj, përfshirë shpalljen e ditës së djeshme atje si ditë të zie, tregojnë për lidhjen e fortë të këtij grupi terrorist me shtetin serb. Prandaj sot është e rëndësishme që Kosova të kërkojë ekstradimin e terroristëve që planifikuan, organizuan sulmin mbi shtetin tonë. Në këtë aspekt kërkojmë edhe mbështetjen e aleatëve tanë që duhet të rrisin presionin mbi Serbinë për t’i dorëzuar ata”, tha ai.

Ora 12:38
Kurti kërkon ndëshkimin e Serbisë: Terroristët nuk kishin shanse ndaj Policisë së Kosovës! Të shpallen terroriste 2 organizata serbe

1695046729_kurti.jpg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sot në Kuvendin e Kosovës, i cili ka thënë se dita kur u vra polici, Afrim Bunjaku, ishte një ditë e rëndë për Kosovën. Ai tha se sulmi i cili ndodhi ditën e dielë në Banjskë ka cënuar integritetin territorial, sovranitetin dhe sigurinë kombëtare.

Ai tha se terroristët serbë ose janë vrarë ose janë arrestuar ose janë nën hetim. Kurti tha se terroristët e tjerë serbë që ishin pjesë e këtij sulmi, por arritën që të arratiseshin duhet t’u dorëzohen organeve të Republikës së Kosovës.

“Sulmi terrorist vrau zyrtarin tonë Afrim Bunjaku dhe plagosi një polic. Ditë e rëndë për Kosovën. Vrasja e tij u kthye në një angazhim më të shtuar ndaj bandave kriminale. Terroristët ose janë vrarë ose arrestuar ose në hetim. Afrim Bunjku u vra në pritë në 3 të mëngjesit. Në mëngjes u pa se asnjë terrorist nuk ka shanse me policinë e Kosovës. Të dielën në banjskë u cenua integriteti territorial, sovraniteti dhe siguria kombëtare. Ata që ikën duhet të dorëzohen në organet e republikës së kosovës”, tha Kurti.

Presidenti i Kosovës, gjithashtu tha se duhet të shpallen terroriste 2 organizata serbe si "Mbrojtja Civile" dhe Brigada e Veriut".

“Mbrojtja civile” dhe “Brigada e Veriut” të shpallen terroriste edhe nga shtetet tona mike. Serbia duhet të ndëshkohet ndërkombëtarrisht ose do ta përsërisë krimin. I gjithë ky armatim i konfiskuar, erdhi nga Serbia dhe ishte armatim aq i madh sa për një ushtri të tërë. prandaj fajësimi i Serbisë i paevitueshëm”, tha Kurti.

S.S/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi-kosove: 29/09/2023 16:12

    JO moj ministreshe jo sdo mundesh kurre ta ban kete gje sepse ste le mimoza kusari ajo sapo e ka filluar implementimin e pismarrveshjeve me radojqiqin e ti dashke ta shpalle orgabizate terroriste, pastaj ti mendon se te le komandantja osmanka, kurren e kurres, poashtu edhe kurrci do te hidherohet sepse llajqaku e borreli nuk punojne tutje me te, mezi e priste diten per te punuar me ta ai dhe mender presednike osmanka, per te cilet por edhe per ty organizate terroriste eshte PDK-ja si parti e krijuar nga ish ushtaret e uçk-s e cila i ka shkaterruar marredhenjet brastvo jedinstvo mes VV-ces dhe serbise, kjo degjohet qarte ne takimin e kusarit me radojqiqin, andaj mos na shit pordha e nderuar dhe mos mendo se te gjithe shqiptaret jane bageti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy