Kurti kërkon zbatim të menjëhershëm dhe të plotë të marrëveshjes së Ohrit me Serbinë

Kurti kërkon zbatim të menjëhershëm dhe të plotë të marrëveshjes së Ohrit me Serbinë

Kurti dhe Vuçiç

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar zbatim të plotë dhe të menjëhershëm të marrëveshjes së arritur në më 18 mars në Ohër me Serbinë.

Kurti përmes një shkrimi në rrjetin social “Twitter” ka përmendur marrëveshjen duke thënë se ajo për të cilën është rënë dakord duhet të zbatohet plotësisht dhe menjëherë.

Kryeministri Kurti ka thënë se nuk duhet të ketë zbatim të pjesshëm, duke përmendur se kishin harxhuar dy vjet në negociata për marrëveshjen.

“Më 18 mars në Ohër/Ohrid, Josep Borrell njoftoi zyrtarisht marrëveshjen. Ajo për të cilën është rënë dakord tani duhet të zbatohet – plotësisht dhe menjëherë. Asnjë zbatim i pjesshëm, pa vonesa”- ka shkruar Kurti.

Tash gati një muaj pas, ka pasur vetëm një takim mes kryenegociatorëve ku është diskutuar për zbatimin e marrëveshjes.

Ndërkohë është paralajmëruar edhe një takim i radhës Kurti-Vuçiq, mirëpo deri më tani nuk ka ndonjë datë se kur mund të mbahet.

Kujtojmë se më 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Kurti dhe Vuçiç pas më se 10 orësh bisedime, arritën marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian Në Ohër, Kosova dhe Serbia u pajtuan për aneksin e zbatimit të një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të pranuar parimisht  gjatë një takimi në Bruksel, më 27 shkurt. Propozimi i BE-së nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i njohin dokumentet e njëra-tjetrës, si: pasaportat, diplomat dhe targat e makinave. SHBA-ja e ka mbështetur propozimin e BE-së, i cili më herët është njohur edhe si plani franko-gjerman. 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë