Kurti 'kokë më kokë' me Borrellin në Mynih, diskutojnë mbi dialogun Kosovë-Serbi: Qëllim primar, njohja reciproke

Kurti 'kokë më kokë' me Borrellin në Mynih, diskutojnë mbi dialogun Kosovë-Serbi: Qëllim primar, njohja reciproke

Dialogu Kosovë-Serbi ka qënë një ndër çështjet e diskutuara mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell. Në përfundim të ditës së dytë të qëndrimit në Mynih të Gjermanisë, Kurti përqëndroi diskutimet tëk njohja reciproke si dhe theksoi gadishmërinë e përgjigjeve të ftesave nga liderët zyrtarë nëse ka vullnet të njëjtë nga pala serbe.

 “Kryeministri Kurti tha se Qeveria e Republikës së Kosovës është palë konstruktive që angazhohet për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që në qendër ka njohjen reciproke. Në shërbim të kësaj, ai tha se është i gatshëm t’i përgjigjet ftesave për takime të liderëve nëse ka vullnet të njëjtë nga pala serbe”, thuhet në komunikatën e kryeministrisë.

Kurti po ashtu tha se mirëpret koordinimin e ngushtë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këtë proces të rëndësishëm.

Në takim ishte e pranishme edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja