Kurti: Marrëveshja me Serbinë, mund të arrihet brenda pak muajsh, Putini i fiksuar pas Kosovës! Pengon suksesin tonë

Kurti: Marrëveshja me Serbinë, mund të arrihet brenda pak muajsh, Putini i fiksuar pas Kosovës! Pengon suksesin tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së fundmi ka deklaruar se situata në veri të vendit është e qetë për momentin dhe se Policia e Kosovës është prezente atje. Në një intervistë për Blick, Kurti ka sqaruar se nuk është në perspektivat e tij të zevendësojë serbët në pushtet me shqiptarë.

“Dhe së fundi kam bërë një thirrje publike për të gjithë serbët në Kosovë që të aplikojnë për punë në shërbimin publik, për shembull në forcën policore. Kjo vjen pasi zyrtarët serbë dhanë dorëheqjen mes tensioneve në veri të Kosovës. Nuk është qëllimi im të zëvendësoj serbët në pushtet me shqiptarë! Dua serbët në këto pozita.”, ka thënë Kurti në një intervistë për gazetën zvicerane “Blick”.

Kurti është shprehur optimist se një marrëveshje me Serbinë mund të arrihet brenda pak muajsh, ama gjithnjë nëse Perëndimi ja del të mbajë larg Beogradin nga Moska. Kreu i qeverisë së Kosovës thotë se Serbia po afrohet gjithnjë e më tepër me Rusinë çka shpjegon edhe barrierat e suksesit të Prishtinës. Sipas tij, është presidenti rus, Vladimir Putin ai që dëshiron  të nxisë konflikte në Kosovë dhe të pengojë suksesin e saj.

“Unë jam optimist se një marrëveshje mund të arrihet brenda pak muajsh nëse ekziston vullneti për të arritur një marrëveshje – dhe mbështetja e Perëndimit demokratik, pra BE-së, NATO-s, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. Unë kam shprehur vullnetin tim për ta bërë këtë. Por për një marrëveshje duhen dy palë. Për të pasur paqe afatgjatë, siguri dhe stabilitet rajonal, Serbia duhet të distancohet dy herë: nga e kaluara e Millosheviçt dhe tani nga Putini. Sepse Serbia po i afrohet gjithnjë e më shumë Rusisë. Putin dëshiron të nxisë konfliktin me Kosovën.”, ka thënë ai, duke shtuar se Putin dëshiron të nxisë konflikt me Kosovën.

Ndër të tjera, Kurti ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putinin e pengon suksesi i Kosovës. Ai është shprehur se Putini është i fiksuar pas Kosovës.

“Unë jam i kujdesshëm, por nuk kam frikë kurrë. Unë jam vigjilent. Putini është i fiksuar pas vendit tonë. Ai ishte i kënaqur për mungesën e suksesit të ndërhyrjeve perëndimore në Irak dhe Afganistan. Atë e zemëron dhe e nervozon fakti që kanë pasur sukses në Kosovë.”- është shprehur tutje ai.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjendet në Davos të Zvicrës për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, i pranishëm është edhe Rama. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:12
Albin Kurti: Brenda pak muajve mund të arrijmë një marrëveshje me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë të dhënë për median zviceriane ‘Blick’ ka deklaruar se është optimist se brenda pak muajsh mund të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se duhej që në marrëveshje të përfshihen të dy palët dhe që BE dhe SHBA-të të ndërmjetësojnë për këtë gjë. 

“Unë jam optimist se një marrëveshje mund të arrihet brenda pak muajsh nëse ekziston vullneti për të arritur një marrëveshje - dhe mbështetja e Perëndimit demokratik, pra BE-së, NATO-s, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. Unë kam shprehur vullnetin tim për ta bërë këtë. Por për një marrëveshje duhen dy palë. Për të pasur paqe afatgjatë, siguri dhe stabilitet rajonal, Serbia duhet të distancohet dy herë: nga e kaluara e Millosheviqit dhe tani nga Putini. Sepse Serbia po i afrohet gjithnjë e më shumë Rusisë. Putin dëshiron të nxisë konfliktin me Kosovën”- u shpreh Kurti. 

Sa i takon situatës në veri të Kosovës, ai tha se për momentin çdo gjë dukej e qetë dhe theksoi se vendimi i tij për të zbatuar reciprocitetin nuk ishte i gabuar pasi që të kishte një normalizim të marrëdhënieve duhej që të dy shtetet të zbatonin reciprocitetin. 
 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave