Kurti në Greqi: Me pabarazinë në rritje, gjasat për diktaturë janë në ngritje

Kurti në Greqi: Me pabarazinë në rritje, gjasat për diktaturë janë në ngritje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Greqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në edicionin e 26-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI në Samos të Greqisë, potencoi se bota ndodhet përballë tri sfidave globale të një niveli të paprecedent sikurse janë ndryshimet klimatike, pabarazia shoqërore dhe kërcënimet e sigurisë.

Duke vënë theksin te pabarazia shoqërore, ai iu referua një studimi të vitit 2023 nga organizata ndërkombëtare Oxfam sipas së cilës top një përqindëshi i më të pasurve posedon 45.6% të pasurisë globale dhe 59% të të gjitha aseteve financiare në botë.

Sipas së njëjtës organizatë, në dekadën e fundit, ky një përqindësh ka vënë në zotërim më shumë se gjysmën e të gjithë pasurisë së re globale.

"Për aq kohë sa një për qind e më të pasurve zotërojnë gjysmën e pasurisë globale, kam drojë që nuk do të ketë paqe të vërtetë ndërmjet shoqërive dhe njerëzve dhe as me natyrën e planetit tonë", tha kryeministri Kurti.

Ai foli për rëndësinë e konkretizimit të ideve të mëdha të lirisë, barazisë, demokracisë dhe drejtësisë, si dhe nevojën për të fituar zgjedhje demokratike në mënyrë që të ketë qeverisje demokratike.

Kurti nënvizoi se një gjë e tillë nuk ka qenë më shumë e rëndësishme qysh prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, duke thënë se me pabarazinë gjithmonë e në rritje, gjasat për diktatura dhe fashizëm janë po ashtu në ngritje.

Në këtë kontekst, kryeministri Kurti bëri thirrje për fitore më të shumta demokratike dhe qeverisje më të gjata të progresistëve e socialdemokratëve, “duke mos harruar që demokratët ndihen të kërcënuar nga lufta, ndërsa autokratët nga paqja.”

"Paqja që na duhet është një paqe demokratike dhe demokracia që na duhet është socialdemokracia", përfundoi fjalën e tij kryeministri Kurti.

Në simpoziumin “Hyni në të ardhmen - Prometeu i lirë: Fuqia e riimagjinuar për një Demos të Paqes, Barazisë dhe Qëndrueshmërisë", morën pjesë politikanë progresistë, akademikë të shquar dhe udhëheqës organizatash ndërkombëtare./ Kosova Press

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Hapet aksi Thumanë-Kashar, Rama: Mund të shohim si do jetë Shqipëria në 2030! Shumë shpejt fillon rruga e Ndroqit dhe zgjerimi i Tiranë-Durrës

Hapet aksi Thumanë-Kashar, Rama: Mund të shohim si do jetë Shqipëria në 2030! Shumë shpejt fillon rruga e Ndroqit dhe zgjerimi i Tiranë-Durrës