Hapet aksi Thumanë-Kashar, me pagesë 2.1 euro për mjet! Rama: Shumë shpejt fillon rruga e Ndroqit dhe zgjerimi i Tiranë-Durrës

Është hapur pasditen e 30 qershorit qarkullimi në aksin Thumanë Kashar, i cili është segmenti i parë i Korridorit Blu, që i paraprin tre kantiereve të reja Thumanë - Milot, Kashar - Lekaj dhe Lekaj – Fier. Hapjen e këtij aksi e bënë automjete të vjetra dhe retro.

Punimet për këtë aks zgjatën rreth 9 muaj. Të pranishëm në inaugurimin e këtij aksi ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro.

Gjatë inspektimit kryeministri Rama u shpreh se ky aks është fytyra e Shqipërisë në vitin 2030. Nga ana tjetër theksoi se do vijojnë punimet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës, si dhe do vijojnë punimet për rrugën Ndroqit.

'Çfarë është Shqipëria në 2030 mund ta shohin. Brenda kësaj periudhë nga Muriqan në Vlorë duhet të jetë kështu. Ky është korridori blu. Ndërkohë edhe korridor i 8 do jetë i përfunduar. Shumë shpejt do të filloj edhe për Ndroqin dhe autostrada Tiranë Durrës do zgjerohet. Rruga në Ndroq do jetë turistike panoramikë, do jetë kalim alternativ dhe kalim shumë i këndshëm.

I kam merak dibranët. E para që tuneli i Murrizi është fiksimi në luftën me gjeologjinë. Në Murriz po ecim dhe nuk duam të flasim, të vëmë afate. Por nëse edhe fuqia e të zotërve të Dibrës do kemi tunelin para fundit të vitit. Kam parë një lajm që rruga e Arbrit do jetë me pagesë. Nuk do ketë pagesë për rrugën e Arbrit', u shpreh kryeministri Rama.

Kalimi në këtë rrugë do të jetë me pagesë, vlera e të cilës do varet nga lloji i mjetit, por që nuk do të jetë më poshtë se 2.1 euro. Kjo tarifë do të përllogaritet çdo vit, dhe kompania private do mund ta rrisë atë në varësi të luhatjeve të kursit të këmbimit lekë euro. Por do të ketë edhe rrugë alternative, dhe kalimi do të jetë pa pagesë për qytetarët.

Aksi Thumanë- Kashar është një nga më të rëndësishmit e “Korridorit blu" që lidh veriun me jugun, me vlerë totale 226 milionë euro, kurse në 35 vitet e kohëzgjatjes së kontratës, koncesionari pret të fitojë 1.3 miliardë euro. Nga viti 2024 deri në vitin 2031 kompania private fitimin e ka të garantuar, pasi është parashikuar që në rast se do të ketë një rënie të nivelit të të ardhurave, buxheti i shtetit do subvencionojë humbjen dhe nga buxheti i shtetit janë vënë në dispozicion 22.8 milionë euro garanci.

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ZENUN HAJDAR REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 03/07/2024 17:07

    Bravo Edi Rama autostrada e klasit Evropjan. Vazhdo kshu po ngri pensjonet se ēshtē krim ti lesh pensjonistēt pa buk.

    Përgjigju
  • Tosi: 03/07/2024 08:10

    Rruge e shkelqyer standarte europiane Kush nuk e pelqen eshte pun per to ose se njohin e bukur ose jane porositur nga lart me nje fjale nga partia

    Përgjigju
  • Shqiptar: 01/07/2024 10:56

    Po pse more njerez nuk ju pelqen rruga? Kaq shume ju pelqen rruga e vdekjes kamez thuman? Kaq shume ju pelqen te rrini ne trafik?

    Përgjigju
    • Pani: 01/07/2024 12:21

      Rruga super.standarti sh i mire i punimeve. Vetem se kostua eshte shume e larte. katastrofe. Kjo rruge duhet urgjente per Spak me shifrat e fryra qe kane caktuar.

  • petrit: 01/07/2024 08:46

    Po nqs nuk kemi euro si i behet? Apo do kalojme nga rruga e vjeter, apo keni vendosur nje kiosk exchange ku paguhet vergjia? Po si ka mundesi monedhe pagese zyrtare te jete euro dhe kjo nga goja e ministrave? Ku qendron truku ? Vetem na i shpjegoni ksq!

    Përgjigju
    • Valuta: 01/07/2024 09:33

      Mesa duket po shkon 1€ =50 lek kursi kembimit

  • Genti: 01/07/2024 08:33

    Rruge 430 milion euro, e ben privati leket ja jep shteti dhe njerëzit paguajnë per 35 vite takse per ti ndare shteti me privatin. 20 km, 430 milion euro.

    Përgjigju
  • ollga: 01/07/2024 04:12

    DUHEN BERE SHPEJT,,,DHE ME CILESI RRUGET,,,,RRUGET ,,MURIQAN -TIRANE-DURRES-FIER-VLORE DHE DERI NE KAKAVIJE TE BEHEN RRUGET TRE ME TRE KORSI,,,KURSE AKSI TIRANE -DURRES DUHET TE JETE ME 4 ME 4 KORSI..,.KURSE RRUGA E RINASIT 2 ME 2 KORSI....

    Përgjigju
  • Iris: 01/07/2024 01:33

    Si do te jete Shqiperia e 2030?! Me kujtoi nje shprehje qe e ka thene nje e huaj per Tiranen dikur nje shekull me pare,qe per fat te keq nuk me kujtohet emri,ajo e tha per Tiranen,por sot vlen te thuhet per gjithe Shqiperine e 2030,konkretisht: //Kam pare qytete pa bulevard,por nuk kam pare bulevard pa qytet!// (Shpresoj t'a kem cituar sakte,por dhe t'a keni kuptuar perse e kam fjalen!)

    Përgjigju
    • Shkodrani: 01/07/2024 15:04

      Ja ndjellet te shkretit

    • Or tej: 01/07/2024 08:39

      Do e kesh lexuar nga Ismail Kadare-ja or teeeejjjjj

  • papingji: 30/06/2024 22:18

    more te uruar, si more kur jane segmente kaq te shkurtra nuk permendni distancen? behet fjal per 21km more te uruar, 21 kmmmm

    Përgjigju
    • Arti: 01/07/2024 07:09

      Papingji...po' shqiperia AQ eshte o i uruar...veri juge me autostradat e italise,e ben dy here ne dite,,, hahaha

  • Matogjin: 30/06/2024 22:18

    Si do të jetë Shqipëria në vitin 2030? Me 700.000 banor edhe rrugë copë copë që bëhen sot edhe prishen mot! Rruga nga fshatrat e lumit të Vlorës 17 km e gjatë është më keq nuk bëhet! Flini gjumë o politikanë me taksat tona pasuron xhepat tuaj!

    Përgjigju
    • Matogjin: 30/06/2024 23:43

      Vlora të përshëndes e kam fjalën për fshatrat Velçë Ramicë Verbas Matogjin Bashaj, Rruga ishte shumë keq rreth 17 km deri në Bashaj! Politika me mashtrime akoma!

    • Vlora: 30/06/2024 23:24

      Dakort me ty ne cdo fjal vlla por te themi ate qe eshte, rruga e lumit ska asnje problem, as gropa as carje asgje, para 1 ore u ktheva nga jugu dhe andej kalova, cdo gje ne rregull ishte

  • Hiq taksen e naftes dhe te qarkullimit: 30/06/2024 22:03

    Natyrisht Klsh fle, nuk e quan shkelje

    Përgjigju
  • One: 30/06/2024 21:59

    Shume mire do jete, te shkosh nga veriu ne jug me lire do jete me Avion se me makine

    Përgjigju
    • Zimbabwean: 30/06/2024 22:35

      Qe kur erdhi Edi Rama kryeminister , president Iliri , Kryeminister ai tjetri , etj etj tregon qe eshte nje popull servil dhe me prapambetjee larte logjike, ne shqiperi nuk dihet mire censusi kane mbet dy tre njerez ca ne bashki ca ne zyra aty verdallisen me cmimet shqiptare rroga minimale duhet te behet 1200€ se nuk jetohet ndryshe ! Komplet kot fare dymbedhjet vite nje person , nje idiot tjeter bertet nga ballkoni fiks tregon nje popull komplet injorant ku vota ska as kufi asnje gje ! Nje rruge qe lidh qytet - kryqytet me pagese as ska tren as ska bus linje me abone komplet injorence anti ekonomike , me pak fjale se di po gjynah ! Mbetet per tu pare se cdo bejne vellezerit e Rames afrika-ne qe do i vijne veres ne korrik se nese skane lek 2€ nuk ikin fare ne jug po drejte veriut ne ulqinjh , se di po kjo pune keshtu e paska , nuk qenka cudi qe shtete inteligjente si japonia etj etj jane te zhvilluar a kurse ato me prapambetje si ballkani juglindja Europes etj kane mbetur ne krize dhe ne probleme te vazhdimesine

  • Alb: 30/06/2024 21:14

    Bukur por me pagez. Populli ma fukara ne EU

    Përgjigju
    • Askushi: 01/07/2024 15:01

      O Alb. Autostradat në Maqedoni, Serbi, Bosnjë i ke gjë falas.

    • Tahiri: 30/06/2024 22:37

      Je jashte EU-se

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë