Lojërat Olimpike në Paris zyrtarisht do të nisin sot, edhe pse tashmë janë zhvilluar disa ndeshje nga sporti i futbollit dhe disa sporteve të tjera, por ceremonia hapëse do të bëhet sot.
Para fillimit të tyre, presidenti i Francës Emanuel Macron dhe ai i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach kanë takuar liderët e mbi 100 shteteve, takim në të cilin morën pjesë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
Ky i fundit ka thënë se Kosova është krenare që merr pjesë në këto iniciative, ndërsa ka shtuar se sporti është kujtesë se si tejkalohen pengesat për të arritur gjëra të mëdha.
Kosova në Lojërat Olimpike merr pjesë me nëntë sportistë.
Before the Olympic Games kick off tomorrow, it was a pleasure and honor to sit among world leaders at a dinner hosted by the President of the International Olympic Committee.
— Albin Kurti (@albinkurti) July 25, 2024
Sport serves as a powerful reminder of the hurdles that can be overcome to achieve great things, while… pic.twitter.com/itGcJdM8zT