Kurti:Nuk kemi asgjë kundër
serbëve,Serbia është kundër nesh

Kurti:Nuk kemi asgjë kundër<br />serbëve,Serbia është kundër nesh
“Prioriteti ynë do të jetë dialogu me serbët nga Kosova: ne kemi një plan ekonomik dhe social për komunat veriore të Kosovës. Ne nuk jemi kundër serbëve, por Serbia është kundër nesh”, është shprehur  gjatë një interviste për gazetën serbe ‘Blic’ Albin Kurti.
Lideri i “Vetëvendosjes”, sipas shumicës së analistëve është shumë pranë karriges së kryeministrit në Kosovë, ka arritur rezultatin më të mirë individual të zgjedhjeve, dhe ka mbështetjen e Perëndimit.

A do të jeni ju Kryeministri i ardhshëm i Kosovës?

Nuk mund të ketë një qeveri të re me regjimin e vjetër. Si kandidat për kryeministër do të marr të gjitha masat e nevojshme për të filluar dhe kryesuar bisedimet për të formuar një qeveri të re. Në radhë të parë ne do të diskutojmë me partitë e koalicionit të përbërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Kosovën e Re, Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi, por edhe me deputetët individual që janë pjesë e koalicionit PAN.

Megjithatë, në radhë të parë ju po flisni në mënyrë negative për marrëveshjen e Brukselit. Atëherë si do të udhëhiqni ju bisedimet me Serbinë?

Prioriteti ynë do të jetë dialogu me serbët nga Kosova: Ne kemi një plan për komunat veriore të Kosovës për të cilat janë paraparë dimensione të kombinuara ekonomike dhe sociale. Dialogu aktual që është zhvilluar me Serbinë në Bruksel nuk ka vënë asnjë kusht për Serbinë, dhe është diskutuar për çështje të brendshme të Kosovës.
Prandaj, rezultati nuk mund të ketë qenë i drejtë. Ky dialog krijon përshtypjen e normalizimit të marrëdhënieve, por në thelb vetëm se thellon ndarjet etnike. Ne në përgjithësi nuk jemi kundër dialogut, por jemi kundër dialogut që Kosovën e kthen në një temë, dhe Serbinë në atë që përcakton rendin e ditës të asaj teme. Serbia duhet të përmbushë një numër kushtesh, sepse i detyrohet shumë Kosovës. Si Qeveri e Kosovës së bashku me Brukselin do të nisim dialog për dialogun me vendet e tjera të Ballkanit, përfshirë Serbinë. Pra një “dialog për dialogun” me BE-në.

Deklaratat tuaja në lidhje me serbët janë më pak problematike por që ju bëjnë juve ekstremist. Cili është qëndrimi juaj ndaj pakicës serbe?

Që kur Komuna e Prishtinës është nën udhëheqjen e “Vetëvendosjes”, në dy fshatra - brenda hapësirës urbane të kryeqytetit të Kosovës - ku jetojnë serbët, çdo gjë është duke shkuar siç duhet. Kushtetuta dhe ligjet tona garantojnë përfaqësimin e përfaqësuesve të pakicave në parlament dhe në qeveri, duke përfshirë edhe serbët. Ne nuk i shohim serbët si Serbinë. Ne nuk jemi kundër serbëve, por Serbia është kundër nesh.

Problemi është se një pjesë e serbëve nga Kosova po instrumentalizohet nga Beogradi. Ka edhe nga ata që pranojnë publikisht Republikën tonë të përbashkët të pavarur, kurse edhe më shumë e pranojnë atë privatisht. Në Kosovë, Serbia instrumentalizon serbët lokalë përmes “Listës Serbe”, e cila deformon vullnetin e qytetarëve serbë. Është e gabuar që serbët dhe shqiptarët të shihen sipas identitetit të tyre kombëtar. Edhe shqiptarët dhe serbët nuk janë gjithmonë dhe kudo vetëm shqiptarë dhe serbë: ata të gjithë kanë rolet e tyre sociale dhe profesionet, të kaluar të ndryshme dhe ëndrra për të ardhmen.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik