Kurti: Nuk u kërkoj dot dorëheqjen kryetarëve të komunave në veri! Prokuroria të mos qëndrojë pasive para grupeve kriminale që sulmuan KFOR-in

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nuk është etike dhe as ligjore t’u kërkojë dorëheqjen kryetarëve të rinj të 4 komunave në veri të vendit. Ai shtoi se duhet të gjendet një zgjidhje ligjore, për të vijuar më pas me negocimin për të caktuar datën kur pritet të mbahen zgjedhjet e parakohshme.

“Doreheqja është akt moral, besoj se atyre nuk u vjen mirë të ketë pjesëmarrje kaq të ulët. Zgjidhja duhet të jetë ligjore, por nuk kam të drejtë t’u kërkoj dorëheqjen.  Presidentja e ka përmendur mundësinë që nëpërmjet nënshkrimit të qytetarëve të vijmë në atë situatë që për mendimin tim është më e arsyeshme. Grupet kriminale duhet të largohen sepse shumë prej tyre kanë ardhur nga Serbia. Vijnë në Kosovë që të tentojnë destabilizim. Largimi i tyre kontribuon në stabilitet”- u shpreh kreu i ekzekutivit.  

Kurti pati edhe kritika për prokurorinë e shtetit që sipas tij po qëndron pasive sa i takon sulmeve që grupet kriminale në veri të Kosovës kanë bërë ndaj forcave të policisë dhe KFOR-it.

“Nuk e kuptoj prokurorinë e shtetit që përkundër qindra fotografive të shkeljeve të ligjit, nuk ka veprime. Është përsëritje e situatës së krijuar në dhjetor të vitit të kaluar me 16 barrikada në veri, nuk pati asnjë akuzë. Për mua mbetet e pakuptimtë si është e mundur një pasivitet i tillë nga ana e prokurorisë së shtetit”- tha Kurti.


Lajmi kryesor:

Veriu i Kosovës, Kurti i dorëzon BE-së planin me 5 pika! Refuzon draftin e Ramës: Çoja Vuçiçit për shqiptarët në Luginë! Propozoja në “Ballkanin e Hapur"


B.V/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja