Qeveria e Kosovës ka përgatitur një plan me 5 pika për t'ia dorëzuar Bashkimit Europian me qëllim depërshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës, dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. 

Në një dalje për median, paraditen e sotme, (13 qershor) kryeministri Albin Kurti tha se ka kërkuar takim urgjent me përfaqësuesin e lartë të BE-së Josep Borrell për të disktuar për planin, madje mundësisht ky takim të bëhet brenda kësaj jave, por ende nuk ka marrë një përgjigje nga Brukseli se kur mund të jetë ky takim.

Sa i takon draftit të Asociacionit të propozuar nga kryeministri Edi Rama, Kurti tha se në vend se të dalë me propozim për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, t'ia propozojë presidentit Vuçiç si draft-statut për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, duke i kujtuar nenin 8 pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, sipas të cilit kryeministri e ka obligim të mbrojë shqiptarët kudo që janë.

Plani me 5 pika në Bruksel

Planin me pesë pika për depërshkallëzimin e situatës në Veri, Kurti tha se e ka prezantuar edhe në takimin me ambasadorët e shteteve të QUINT-it që pati mëngjesin e sotëm. Propozimi i Prishtinës drejtuar Brukselit është të nisë me sundim të ligjit në veri, identifikimin dhe ndjekjen penale të grupeve kriminale, tërheqjen e menjëhershme të grupeve të dhunshme. Pas një vlerësimi të përbashkët të sigurisë në veri mes policia e Kosovës dhe KFOR-i apo EULEX-i të shpallen dhe zgjedhjet e parakohshme në veri të Kosovës,

"Kjo është oferta ime dhe pres përgjigje dhe diskutim të mëtejshëm për Brukselin. Lulzim Hetemi nuk ka qenë i menduar se do të bëhej kryetar i Komunës. Aleksandër Jabllanovic u tërhoq nga gara me kërkesë të Beogradit. Nuk po caktoj datën por na duhet që procesi ta ketë fushatë zgjedhore të ndershme dhe pa frikë, tha Kurti. 

Plani pesëpikësh i Kurtit për uljen e tensioneve në veri
Sundimi i ligjit në katër komunat në veri, që nënkupton identifikimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e drejtë të të gjithë anëtarëve të grupeve kriminale që kanë sulmuar Policinë, trupat e NATO-s dhe gazetarët
Grupet e dhunshme të tërhiqen menjëherë nga territori i Kosovës dhe ndalohet çdo akt kriminal kundër institucioneve të Kosovës
Policia e Kosovës, pjesëtarë të NATO-s dhe EULEX-i të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë, për të garantuar një ambient të sigurt dhe pa rreziqe për të gjithë.
Qeveria e Kosovës të koordinohet me të gjithë aktorët dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme në katër komunat në veri
Kosova dhe Serbia t’i rikthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli, dhe një takim i nivelit të lartë të mbahet gjatë kësaj jave

Refuzon draftin e Ramës 

Duke iu përgjigjur gazetarëve, kryeministri i Kosovës Albin Kurti bëri të qartë qëndrimin e tij refuzues, - edhe pse pranon se nuk e ka lexuar përmbajtjen - ndaj draftit të asociacionit të propozuar nga kryeministri Edi Rama, që ky i fundit thotë se ia ka dorëzuar në tryezë presidentit të Francës Emanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz. 

Duke i cituar nenin 8 pika 1 të Kushtetutës Shqiptare, sipas të cilit kryeministri ka obligim të mbrojë shqiptarët jashtë kufijve të saj, Kurti thotë se këtë draft, Rama duhet tia propozojë presidentit Aleksandër Vuçiç për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë në takimin e radhës të "Ballkanit të Hapur" ku Kosova nuk është pjesë.

“Nuk kam dyshim se Edi Rama beson që propozimi i tij është i mirë. Duke qenë kështu, unë propozoj që Rama këtë draft status të ia propozojë Vuçiçit më së largu në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Nëse e mendon si diçka të mirë le t’ja bëjë si propozim për shqiptarët që ndodhen atje. Duke besuar në atë që beson kryeministri Edi Rama, në vend që të propozojë në Paris e Berlin, t’ja propozojë Beogradit për Bujanocin, Medvegjën e Preshevën. Aq më tepër që neni 8 thotë që Republika e Shqipërisë mbron shqiptarët jashtë kufijve të saj" tha Kurti 

Duket se propozimi i draftit të asociacionit ka krijuar një situatë tjetër jo komode mes dy kryeminsitrave Kurti e Rama të cilët nesër do të takohen në Gjakovë për të mbajtur mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive.

Dy kryeministrat "kanë rënë dakord për të mos rënë dakord". Kurti pranoi se ka pasur kontakte të vazhdueshme me kryeministrin Rama por tha se temë e diskutimit kanë qenë pikërisht marrëveshjet që pritet të miratohen nesër. 

Unë nuk e di atë draf statut, por i besoj kryeministrit Rama që ai beson se është i mirë dhe i duhur. Jemi në kontakt të vazhdueshëm, pasi nëse kemi taksimin e dy qeverive ku na presin marrëveshje të reja", tha Kurti. 

As presidenti i Serbisë nuk e ka pritur mirë draftin që Rama propozoi më 8 qershor përmes një konference të jashtëzakonshme në Tiranë.

“Me sa di unë, Edi Rama nuk është anëtar i Ekipit Drejtues Serb. As kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili duket se dëshiron të bëhet pjesë e atij ekipi, pasi edhe ai ka diçka të shkruar, por nuk ka të drejtë ta ketë të shkruar”, tha Vuçiç në një intervistë për një televizion serb.

Rama: Po luani loje luftash

Ndërkohë kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij me rastin e 32 vjetorit të Partisë Socialiste shprehu hapur keqardhjen për faktin sesi Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurti  refuzuan draftin e tij për asociacionin pa e lexuar përmbajtjen. Rama, u çoi mesazh madje se nëse ata donin të luanin lojën e luftrave, shtetet e tjera të rajonit nuk ishin të interesesuar për këtë. 

“Më vjen mirë që përpjekja për të dhënë një kontribut konkret për dialogun është pritur mirë nga aleatët. Ndërsa atyre që e kanë kundërshtuar, pa e ditur përmbajtjen si në Prishtinë dhe Beograd duke thënë se nuk duan të dëgjojnë për një propozim nga Shqipëria, u them dy gjëra. Së pari, ata që flasin kështu jetojnë akoma me komunizmin në kokë kur politika merrej me kush e tha dhe jo me cfarë tha.

E dyta ky rajon është edhe i yni, edhe i disa të tjerëve. Nëse atyre u vjen më për mbarë të luajnë akoma luftash ndërkohë që as njëra palë dhe as tjetra nuk i hapin dot njëra tjetrës jo luftë por asnjë të shtënë që kapërcen kufijtë sepse aty është Amerikë dhe NATO. Aleatëve po u soset durimi. Unë u them se nuk jemi fare të interesuar për lojë luftash por jemi kundër asaj lufte”- tha Rama dje në fjalimin e tij mbajtur në Pallatin e Kongreseve më 12 qershor 2023.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:58
Kurti: Nuk u kërkoj dot dorëheqjen kryetarëve të komunave në veri! Prokuroria të mos qëndrojë pasive para grupeve kriminale që sulmuan KFOR-in

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nuk është etike dhe as ligjore t’u kërkojë dorëheqjen kryetarëve të rinj të 4 komunave në veri të vendit. Ai shtoi se duhet të gjendet një zgjidhje ligjore, për të vijuar më pas me negocimin për të caktuar datën kur pritet të mbahen zgjedhjet e parakohshme.

“Doreheqja është akt moral, besoj se atyre nuk u vjen mirë të ketë pjesëmarrje kaq të ulët. Zgjidhja duhet të jetë ligjore, por nuk kam të drejtë t’u kërkoj dorëheqjen.  Presidentja e ka përmendur mundësinë që nëpërmjet nënshkrimit të qytetarëve të vijmë në atë situatë që për mendimin tim është më e arsyeshme. Grupet kriminale duhet të largohen sepse shumë prej tyre kanë ardhur nga Serbia. Vijnë në Kosovë që të tentojnë destabilizim. Largimi i tyre kontribuon në stabilitet”- u shpreh kreu i ekzekutivit.  

Kurti pati edhe kritika për prokurorinë e shtetit që sipas tij po qëndron pasive sa i takon sulmeve që grupet kriminale në veri të Kosovës kanë bërë ndaj forcave të policisë dhe KFOR-it.

“Nuk e kuptoj prokurorinë e shtetit që përkundër qindra fotografive të shkeljeve të ligjit, nuk ka veprime. Është përsëritje e situatës së krijuar në dhjetor të vitit të kaluar me 16 barrikada në veri, nuk pati asnjë akuzë. Për mua mbetet e pakuptimtë si është e mundur një pasivitet i tillë nga ana e prokurorisë së shtetit”- tha Kurti.

Ora 11:49
Tensionet në veri, Kurti: Nuk e kam lexuar draft statutin e Ramës për asociacionin e komunave serbe

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se nuk e ka lexuar draft statutin e Ramës për asociacionin e komunave serbe në veri.

"Unë i besoj Ramës që beson se ai model është i mirë për pakicat kombëtare. Duke u bazuar në kushtetutën e Shqipërisë, neni 8 pika 1, por edhe në kontekstin politik, vetëm po tregoj ku është adresa dhe cila do të jetë kërkesa për këtë model. Unë nuk e di atë draf statut, por i besoj kryeministrit Rama që ai beson se është i mirë dhe i duhur. Jemi në kontakt të vazhdueshëm, pasi nëse kemi taksimin e dy qeverive ku na presin marrëveshje të reja", tha Kurti.

Ora 11:46
Tensionet në veri të Kosovës, Kurti: Kam kërkuar takim të nivelit të lartë që këtë javë në Bruksel, të mbahet sa më parë

 

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti thotë se i ka kërkuar Brukselit që ta mbajnë sa më parë një takim të nivelit të lartë. Ai thotë se është e udhëz që ky takim të mbahet që këtë javë.

Unë kam kërkuar të takohemi që këtë javë, që të takohemi me Borrel që është ndërmjetësues është numri 2 i BE, pas Von der Leyen. Është ministri i jashtëm i BE, ai është adresa ku zhvillohen këto bisedime, dhe kemi nevojë për një takim të nivelit të lartë sa më parë, mund të them sa më parë, brenda kësaj jave.

Ora 11:45
Albin Kurti refuzon draftin e Ramës për asociacionin: Çoja Vuçiçit, i duhur për shqiptarët e Preshevës

 

Në konferencë për median kryeministri Albin Kurti tha se nuk e ka parë dhe as lexuar draftin e asociacionit të propozuar nga kryeministri Edi Rama

Unë i besoj Ramës, që ai beson se ai model është  i mirë për pakicat kombëtare. Por dhe duke u bazuar në Kushtetën e Shqipërisë, neni 8 pika 1 por dhe kontenstin politik ku ndodhemi unë po tregoj se ku është adresa dhe cila duhet të jetë kërkesa për këtë model. Adresa Beogradi. Kërkesa për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Nuk e di nuk e kam lexuar por i besoj Ramës, që ai beson se ai model është  i mirë dhe i duhur. Kurti tha se janë në kontakt të vazhdueshëm me Ramën për mbledhjen e përbashkët të qeverisë që do të mbahet në Gjakovë nesër.

Por çfarë thuhet në pikën 1 të nenit 8 të Republikës së Shqipërisë?

“Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj”

Kjo ishte edhe përgjigjia e Kutit ndaj Ramës, duke i kërkuar këtij të fundit që të mbrojë të drejtat e popullit shqiptar që jeton në shtetin e Serbisë, në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

 

Ora 11:40
Drafti i Ramës për Asociacionin, Kurti: Meqë e mendon të mirë, le t’ja prezantojë Vuçiçit të njëjtën gjë për shqiptarët në Luginën e Preshevës

 

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti iu përgjigj draftit të Raës për Asociacionin duke i kërkuar këtij të fundit që një draft për komunat me shumicë etnike, t’ja paraqesë presidentit serb Aleksandër Vuiçiç për Bujanocin, Medvegjën dhe Preshevën në takimin e ardhshëm të Ballkanit të Hapur.

“Nuk kam dyshim se Rama beson që propozimi i tij është i mrië dhe duke qenë kështu atëherë ajo që unë propozoj është ë kryeministri Edi Rama këtë draft statut t’ja prezantojë Vuçiçit në takimin e rradhës të Ballkanit të Hapur për shqiptarët në Preshevë dhe Bujanoc. Nëse e mendon si diçka të mirë le t’ja bëjë si propozim për shqiptarët që ndodhen atje. Duke besuar në atë që beson kryeministri Edi Rama, në vend që të propozojë në Paris e Berlin, t’ja propozojë Beogradit për Bujanocin, Medvegjën e Preshevën”-tha Kurti.

Ora 11:36
Tensionet në veri, Kurti: Duhet procesi i ri zgjedhor por më parë të arrestohen kriminelët që dhunuan ushtarët e KFOR e gazetarët

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se zgjedhjet e lira në veri të Kosovës janë të domosdoshme por se më parë duhet të arrestohen ata që ushtruan dhunë ndaj ushtarëve të KFOR e gazetarëve si dhe të ketë një fushatë zgjedhore të ndershme dhe pa frikë në veri.

"Jam i intersuar të ketë zgjedhje të reja në 4 komunat në veri por ata të tjerët nuk kanë fare legjitimitet. Duhet një proces i ri zgjedhor, por më parë kriminelët të përballen me drejtësinë e kandidatët që garojnë në zgjedhje ta bëjnë të pafrikësuar.

Kjo është oferta ime dhe pres përgjigje dhe diskutim të mëtejshëm për Brukselin. Lulzim Hetemi nuk ka qenë i menduar se do të bëhej kryetar i Komunës. Aleksandër Jabllanovic u tërhoq nga gara me kërkesë të Beogradit. Nuk po caktoj datën por na duhet që procesi ta ketë fushatë zgjedhore të ndershme dhe pa frikë" tha Kurti

Ora 11:33
Kurti: Të mbahen zgjedhje të parakohshme në veri të Kosovës dhe të rikthehemi në tryezën e dialogut me Serbinë

 

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti bëri me dije se do të ketë zgjedhje të parakohshme në komunat e veriut të vendit. Gjithashtu tha se do të ketë zvogëlim të pranisë së policisë së Kosovës duke përfunduar me pikën e 5-të ku drejtuesit e Kosovës dhe Serbisë të rikthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli.

Propozimet e Kurtit nga pika 2 deri tek 5:

2-Do të zvogëlohet prania e policisë së Kosovës në veri të vendit.

3-Policia e Kosovës dhe KFOR-i të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë për të garantuar ambient të sigurt

4-Qeveria e Kosovës do të shpallë zgjedhje të parakohshme në veri, të cilat do zhvillohen në

5-Kosova dhe Serbia rikthehen në dialogun e ndëmjetësuar nga Brukseli.