Kurti në vizitën e tij në Bruksel, fokus vaksinimet dhe dialogu Kosovë-Serbi

Kurti në vizitën e tij në Bruksel, fokus vaksinimet dhe dialogu Kosovë-Serbi

Në udhëtimin e tij të parë që kur mori detyrën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti nisi takimet zyrtare në Bruksel.

Në delegacion me kryeministrin janë edhe dy zëvendëskryeministra, Donika Gërvalla-Schwartz, për Punë të Jashtme dhe ai për Çështje Evropiane dhe Dialog, Besnik Bislimi.

Kurti së pari zhvilloi një takim me kryeministrin e Belgjikës Aleksandar De Croo, për të vazhduar më pas me takimet në Komisionin Evropian.

Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo, ka deklaruar se ka pasur një “takim të mirë, të parë” me Kurtin dhe të ka diskutuar për agjendën e reformave në gjyqësorin e Kosovës, për rimëkëmbjen ekonomike, procesin e vaksinimit, por edhe për aspektin evropian dhe atë trans-atlantik.

Kryeministri belg po ashtu u shpreh se gjatë këtij takimi, e ka ripërsëritur mbështetjen e fuqishme të shtetit të tij për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që lehtësohet nga BE-ja.

Më 28 prill, Kurti do të ketë kryesisht takime me komisionarë të fushave që janë më pak politike, por që mbulojnë sektorë për të cilët Komisioni Evropian beson se kanë rëndësi edhe për Kosovën.

Delegacioni i Kosovës pritet që të takohet të mërkurën edhe me Komisionerin evropian për Bujqësi dhe Zhvillim rural Janusz Ëojciechhoëski, atë për Drejtësi Didier Reynders.  Gjatë ditës, Kurti pritet ta takojë edhe presidentin e Parlamentit Evropian David Sasolli.

Të enjten, ai do t’i ketë takimet me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe me Përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme dhe siguri Josep Borrell.

Kurti takimin me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel e ka zhvilluar në mënyrë virtuale të martën pasi ai është dashur të shkojë në një udhëtim jashtë shtetit me urgjencë.

Të mërkurën në mbrëmje Kurti do të ketë edhe një darkë me Përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialog Miroslav Lajçak

Vëmendja më e madhe megjithatë pritet të jetë për temat siç janë ndihma në procesin e vaksinimit, ku Kosova ka problem serioze me sigurimin e vaksinave deri tash dhe BE planifikon të ndihmojë, sikur edhe në përgatitjet për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim