Kryeministri Albin Kurti i ka bërë një tjetër ofertë PDK-së, duke theksuar se deputetët e LVV-së do të votojnë paraprakisht ndryshimet në ligjin për Gjykatën Speciale, nëse Bedri Hamza do të dalë publikisht dhe do të pranojë që deputetët e partisë që ai drejton do të jenë prezentë në sallën e Kuvendit gjatë votimit të Justina Pulës, ish-ministres në qeverinë 'Thaçi 1' për Presidente të Kosovës.

“Më lejoni që këtu para jush propozimin tonë të orës 20:00 ta modifikoj dhe ta përshtasë. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, le të dalë publikisht sot menjëherë pas meje që 22 deputetët e grupit të PDK-së zotohen se marrin pjesë për zgjedhjen e Presidentit, ne po ia votojmë projektligjin për Specialen paraprakisht. Mandej votimi për Presidente profesoresha Justina Shiroka Pula, kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ish-ministre e PDK-së në qeverinë Thaçi 1”, tha mes të tjerash Kurti.


Lajmi kryesor:

Kosovë/ Kurti propozon ish-ministren e PDK-së, Justina Pulën për Presidente! Hamza: Emër i pranueshëm, kandidatura jonë do të jetë Eliza Hoxhën