Kurti paralajmëron: Të mërkurën
e 4 shkurtit mbahet protesta e radhës

Kurti paralajmëron: Të mërkurën<br />e 4 shkurtit mbahet protesta e radhës
PRISHTINE - Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ka paralajmëruar se të mërkurën e ardhshme, më 4 shkurt do të zhvillohet protesta e radhës, për shkarkimin e ministrit serb Aleksandër Jabllanoviç dhe ligjit për Trepçën.
 
Deklaratat lideri i VV-së i bër i gjatë një konference për shtyp ku ka shtuar se protesta e ardhshme do të mbahet të merkurën nga ora 12:00, ndërsa shprehet se protestuesit nuk do t’i lejojnë barrierat te objekti i qeverisë.
 
Dy ditë më parë, partitë opozitare të Vetëvendosjes, NISMA dhe AAK organizuan në Prishtinë një protestë ku kërkonin shkarkimin e Jabllanoviçit dhe ligjin e posaçëm për mbrojtjen e Trepçës. Protesta degradoi në akte dhune ndërmjet protestuesve dhe qytetarëve dhe ku mbetën të plagosur 170 persona.

Nga ana e tij, Kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi e cilësuan këtë protestë të organizuar vetëm për qëllime politike, synimi i së cilës ishte marrja e pushtetit me dhunë. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf