Kurti parashtroi 6 kushte, BE e shpërfill: Kosova ta formojë Asociacionin, është urgjente

Kurti parashtroi 6 kushte, BE e shpërfill: Kosova ta formojë Asociacionin, është urgjente

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano

Bashkimi Evropian ka përsëritur kërkesën e tij që Kosova ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

I pyetur nga Radio Evropa e Lirë për kushtet e vendosura nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për themelimin e Asociacionit, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se blloku nuk i komenton “të gjitha prononcimet e të tjerëve”. Ai tha se përsërit “urgjencën që për BE-në ka lëvizja përpara e dialogut dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura, një prej të cilave është edhe ajo për Asociacionin”.

Kurti, i cili deri më tani ka kundërshtuar fuqishëm krijimin e Asociacionit njëetnik, të enjten shpalosi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës gjashtë kushtet për formimin e tij. Sipas Kurtit, Asociacioni nuk mund të jetë njëetnik, ai duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, të ketë një emër tjetër dhe të mos ketë kompetenca ekzekutive, të ketë të përfshirë parimin e reciprocitetit mes shteteve sa i përket të drejtave të pakicave kombëtare, bazuar në modelet evropiane.

Kujtojmë se ditën e djeshme, u zhvillua një seancë plenare e jashtëzakonshme në Prishtinë dhe Beograd, ku në secilin parlament ushtrohej presion nga opozita lidhur me dialogun mes dy vendeve. Kryefjalë në Kuvendet e secilit shtet, dy liderët e vendeve, Kurti në Kosovë dhe Vuçiç në Serbi dhanë llogari për ecurinë e dialogut, prishtmëritë por edhe se çfarë pritet nga plani franko-gjerman. Qysh në krye të herës, Kurti ka qenë kundër asociacionit, ndërsa për herë të parë, dje ka ndryshuar komplet strategjinë, nëse kemi të bëjmë me një strategji, pasi sipas Presidentit Vuçiç, për dialogun ka një presion të madh nga ndërkombëtarët. Kreu i shtetit serb, bëri me dije se nuk e ka plotfuqinë apo tagrin e duhur të propozojë plotësisht planin franko-gjerman. Një arsye supozohet të jetë mungesa e guximit, siç citohet të ketë thënë në sallën e Kuvendit dhe arsyeja e dytë, pasi ka një presion nga ndërkombëtarët që ky plan të jetë ende në copa të vogla deri në një moment të dytë. Deri më tani janë publikuar vetëm 9 pika zyrtarisht. 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 03/02/2023 16:09

    P.Stano prorusi i pështirë dhe miku i Edvin shqipfolësit dhe Vucicit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?