Kurti për A1 Report:S'ka pajtim 
  me Serbinë pa kërkuar falje 
VD/ Intervista me liderin e Vetëvendosjes

Kurti për A1 Report:S'ka pajtim <br />  me Serbinë pa kërkuar falje <br />VD/ Intervista me liderin e Vetëvendosjes
TIRANE - Shqipëria e Serbia nuk mund të pajtohen në emër të Kosovës dhe popullit shqiptar sepse Serbia i ka borxh të madh Kosovës e përpara se të ndodhë ky pajtim, Beogradi duhet të kërkojë falje. Kështu shprehet ish lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti në një interviste ekskluzive për A1 Report. 

“Unë besoj që nuk janë pajtuar, mirë po në të njëjtën kohë edhe nëse janë pajtuar këtë nuk mund ta bëjnë në emër të Kosovës dhe të popullit shqiptar, për shkak se Serbia i ka shumë borxh Kosovës. Serbia duhet t'i kërkojë falje Kosovës dhe duhet të paguajë dëmet e luftës. Duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe vetëm asisoj mund të krijohen kushtet që të ketë me të vërtetë një farë pajtimi në të ardhmen, por duke njohur Vuçiçin dhe Beogradin, unë nuk kam shpresa se kjo do të mund të ndodhë së shpejti”, thotë Kurti.

I pyetur lidhur me vizitën e kryeministrit serb Aleksander Vuciç në Tiranë në 27 maj dhe afrimin me shqiptarëve e serbëve, Kurti thotë se i takon Serbisë kërkojë pajtimin e jo shqiptarëve. 

Së pari sa i përket pajtimit mendoj që pajtimin kur nuk e kërkon viktima por xhelati, agresori e kërkon pajtimin. Le ta kërkojë pajtimin Serbia dhe ne le t'i përgjigjemi asaj që kërkesa për pajtim duhet të paraprihet nga kërkim falje. Së dyti tek kjo analogjia me Gjermaninë dhe Francën është e rëndësishme se shqiptarët janë si Franca apo si Gjermania. Mendoj që shqiptarët në këtë rast do duhej të ishin sikur Franca në kuptimin që Serbia e pati Millosheviçin ashtu siç e pati Gjermania Hitlerin ndërkaq shqiptarët ishin ata që përjetuan gjenocidin. Ndërkohë që këtu ky nuk është rasti meqë se ne kushtetutën e Serbisë shkruhet që Kosova është pjesë e Serbisë dhe në një farë mënyrë deklaratat e Vuçiçit se Kosova është e Serbisë në Tiranë janë detyrim kushtetues i tij” , u shpreh Kurti.

Ndërkaq ish deputeti i Vetëvendosjes ka komentuar edhe lidhur me projektet e përbashkëta rajonale për të cilat u diskutua në forumin ekonomik të Vjenës që u mbajt javën e kaluar në Tiranë duke vënë theksin se duhet më shumë bashkëpunim mes Shqipërisë e Kosovës.

"Mendoj që edhe Kosova dhe Shqipëria duhet të integrohet, afrohen dhe bashkohen me njëra tjetrën dhe numri i takimeve dhe i bashkëpunimit midis Kosovës dhe Shqipërisë duhet të jetë më i madh sesa i takimeve dhe marrëveshjeve rajonale. Integrime rajonale nuk na leverdisi për shkak se këto integrime rajonale po bëhen duke harruar historinë, duke mos konsideruar Serbinë si kriminale në të kaluarën e saj në trojet shqiptare dhe në anën tjetër ato janë në dobi të Serbisë meqenëse Serbia është forcë e fuqishme prodhuese dhe këto autostrada, këto zhvillime infrastrukturore do t'i shërbejnë më së shumti prodhimit të saj dhe në marrëdhëniet me fqinjët ne do duhet ta përdorim parimin e reciprocitetit, asnjëherë duke mos e harruar historinë", u shpreh ish-lideri i Vetevendosjes.

Kurti komentoi edhe mbi sulmin në Kumanovë në Maqedoni, duke akuzuar Serbinë për përfshirjen e saj në favor të qeverisë së kryeministrit Nikolla Gruevski.

"Në Ballkanin perëndimor nuk mund të këtë luftë pa Serbinë dhe nuk mund të këtë paqe pa Shqiptarët. Kudo ku ka luftë në Ballkanin perëndimor, Serbia është brenda. Kësaj radhe unë besoj që ishte në anën e Gruevskit", perfundoi Kurti intervisten per A1 Report.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji