Albin Kurti pritet të propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje si kandidati për kryeministër i Kosovës, ndërsa Albulena Haxhiu pritet të jetë kandidate për kryetare të Kuvendit
Albulena Haxhiu, nga Lëvizja Vetëvendosje, pritet të kandidojë për kryetare të Kuvendit të Kosovës. Emri i saj ka qarkulluar në disa media, ndërsa u përmend më herët edhe nga kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiç.
“Sa di unë, Haxhiu do të jetë kandidate për kryetare të Kuvendit”, u tha ai gazetarëve para fillimit të seancës konstituive.
Rashiq, po ashtu, paralajmëroi se ai vetë mund të jetë sërish ministër për Komunitete dhe Kthim.
Lajmi kryesor:
Konstituohet Kuvendi i Kosovës, Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare! Votëbesohen edhe 5 nënkryetarët







