Kryeministri Albin Kurti deklaroi se skeptizimi i disa vendeve anëtare që janë shprehur kundër liberalizimit të vizave për Kosovën nuk ka bazë më. Sipas tij, Kosova ka plotësuar më shumë kritere se çdo vend i rajonit, ndërsa ka përmirësim edhe në fusha të tjera. Sipas tij, vetë Bashkimi Evropian, përmes edhe organizmave të tij, është shprehur pro-liberalizimit të vizave.
“Korrikun që shkoi ne shënuam katër vite që kur Komisioni Evropian për herë të dytë rekomandoi liberalizimin e vizave për kosovarët. BE-ja, si projekt e proces më i rëndësishëm historik të paqes dhe prosperitetit që nga Lufta e Dytë Botërore, po ashtu është treguar se është në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën”, tha ai.
Kurti duke rikujtuar kriteret e plotësuara, tha se është shënuar progres edhe në luftimin e korrupsionit dhe sundim të ligjit.
“Ne kemi plotësuar 95 kritere që është 2.5 herë më shumë kritere sesa ato që i plotësuan vendet tona fqinje, kemi përmirësuar imazhin e Kosovës, në shkallë shumë të madhe gjatë vitit që shkoi, jemi ngritur në 17 vende në indeksin për perceptimin e korrupsionit te ‘Transparency International’, policia jonë ka kryer mbi 700 operacione ndaj krimeve ekonomike, korrupsionit dhe krimeve të organizuara, ka arrestuar mbi 2000 mijë persona diku 300 prej tyre zyrtar publik ose shtetëror…varet nga gjithë secili vend anëtar i BE-së që të jap fund skepticizmit për shkak se nuk ka bazë objektive për këtë kundërshtim më”, tha ai.
Këto deklarata Kurti i bëri në Seminarin e 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme”./kp
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.1%
-
Jo
21.2%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 2675
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Diplomati Bilalli: Partitë janë fokusuar të diaspora! Vendi do përballet me një administratë amerikane më të vendosur! LVV nuk del si 2021, opozita në rritje
7 Janar, 19:20
-
Kosovë/ Kurti: I hapur të bashkëpunoj me prokurorinë, dëshmoj në zyrën time! SHBA-të janë aleati ynë kryesor
7 Janar, 16:30
-
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Grenell: Të tensionuara prej Kurtit! Prej 35 vitesh, raporte të shkëlqyera me Rugovën, Thaçin dhe Hotin
7 Janar, 16:07
-
KQZ rendit Listën Serbe në fletëvotime, kundërshtohet nga Lëvizja Vetëvendosje
6 Janar, 21:38
-
Ngjela për Report TV: Shqiptarët e Maqedonisë duhet të kërkojnë shkëputjen dhe t’i bashkohen Kosovës! Albin Kurtit i kanë rënë aksionet në sondazhe
6 Janar, 19:16
-
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, Kurti: S’do të kemi nevojë për koalicione paszgjedhore
6 Janar, 16:26
-
Vuçiç: Kurti e konsideron Listën Serbe armiken më të madhe
4 Janar, 16:05
-
Albin Kurti s’flet më për bashkim kombëtar, thotë se Kosova e Shqipëria si dy Republika duhet ta bëjnë shekullin 21, shekullin shqiptar
3 Janar, 20:24
-
Kurti vihet sërish në lëvizje, kërkon anulimin e vendimit për regjistrimin e Listës Serbe në zgjedhjet parlamentare
2 Janar, 14:18
-
Kryeministri Kurti mirëpret qytetarët e Bosnjës, vizitorët e parë pa viza në Kosovë
1 Janar, 17:12
-
Nënkryetarja e PDK-së i përgjigjet Albin Kurtit: Ndaj nuk aplikon për vizë amerikane, për shkak të formularëve?
31 Dhjetor 2024, 15:28
-
Kosovë/ Gjykata Supreme rrëzon Kurtin, urdhëron KQZ që të regjistrojë Listën Serbe në zgjedhje
31 Dhjetor 2024, 13:05