Kurti për marrëveshjen me Serbinë: Unë jam student i Demaçit, Vuçiç i Sheshelit, do jetë e vështirë

Kurti për marrëveshjen me Serbinë: Unë jam student i Demaçit, Vuçiç i Sheshelit, do jetë e vështirë

Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk do e kenë të lehtë të arrijnë në një marrëveshje. Ai tha se përplasja ndërmjet tij dhe presidentit serb ndodh, sepse ndryshojnë vizionet, si edhe trashëgimia që kanë lënë pas Adem Demaçi dhe Vojisllav Shesheli.

Kryeministri Kurti ka folur për një televizion në Bosnje dhe ka treguar që marrëveshja midis Serbisë dhe Kosovës nuk do të jetë e lehtë. Në një intervistë ai ka folur edhe për pikëpamjet dhe vizionet e ndryshme midis tij dhe presidentit serb, Vuçiç.

“Aleksandër Vuçiç, presidenti i Serbisë sot, është student politik i Vojisllav Sheshelit. Ndërsa unë, si kryeministër i Republikës së Kosovës, unë jam student politik i Adem Demaçit. Dhe ky ballafaqim, kjo përplasje ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë është në një mënyrë thelbësore, përplasje ndërmjet Adem Demaçit, atij vizioni dhe asaj trashëgimie, dhe Vojisllav Sheshelit.  Andaj unë e pranoj që marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të jetë e lehtë, por megjithatë mendoj që duhet t’i jepet shanse dialogut dhe të shpresojmë e të punojmë për më mirë”, ka thënë Kurti në një intervistë për televizionin N1 të Bosnjës.

Deklarata që kryeministri Kurti ka dhënë është shpërndarë edhe në faqen zyrtare të “Lëvizja Vetvendosje”.

 

F.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona