Kurti për takimin që do mbahet në Ohër: Po përgatitemi për marrëveshjen! Isha gati të nënshkruaja në Bruksel, Vuçiç nuk pranoi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur mbi takimin që pritet të mbahet në Ohër me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në 18 mars. Kurti tha për mediat e Kosovës se përgatitjet po vazhdonin me qëllimin për të qenë efikase dhe gjithëpërfshirëse.
“Do të vazhdojmë përgatitjet për takimin e 18 marsit dhe të shohim se si do të mund t’ia bashkëngjisim propozimit edhe planin e mirëfilltë të zbatimit që duhet të karakterizohet nga gjithpërfshirja edhe efikasiteti”- u shpreh Kurti.
Kurti më tej, zbuloi edhe detaje nga takimi i 27 shkurtit me Vuçiç në Bruksel, duke zbuluar se kishte qenë i gatshëm të nënshkruante marëveshjen edhe në 27 shkurt por presidenti i Serbisë, nuk kishte pranuar.
Ai tha se fakti që nuk u nënshkrua marrëveshja në Brsukel është dëm por tha se për këtë gjë duhej pyetur Vuçiç dhe ndërmjetësuesit.
“Unë isha i gatshëm të nënshkruaj kur ishim në Bruksel, andaj ju e kuptoni që për marrëveshje duhen dy palë. Është dëm që teksti i dakorduar tashmë nuk është nënshkruar më 27 shkurt. Pse s’ka nënshkrime, besoj përgjigjen duhet ta kërkoni tek të tjerët”, ka theksuar Kurti.
Kreu i ekzekutivit në Kosovë, nuk ka zbuluar detaje të tjera rreth marrëveshjes të cilën pritet të nënshkruajë me Vuçiç. Por deri më tani, dy liderët, kanë rënë dakord për planin franko-gjerman, pavarësisht se ende nuk është nënshkruar. Në takimin e tyre në Bruksel ata ranë dakord se nuk ka nevojë për diskutime të mëtejme rreth propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre Borrell dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, pritën të hënën në Bruksel udhëheqësit e këtyre dy vendeve.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.3%
-
Jo
50.4%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4224
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Dorëheqja e kryeministrit serb, Bilalli: Sjell zgjedhje të reja, fushata në Kosovë në fazë të nxehtë! Trump 3 oferta Rusisë për paqe me Ukrainën
28 Janar, 18:49
-
S'ndalen protestat në Serbi, plagoset një studente, kryeministri jep dorëheqjen: Vendimi im është i parevokueshëm
28 Janar, 11:20
-
Spahiu parashikon: Albin Kurti nuk fiton zgjedhjet me 51%, por do i duhet koalicion me parti të tjera
27 Janar, 21:21
-
VIDEO/ 'Albin Hajni', Kurti sulmohet me fishekzjarre dhe mjete piroteknike në Skënderaj
27 Janar, 19:35
-
Ekonomia e Kosovës, shumë premtime, pak përparime
26 Janar, 11:15
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', ish-ambasadori në SHBA: Do ketë qasje tjetër ndaj Kurtit! Filozofia e tij është larg Evropës
24 Janar, 14:06
-
Davos/ Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
24 Janar, 07:53
-
Serbia 'mobilizohet' për zgjedhjet në Kosovë
22 Janar, 22:25
-
Lëvizja Vetëvendosje: Kosova, në disavantazh përballë Serbisë për faj të Biden! Richard Grenell: E komplimentuat 4 vite dhe shkonit në konventat e tij
22 Janar, 20:38
-
Kosova nënshkruan Marrëveshje për Tregti të Lirë me EFTA-n
22 Janar, 17:38
-
Lajçak dhe presidenti Vuçiç në Davos, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi
22 Janar, 09:20