Kurti pret ambasadorin e ri shqiptar në Kosovë, vlerëson raportet vëllazërore mes dy vendeve
Petrit Malaj dhe Albin Kurti
Kryeministri Albin Kurti mirëpriti sot në takim ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.
Duke e përgëzuar ambasadorin për detyrën e re, Kurti vlerësoi “marrëdhëniet vëllazërore mes dy shteteve tona, duke theksuar rëndësinë e thellimit dhe avancimit të bashkëpunimit tonë”.
Siç njofton zyra e kryeministrit Kurti, ata biseduan për rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku bashkëpunimi midis shteteve duhet të jetë i bazuar në demokraci e siguri, në orientimin dhe vlerat e NATO-s dhe BE-së.
“Kryeministri Kurti veçoi marrëveshjet mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, zbatimi i të cilave forcon marrëdhëniet tona dhe i sjellë qytetarët më pranë njëri-tjetrit. Ato kanë ndikim të drejtpërdrejtë e pozitiv në jetën e tyre, të bizneseve e më gjerë”.
Marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë kanë sjellë nënshkrimin e gjithsejtë 184 marrëveshjeve, protokolleve e memorandumeve, thotë ZKM.
Ndërkaq, ambasadori Malaj shprehu përkushtimin e tij për të çuar më tej marrëdhëniet tona të shkëlqyera. Ai theksoi që ndihet i nderuar dhe i lumtur që do të shërbejë në Kosovë.
Duke i uruar suksese në këtë angazhim të ri, Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Malaj për takimin e bisedën e frytshme./Expres
M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
10.8%
-
Shëndet
67.7%
-
Mirëqënia
21.5%
Vota total: 2306
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndërron jetë ish zv.ministri i Punëve të Jashtme në Kosovë
2 Janar, 16:13
-
Enver Robelli: Sërish vjen 10 shkurti
2 Janar, 15:18
-
Kurti vihet sërish në lëvizje, kërkon anulimin e vendimit për regjistrimin e Listës Serbe në zgjedhjet parlamentare
2 Janar, 14:18
-
Kosovë/ KFOR-i amerikan patrullon në veri
1 Janar, 20:27
-
Kryeministri Kurti mirëpret qytetarët e Bosnjës, vizitorët e parë pa viza në Kosovë
1 Janar, 17:12
-
Prishtina, e pesta në botë për ajrin më të ndotur
1 Janar, 16:52
-
Presidentja Osmani viziton policët në Mitrovicë të Veriut ditën e fundit të vitit
31 Dhjetor 2024, 18:39
-
Prizreni, qendra kryesore e vizitorëve nga Shqipëria për festat e fundvitit
31 Dhjetor 2024, 16:22
-
Kosovë/ KQZ: Vendimi i PZAP-së për Listën Serbe është i plotfuqishëm
31 Dhjetor 2024, 15:44
-
Nënkryetarja e PDK-së i përgjigjet Albin Kurtit: Ndaj nuk aplikon për vizë amerikane, për shkak të formularëve?
31 Dhjetor 2024, 15:28
-
Kosovë/ Gjykata Supreme rrëzon Kurtin, urdhëron KQZ që të regjistrojë Listën Serbe në zgjedhje
31 Dhjetor 2024, 13:05
-
Kurti tallet me krerët e UÇK që po gjykohen në Hagë: Nuk shkoj t'i takoj, se duhen plotësuar shumë formularë
31 Dhjetor 2024, 12:57