Kurti: Raidoçiç po përgatit sulm të ri ndaj Kosovës, ka takuar 40 politikanë serbë për të mobilizuar për vota! Serbia ka dislokuar sisteme kundër-ajrore në afërsi të kufirit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ngritur shqetësimin se ish nënkryetari i Listës Serbe në Kosovës dhe udheheqësi i sulmi terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, Millan Raidoçiç, ka zhvilluar një takim në Rashkë të Serbisë, me politikanë serb dhe zyrtarë të komunave ilegale nga Kosova.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kurti shkruan se ky takim i ngjason përgatitjes së një tjetër sulmi terrorist si ai i 24 shtatorit në Zveçan, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, gjatë një përplasje me një grup të armatosur serb.

Ndër të tjera, kryeministri i Kosovës deklaron se gjatë këtij takimi, përveç deputetëve të Listës Serbe, kanë marrë pjesë edhe kryetari i ri i saj Zlatan Elek dhe nënkryetarët, Dragisha Milloviq dhe Dalibor Jevtiq, si dhe Svetllana Milladinov, zëvendëse e Petar Petkoviqit, koordinatorit të të ashtuquajturës zyrë të Serbisë për Kosovë.

Sipas tij, në atë takim është është kërkuar mobilizim për votimin e partisë “SNS”, në zgjedhjet e 17 dhjetorit, në Serbi, duke u premtuar vende pune.

Po ashtu, Kurti është shprehur se po përgatitet një sulm i ri ndaj Kosovës dhe se Serbia ka dislokuar sisteme kundër-ajrore në afërsi të kufirit me të.

“Në Rashkë të Serbisë, po ngjan riorganizimi paramilitar e terrorist i Millan Radoiçiq dhe grupit të tij, me instruksione dhe mbështetje të shtetit të Serbisë.

Të premten e 10 nëntorit, ai ka udhëhequr një takim me rreth 40 politikanë serbë e zyrtarë të komunave ilegale nga Kosova. Në mbledhjen e mbajtur në shtëpinë e kulturës në Rashkë, ai kishte pranë Svetllana Milladinov, zëvendësen e Petar Petkoviqit, koordinatorit të të ashtuquajturës zyrë të Serbisë për Kosovë.

Gjatë këtij takimi përveç deputetëve të Listës Serbe, kanë marrë pjesë edhe kryetari i ri i saj Zlatan Elek dhe nënkryetarët, Dragisha Milloviq dhe Dalibor Jevtiq.

Aty është kërkuar mobilizim për votim të partisë-shtet në Serbi, SNS, në zgjedhjet e 17 dhjetorit. Ata që janë në listë të rrogave janë kushtëzuar me to, ndërkaq për të tjerë janë ofruar vende pune në periudhë 3 dhe 6 mujore.

Millan Radoiçiq, pas sulmit terrorist të kryer në veri, u lirua brenda ditës që të vazhdonte veprimtarinë e tij paramilitare e terroriste në shërbim të politikës shtetërore të Serbisë kundër Kosovës.

U bënë pesë muaj pas rrëmbimit në Leposaviq të policëve tanë kufitar Rifat Zeka, Beqir Sefa e Shemë Mustafa dhe tetë javë nga vrasja e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

KFOR-i, EULEX-i dhe BE-ja, duhet të dalin me raport publik e zyrtar ku ia atribuojnë Serbisë aktin e agresionit dhe krimin e terrorizmit, dhe ku dënohet riorganizimi i grupit të Radoiçiqit.

Edhe pas presionit ndërkombëtar, Serbia ende nuk ka tërhequr të gjitha trupat dhe artilerinë nga afërsia e territorit të Kosovës.

Ajo vazhdon të kërcënojë sigurinë e Republikës së Kosovës me bazat e përparme operuese të Forcave të Armatosura të Serbisë përgjatë kufirit me vendin tonë. Për më tepër, Serbia ka dislokuar sistemet kundër-ajrore në afërsi të kufirit me Kosovën.

Kërcënimi nga Rusia dhe Serbia për stabilitetin, paqen dhe sigurinë rajonale po vërehet gjithnjë e më shumë. Rusia synon ndezjen e një vatre krize në oborrin e BE-së, për ta defokusuar NATO-n, kurse Serbia përmbushjen e ambicieve territoriale ndaj fqinjëve sipas projektit “Bota Serbe”, të Vulinit e të Vuçiqit.

Mungesa e sanksionimit të Serbisë, rritë nivelin e kërcënimit në Ballkanin Perëndimor. Drejtuesit e grupit terrorist, në vend që të jenë duke u përballur me drejtësinë në Kosovë, vazhdojnë përgatitjet për sulme të tjera ndaj Kosovës dhe grumbullim të votave me shantazhe ndaj serbëve të Kosovës.”- shkruan Kurti.

K.M/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kosovari nga SHQIPËRIA: 19/11/2023 18:50

    Albin je burrë apo quravec?Dili për zot vatanit,mos u merë me punët. E tjetrit,por bëjë detyrën që ke .Dili për ZOT, SHKO NË FRONT E JO NË ZYRA QË KE THËNË QË NUK I NDIGJON. BËJU BURRË SI TRIMAT E U.Ç.K.-së.

    Përgjigju
    • Ard: 20/11/2023 02:23

      Me te drejte. Por ai duhet te beje detyren politike me perpara dhe njekosisht te dale ne front. Ne skemi rusi mbrapa dhe europa eshte dur thate. Vetem me ameriken mund te perballena me ta.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë