Kurti si Berisha sulmon prokurorët e Kosovës, refuzon të dëshmojë: ‘Kërmij’ e ‘lepuj’! I përgjigjet prokurori special: Askush s' është mbi ligjin

Kurti si Berisha sulmon prokurorët e Kosovës, refuzon të dëshmojë: ‘Kërmij’ e ‘lepuj’! I përgjigjet prokurori special: Askush s' është mbi ligjin

Blerim Isufaj

Kreu i Prokurorisë Speciale të Kosovës Blerim Isufaj doli këtë të hënë përpara gazëtareve, ku u pyet në lidhje me çështjen më të debatuar të dy javëve të fundit, thirrjen e Albin Kurtit për të dëshmuar në prokurori.

Kreu i qeverisë së Kosovës, përveçse ka refuzuar, ka ftuar prokurorët që të pyesin atë në zyrën e tij në lidhje me hetimet e rezervave shtetërore. Isufaj thotë se paraqitja për të dëshmuar është detyrim para ligjit.

Por Kurti thirrjen e tij për të dëshmuar e sheh si ndërhyrje në zgjedhje dhe kryeprokurorin e ka quajtur një njeri që thur skenare. Isufaj tha se pyetja e një zyrtari në zyrën e tij nuk ka precedent dhe se institucioni që drejton nuk do të tërhiqet përpara emrave të caktuar.  

"Nuk paragjykoj asgje. Qytetaret jane te barabarte para ligjit. Qytetaret jane te barabarte para ligji dhe duhet te trajtohen njesoj. Nese veprojme ne menyre selective, ne kryejme shkelje te ligjit. Nuk di te kete pasur ndonje rast per dhenie deshmie ne zyren e kryeministrit. Prokuroria nuk eshte thurese per skenare, puna jone eshte e pecaktuar ne ligj dhe kushtetute. Nuk bejme dallime as per nga pozita as per nga emri",-wshtw shprehur Isufaj.

Kurti ka refuzuar deri më tani të shkojë në prokurori për të dëshmuar pas fletë-thirrjes së kësaj të fundit duke ftuar grupin hetues që ta intervistojë atë në zyrë dhe duke thënë se po ndërhyej në proceisn elektoral. Isufaj duket se i hodhi poshtë këto pretendime teksa citoi shifra kur tha se deri më tani nuk është ngritur asnjë aktakuzë për ministra të qeverisë aktuale, për të cilët janë bërë 17 kallëzime penale.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nari: 31/12/2024 09:19

    futeni mrena lengetarin peder

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Shqipëri-Mali i Zi/ Fluks i lartë në pikën kufitare të Muriqanit, rreth 11 persona në hyrje-dalje për dy ditë! Rriten sportelet

Shqipëri-Mali i Zi/ Fluks i lartë në pikën kufitare të Muriqanit, rreth 11 persona në hyrje-dalje për dy ditë! Rriten sportelet