Presidentja e Kosovës ditën e fundit të vitit 2024 vendosi të japë një mesazh nga Mitrovica ku u ndal në Drejtorinë e Policisë për të takuar efektivët që ishin në shërbim.

Simbolikën e vizitës Osmani e lidhi edhe me urimin për vitin e ri 2025.

Presidentja e Kosovës u ndal gjatë vizitës në veri edhe në një shtëpi në Korin e Vitakut dhe vizitoi disa biznese.