Kurti refuzon t’i japë notë raportit me Ramën: Sa i takon vizionit të përbashkët, nuk kemi dallime

Kurti refuzon t’i japë notë raportit me Ramën: Sa i takon vizionit të përbashkët, nuk kemi dallime

“Nuk mund ta bëj një kuantifikim të tillë”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i pyetur se si janë raportet e tij me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, nga 1 deri në 10.

Kurti tha se në kuptimin e vizionit të përbashkët, ai nuk ka dallime me Ramën.

“Nuk mund ta bëj një kuantifikim të tillë, por mund të them që kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme midis dy qeverive. E kemi bërë tregun e përbashkët energjetik, kemi hapur 26 vendkalime të reja kufitare për 200 mijë banorët e zonës ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, kemi mbajtur dy mbledhje të përbashkëta të qeverive me 58 matrrëveshje të reja dhe gjithashtu po bëjmë bashkëfinancime në kulturë, në ekonomi e kështu me radhë, me ç’rast Kosova ka edhe dy zyra të veçanta doganore në Porto Romano dhe në Durrës.

Do ta bëjmë edhe hekurudhën Prishtinë-Durrës. Në kuptimin e projekteve zhvillimore të planeve të punës, të vizionit të përbashkët, nuk kemi dallime, por duhet ta keni parasysh që aty ku pajtohemi, s’bëhet kurrë lajm. Aty nga njëherë kur kemi dallim, ajo bëhet lajm dhe përpiqet që të eksploatohet në mënyrë të pamëshirshme”, tha Kurti në një intervistë në Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane Struga në SHBA, të publikuar të shtunën (5 tetor).

Kurti tha se ai rreth Ballkanit të Hapur, është dallimi mes tij dhe Ramës që “më së shumti është shpërdorur”.

“Unë besoj që dallimi i cili më së shumti është shpërdorur është ai rreth Ballkanit të Hapur, duke u përpjekur që atë dallim që e kemi për çështjen e Ballkanit të Hapur ta vendosin në çdo çështje e në çdo temë në mënyrë të padrejtë”, tha ai./Gazeta Ekspress

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë