Kurti: Shpërthimi në Zubin Potok, sulm kriminal e terrorist! Përgjegjës strukturat kriminale me në krye Radojiçiç! Duhet të përgatitemi për gjithçka

Kurti: Shpërthimi në Zubin Potok, sulm kriminal e terrorist! Përgjegjës strukturat kriminale me në krye Radojiçiç! Duhet të përgatitemi për gjithçka

 

 

1729607480_albinkurti.GIF

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në konferencën e jashtëzakonshme me gazetarë ka dënuar sulmin në Zubin Potok ku është dëmtuar rëndë sistemi i ujitjes Ibër-Lepenc, duke shkaktuar rrjedhjen e pakontrolluar të ujit në atë zonë. Kurti tha se është sulm kriminal dhe terrorist.

Kreu i Qeverisë tha se sulmet terroriste e dashakeqe që po vijojnë të na vijnë, ne besojmë nga fqinji ynë verior agresiv e armiqësor.

“Vetëm ditëve të fundit patën msyer me granata dore në stacioni policor në Zveçan, më 26 nëntor, mbrëmë u hodh mjet shpërthyes në afërsi të objekti Komunës së Zveçanit, e sonte ishte akti më i rëndë, ku rreth orë 19:00 në afërsi të fshatit Vragë të Zubin Potokut, me mjete shpërthyese u dëmtua kanali i Ibër-Lepencit prej nga furnizohen me ujë disa qytete në Kosovë, si dhe KEK-u për ftohjen e termoelektranave në prodhimin e energjisë elektrike.

Kryeministri tha se Policia e Kosovës është në vendin e ngjarjes dhe në krye të detyrës, derisa njoftoi se  furnizimi me ujë të pijes është ndërprerë përkohësisht sipas paralajmërimeve e njoftimeve nga KRU ‘Mitrovica’.

“Ky është sulm kriminal dhe terrorist, i cili ka synuar që ta dëmtojë infrastrukturën tonë kritike, mbase më të rëndësishme që kemi”, tha Kurti.

Ai tha se ishte tentativë e rrezikimit të furnizimit me energji elektrike dhe ujë në vendin tonë.

Kurti bëri thirrje qytetarëve që të jenë të qetë dhe ën vazhdimësi të ndjekin udhëzimet dhe njoftimet nga institucionet e Republikës së Kosovës.

“Organet shtetërore janë të angazhuara për të siguruar menaxhimin e situatës, rikuperimin e dëmit dhe zbardhjen e plotë të rastit”, tha Kurti, teksa shtoi se ky sulm është kryer nga bandat që shtoi ai, dirigjohen orkestrohen nga Serbia, dhe se një pjesë e vendit rrezikon të mbetet pa energji elektrike që në mëngjes, derisa disa qytetet dhe një pjesë e kryeqytetit rrezikojnë të mbesin pa ujë të pijes.

“Për bindjen tonë të fuqishme, nuk mund të ketë adresë tjetër për përgjegjësin dhe fajësinë për organizimin  e këtij sulmi përveç se Beogradi zyrtar dhe strukturat kriminale me në krye Radojiçiçin”, tha Kurti, teksa shtoi se ky është sulmi i tretë ndaj institucioneve të Kosovës me synimin që të shkaktojë frikë te qytetarët në veri të vendit për ta përshkallëzuar situatën atje e pastaj edhe në krejt vendin.

“Përpjekjet e këtilla do të ngelen të dëshpëruara për shkak se Kushtetutshmëria në vendin tonë, sundimi i ligjit, rendi dhe populli ynë nuk do të mund të mposhten asnjëherë nga askush”, tha Kurti derisa falënderoi partnerët tanë ndërkombëtarë, SHBA dhe BE-në, për mbështetjen e tyre ndaj vendit tonë.

Kurti njoftoi se menjëherë pas konferencës do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë së vendit dhe do ta takojë komandantin e KFOR-it.

Tutje, Kurti tha se suksesi i Kosovës është duke i çmendur ata, prandaj, shtoi ai, Kosova po përballet me sulme të tilla, teksa bëri të ditur se vendi ynë duhet të jetë i përgatitur për gjithçka.

 “Duhet të përgatitemi për gjithçka, meqenëse Serbia nuk e ka ndryshuar as qëndrimin e as qëllimin. Dhe do të bëjmë edhe ne gjithçka me forcën, kapacitete dhe dijen që kemi. Jemi në bashkërendim me partnerët tanë. Por punën kryesore e bëjmë ne, policia, inxhinierët e KEK-ut, ekspertët në Ibër-Lepenc, qeveria, qytetarët. Ne jemi bartës të sanimit të kësaj gjendjeje, sepse ata po sulmojnë në mënyrë tinëzare e qyqare. Dikur i kanë kontrolluar këto asete, i kanë pasur komunat, kanalin, Policinë, liqenin e Ujmanit. Sulmet e tyre vijnë sepse e kanë humbur kontrollin. Po t’i kishin sikur dikur, do ta shantazhonin komplet shtetin e Kosovës”, ka thënë kreu i qeverisë, Albin Kurti, /shkruan rtk/


Lajmi kryesor:

Hidhet në erë kanali i ujit të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës! Kurti: Akt terrorist e dirigjoi Serbia! Vuçiç: S'kemi lidhje! Bislimi: Dyshohet krahu i djathtë i Radoiçiç (VIDEO)


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim