Kurti sulmon Ramën: Ne e hoqëm taksën 22 euro, ndërsa taksa për kosovarët qëndron aty. Karantinimi 7 ditë nuk është i vërtetë

Ndërsa qeveria e Kosovës e hoqi taksën 22 euro për dezinfektimin e kamionëve që hynin nga Shqipëria, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i kujton kryeministrit Rama taksën e Rrugës së Kombit, për të cilën thotë se vazhdon të qëndrojë aty. Madje, sipas tij paratë nuk shkojnë për shtetin shqiptar, por për një koncesionar.

Në emisionin "5 pyetje nga Babaramo", Albin Kurti u shpreh se qeveria e Shqipërisë nuk u konsultua me qeverinë e Kosovës as kur i mbylli dhe as kur i hapi kufijtë.

"Ne nuk jemi konsultuar nga qeveria e Shqipërisë kur mbylli kufirin me Kosovën dhe as kur ta hape kufirin. Ne vendosëm mbrëmë që të hapim kufirin me Shqipërinë por me disa masa, që janë të nevojshme meqë pandemia nuk ka kaluar.  Me këtë rast dua të theksoj se ka qenë një vendim i vjetër i njërës prej ministrive, kur shpallën gjendjen e emergjencës që të bëhej dezinfektimi i maunave dhe ky vendim i vjetër është anuluar dhe nuk ka më nevojë për dezinfektimi. Ndërkohë trau vazhdon të jetë aty dhe të na marrë paratë, jo për shtetin, por për një koncesionar", deklaroi Kurti.  

Ndërsa për deklaratën e Presidentit Thaçi se qytetarët shqiptarë duhet të karantinohen për 7 ditë nëse hyjnë në Kosovë, Albin Kurti tha se kjo nuk është e vërtetë.

"Nuk është e vërtetë dhe kjo është humbje kohe të merremi me deklaratat e një presidenti që ka humbur toruan.  Ne e kemi mbyllur karantinimin në fundjavën që lamë pas. Ajo çfarë bëjmë ne është që qytetarët që vijnë në Kosovë i kërkojmë që të tregojnë lejë qëndrimi, i matim temperaturën  e tyre, marrim të dhënat dhe nëse kanë bërë testin 4 ditët e fundit kalojnë pa asnjë problem. Po mundohemi të bëjmë edhe zbutje shtesë. Por nuk mund të sillemi në një situatë normale. Nuk duhet të lejojmë rikthimin e pandemisë", u shpreh Albin Kurti.  


Lajmi kryesor:

Kurti në '5 pyetje nga Babaramo': Duhen zgjedhje të reja, vendimi i Kushtetueses, i papranueshëm! As taksë, as karantinë për të hyrë në Kosovë


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër