Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për emisionin "5 pyetje nga Babaramo" në Report TV ka folur për situatën në Kosovës pas vendimit të gjykatës Kushtetuese duke këmbëngulur se vendit i duhen zgjedhje të reja dhe se klasa e vjetër politike duhet të shkojë në burg ose në pension.
Kurti tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të mandatuar Avdullah Hotin si kryeministër është antikushtetues dhe i papranueshëm, por për të kjo tregon se deri ku i ka rrënjët pushteti i vjetër dhe se deri në çfarë pike është kapur shteti.
Taksa e vendosur 22 euro për kamionët për dezinfektimin e tyre që hyjnë në Kosovë si pjesë e paketës anticovid, Albin Kurti tha se Kosova e hoqi atë taksë por i kujton kryeministrit Rama taksën e Rrugës së Kombit, për të cilën thotë se vazhdon të qëndrojë aty.
Kurti tha se të hysh në Kosovë nuk ka as taksë dhe as karantinë duke u shprehur se nuk është e vërtetë se shqiptarët që duhet të qëndrojnë 7 ditë karantinë.
Për marrëdhëniet e acaruar që ka me kryeministrin Rama, Albin Kurti tha se askush nuk ka të drejtë të diskutojë mbi territorin e Kosovës dhe të bëjë pazare me të, as dëshmorët po të ngrihen nga varri. Ai tha se nuk akuzon dot Ramën si të përfshirë drejtpërdrejtë në këtë çështje të shkëmbimit të territoreve me Serbinë, por tha se miqtë e tij në Kosovë duan pikërisht këtë gjë.
I pyetur në lidhje me marrëdhëniet e acaruar që ka më kryeministrin Rama, Albin Kurti tha se askush nuk ka të drejtë të diskutojë mbi territorin e Kosovës dhe të bëjë pazare me të, as dëshmorët po të ngrihen nga varri. Ai tha se nuk akuzon dot Ramën si të përfshirë drejtpërdrejtë në këtë çështje të shkëmbimit të territoreve me Serbinë, por tha se miqtë e tij në Kosovë duan pikërisht këtë gjë.
"Nuk kam asgjë personale, por mendoj se nuk ka vend të diskutohet për territorin e Kosovës për kufijtë e saj, askush nuk ka të drejtë të flasë për territorin e Kosovës apo bëjë oferta me të për Serbinë madje edhe po u zgjuan dëshmorët nga varret, jo më politikanët e Kosovës apo Shqipërisë. Nuk them se Rama është i përfshirë në këtë, por miqtë e tij më të mirë në Kosovë janë përballë kësaj mënxyre', tha Kurti.
Albin Kurti tha në '5 pyetje nga Babaramo' se Kosova ka dy armiq një të jashtëm që është Serbia që kërkon ndarjen e vendit dhe i brendshmi është korrupsioni dhe krimi në vend. Ai tha se të gjithë shqiptarët duhet të bëhen bashkë dhe të kenë në qëndrim karshi Serbisë.
"Kemi bërë shumë të mira në kaq pak kohë për Kosovës por ajo ka ende dy armiq kryesorë që janë të pranishëm. Një është i jashtëm dhe është Serbia që do ndarjen e Kosovës dhe një armik të brendshëm që kemi korrupsionin e lartë dhe krimin e organizuar. Duhet të bashkohemi kundërt Serbisë dhe për këtë jam përpjekur tërë jetën time që të mos ndajë shqiptarët në skenën politike dhe jo vetëm ata në Kosovë. Bashkimi i shqiptarëve duhet të jetë në një qëndrim të përbashkët karshi Serbisë", tha Kurti.
PDK është një vijë e kuqe për bashkëpunim për Albin Kurtin, i cili tha se kjo është një parti që edhe kur është ë opozitë ka pushtet pasi e ka kapur shtetin në çdo cep të saj.
"Sa për krahë për krahë më ngadalë pasi bëhet fjalë për një parti që edhe kur del në opozitë nuk mund të jetë jashtë pushtetit pasi shteti i Kosovës vijon të jetë i kapur, PDK për herë të parë me mua ka filluar të ndjejë shijen e opozitarizmit në republikën e Kosovës. Me qeverisjen tonë kjo filloi të ndryshojë duke pasur parasysh me kohën e shkurtër që ne kemi qeverisur, kemi qëndruar vetëm 51 ditë para se të na rrëzonin qeverinë më të përkrahur të Kosovës me mocionin e marsit", tha Kurti.
Për kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti zgjedhjet e reja janë e vetmja zgjidhje. I bindur se ka mbështetjen e shumicës së popullit, Kurti thotë se do të fitojë.
"Kosova sot ka nevojë për zgjedhje të reja. Zgjedhjet janë zgjidhja, më parë sesa ndryshimet brenda situatës aktuale në institucionet e Kosovës. Ne duhet të presim këto ditë në vijim se çfarë do të ndodhë. LVV synon që mbështetjen që ka që është mbi 50% të kurorëzojë në ato zgjedhje. Këto zgjedhje duhen sa më parë në mënyrë që ata që humbën zgjedhjet mos vazhdojnë me keqpërdorim të institucioneve", tha Kurti.
Për politikanët që ai i quan të 'stërvejtëruar' thotë se disa duhet të shkojnë në burg për korrupsion dhe disa të tjerë duhet të dalin në pension.
"Ka një përpjekje që të ndërtohet një makinë kohore që na kthehen në të kaluar, ky klubi i stërvjetëruar i politikave të korruptuar nuk duan ta kuptojnë qytetarin. Ata janë bërë bashkë sepse ndodhen në perëndimin e karrierave të tyre politike. Disa prej tyre për shkak të krimit dhe korrupsionit e kanë vendin në burg ndërsa disa të tjerë duhet të pensionohen ashtu siç ja dha vendimin populli i Kosovës", u shpreh Albin Kurti.
Ndërsa qeveria e Kosovës e hoqi taksën 22 euro për dezinfektimin e kamionëve që hynin nga Shqipëria, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i kujton kryeministrit Rama taksën e Rrugës së Kombit, për të cilën thotë se vazhdon të qëndrojë aty. Madje, sipas tij paratë nuk shkojnë për shtetin shqiptar, por për një koncesionar.
Në emisionin "5 pyetje nga Babaramo", Albin Kurti u shpreh se qeveria e Shqipërisë nuk u konsultua me qeverinë e Kosovës as kur i mbylli dhe as kur i hapi kufijtë.
"Ne nuk jemi konsultuar nga qeveria e Shqipërisë kur mbylli kufirin me Kosovën dhe as kur ta hape kufirin. Ne vendosëm mbrëmë që të hapim kufirin me Shqipërinë por me disa masa, që janë të nevojshme meqë pandemia nuk ka kaluar. Me këtë rast dua të theksoj se ka qenë një vendim i vjetër i njërës prej ministrive, kur shpallën gjendjen e emergjencës që të bëhej dezinfektimi i maunave dhe ky vendim i vjetër është anuluar dhe nuk ka më nevojë për dezinfektimi. Ndërkohë trau vazhdon të jetë aty dhe të na marrë paratë, jo për shtetin, por për një koncesionar", deklaroi Kurti.
Ndërsa për deklaratën e Presidentit Thaçi se qytetarët shqiptarë duhet të karantinohen për 7 ditë nëse hyjnë në Kosovë, Albin Kurti tha se kjo nuk është e vërtetë.
"Nuk është e vërtetë dhe kjo është humbje kohe të merremi me deklaratat e një presidenti që ka humbur toruan. Ne e kemi mbyllur karantinimin në fundjavën që lamë pas. Ajo çfarë bëjmë ne është që qytetarët që vijnë në Kosovë i kërkojmë që të tregojnë lejë qëndrimi, i matim temperaturën e tyre, marrim të dhënat dhe nëse kanë bërë testin 4 ditët e fundit kalojnë pa asnjë problem. Po mundohemi të bëjmë edhe zbutje shtesë. Por nuk mund të sillemi në një situatë normale. Nuk duhet të lejojmë rikthimin e pandemisë", u shpreh Albin Kurti.
Për arritjen e një marrëveshje me Serbinë, Albin Kurti thotë se beteja vazhdon, por ai shprehet se pazaret me Serbinë nuk do të lejohen.
"Unë si kryeministër në detyrë kam humbur mbështetjen e gjysmës së deputetëve, por është dyfishuar mbështetja popullore. Beteja vazhdon. Ne do të parandalojmë një lloj pazari me Serbinë. Unë besoj që të gjithë ata që po orvaten të bëjnë ujdi me Serbinë, nëse nuk e dinë do ta kuptojnë se po bëjnë pazar pa hanxhi", deklaroi Kurti.
I pyetur nëse do të ketë protesta qytetare pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që i hap rrugë qeverisë së re, Albin Kurti tha se këtë nuk e vendos ai, por strukturat e partisë.
"Ne jemi një subjekt politik demokratik që bën diskutime të brendshme dhe i merr vendimet me shumicë. Vendosin organet e subjektit tonë politik, nuk vendos unë, as në cilësinë e kryeministrit në detyrë dhe as në cilësinë e kryetarit të një subjekti politik. Vendos Vetëvendosja që është fituese e zgjedhjeve", tha Kurti.
Çfarë ndodh nëse turma njerëzish rrethojnë godinën e qeverisë dhe nuk ju lenë ju të dilni nga zyra?
"Këto janë pyetje të Shqipërisë. Me të parë me të bërë. Unë nuk dua të vendosem në pozitën e analistit që parashikon të tjerët, por as që fillon të parashikojë situatën e tij në situata hipotetike", u shpreh Albin Kurti.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për emisionin "5 pyetje nga Babaramo" tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të mandatuar Avdullah Hotin, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për formim të qeverisë është anti kushtetuese. Sipas Kurtit, Teksa sulmoi Gjykatën Kushtetuese, tha se gjyqtarët e kësaj gjykate treguan se janë epitoma e kapjes së shtetit.
"Aktigjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka anuluar gjykimin e saj të mëhershëm dhe është në kundërshtim me rastet identike që ne kishim në 2010 dhe 2017 kur kishte mocione të suksesshme të mos besimit. Kemi një situatë në të cilën është e vërtetë që Kosova ka një Gjykatë Kushtetuese, por është lënduar pakthyeshëm kushtetutshmëria dhe vetë kushtetuta. Akti gjykimi i Gjykatës Kushtetuese është shkruar para se të shkruhet dekreti presidencial. Janë orvatur të gjejnë argumente të paqenë për një dekret presidencial që tenton t'i zërë vendin amendamentit parlamentar të Kushtetutës së Kosovës. Një akt gjykim i tillë është i papranueshëm sepse është në kundërshtim me kushtetutën. Ne kemi një mbledhje të kryesisë nesër dhe këshilltarët do ta trajtojnë akt gjykimin e gjykatës kushtetuese. Jemi në fazën kur më e rëndësishme sesa të parashikohet se çfarë do të bëjë Lëvizja Vetëvendosje, duhet të trajtohet Gjykata Kushtetuese dhe gjyqtarët, të cilët treguan se janë epitoma e kapjes së shtetit të Kosovës. Nuk mund të kemi qeveri të re, legale në këto kushte kur u mbashkuan humbësit dhe duan ta fitojnë në tavolinë dhe nën tavolinë atë që nuk ja dhanë qytetarët vitin e shkuar. ", u shpreh Kurti.
O albin kurti ti vetēm që mbështet kryekriminelin qenin bastard bajgën salhe edhe ti je bajg as ke sy ti me pa se çfar i ka bër Shqipris qeni salhe e ti po të ishe njeri korekt e largpamës u distancoje nga qeni bastard salhe. Ti e pe që bastardi malok shiti Detin si mundesh ti me fol për atdhedashuri o albin bajga. Kosovarët do bëjn mir me të përzën ty fare nga politika.
Përgjigjuky asht si enver hoxha
PërgjigjuPrirem te besoj se Albini eshte i ndershem, por kjo nuk mjafton per te drejtuar shtetin.Eshte emotiv, priret te mos njohe institucionet e Kosoves dhe ndarjen e pushtetit,sulmon ata qe mendojne ndryshe prej tij, kryeneçesia e drejton drejt vendimeve arbitrare. Me kete fryme revolucionare kemi patur Enver Hoxhen ne, luftoi korrupsionin, abuzimet, ngriti lart vetedijen kombetare, por ne fund mbahet mend si diktator.
PërgjigjuOreee demagog... Pse nuk nuk lejon te hapen pikat kufitare Qafe Prushi e Qafe Morine... Ke vu traun per Has e Malsi...dy treva qe kan qene e mbeten sofra dhe mburoja e Kosoves nder breza e deri ne eksodin e fundit nga perndjekja e Milloshit... Taksa e rruges nuk eshte vetem per Kosoven, por per çdo automjet qe kalon aty... siç e ka gjithe bota...Me ekstremizem e fillove qeverisjen dhe me ekstremizem po e mbylle... Eshte pak te thuhet TURP!!
PërgjigjuBraho
Vetem perpara. Ua kujtoni kriminelav e te korruptuarit se nuk kan vend. Drita po vjen ne kosove dhe ti je qe do ti prine. Te gjithe te korruptuarit u quan kunder teje se e pan rrezikun se do ti humbin milionat. Me ty jemi. Poshte kriminelat e Liri popullit.
Përgjigjushko boj shurren ti e ai cop m.ti albini jot
shume zhgenjyes kurti, ne nje nivel me lulin
PërgjigjuKy me duket Lali eri tipik rilindas do tepsine te gjith
PërgjigjuHala nuk e kam kuptu dashurinë kaq të madhe që kemi për Sveçanin Zubin Patokun e Leposaviçin, personalisht preferoj Preshevën, Medvegjen e Bujanovcin
PërgjigjuSa i pafytyrë!!! ne e hoqëm taksën, nuk e ka pasur deshi t'i bëjë karshillëk shqiptarëve e tani na flet se kosovarët paguajnë taksë kur hyjnë në Shqipëri. Pse paguan në Serbi, Maqedoni, Itali?? Kjo është pabesi e një njeriu që po mbytet në kultin e tij. Ke mbaruar Albin, nuk krahasohesh me Ramën, dhe mos bëj diversion ndaj Shqipërisë, ti s'ke punë me flamurin shqiptar, ti do pushtet, merre me votë.
PërgjigjuI vetmi njeri qe ka vlera dhe moral mbase do zoti nje dit te jet dhe nje albin ne shqiperi
PërgjigjuE lam qeverine tranzitore ne 2017-en.Kishte 7 ministry PD-ja,kishte disa drejtori me lek,morri Avokaten e Popullit,Kontrollin e Larte te Shtetit,etj.Nuk pati asnje ankese ne KQZ,ne Kolegjin Zgjedhor,por kur I doli gjumi mbas ca ditesh,filloj te beje fjale per vjedhje votash. Ne se eshte keshtu,kush I administroj votimet? Ministrine e brendeshme e kishte PD,KQZ-ne shumeice ekish PD,Kolegjin Zgjedhor po ashtu… Keta cfare bene per te mos vjedhur votat? Fjeten dhe "morren" shperblime nga PS-ja? Ne se eshte keshtu,a mbajti qendrim per keta "perfaqesues te saj PD-duke ju hapur dosje dhe derguar prokurorise? Pse nuk e beri dhe ben kete? Ne se nuk ka fakte,atehere kush na thote se perseri nuk do kene fakte keta perfaqesues te saj ne kete qeverine tranzitore? Pra eshte nje argument,sa per t'u ndodhur Kola ne pune,te vjedhin ca miliona euro dhe te mos I leshojne karriget sic nuk I leshuan ne 2017-en? Nuk na duhen lojra politike,te cilat nuk kane asnje pergjegjesi dhe asnje rezultat….
PërgjigjuKy Albin Kurti Narcisti ky u ba krymemister i Kosoves Shiqoni kush ka mri me udheheq shqiptaret e Kosovës Ka njerëz që jan të gatshëm të dalin në protesta per të. Jo vetëm njerëz të thjeshë (popull) po edhe Akademik Advokat etj. Unë kty sja ksha dhanë as bagëtinë ta ruaj. O mjer ki popull çka përjeton.
PërgjigjuMore ktyre te shqiperis shum po ju d'El pun me névé le ti kqyrin Punta e beta ata