Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, i bëri thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, në mënyrë që të përfundojë procesi i konstituimit, edhe pse e cilësoi seancën e sotme si antikushtetuese.

“E ftojmë Kurtin që ta propozojë kandidatin e tij për kryeparlamentar, të konstituohet Kuvendi”, tha Hoxhaj.

Ai theksoi se konstituimi i Kuvendit nuk lidhet me krijimin e qeverisë apo zgjedhjen e presidentit.

Hoxhaj e quajti seancën e sotme “seancë turpi”, ndërsa akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për “uzurpim” të pushtetit dhe “suspendim të të gjitha institucioneve demokratike”.

Sipas tij, e gjithë situata është krijuar me qëllim që vendi të shkojë sërish në zgjedhje.


Lajmi kryesor:

Konstituimi i Kuvendit në Kosovë në ngërç! Kurti s’arrin marrëveshje: Shtyjmë seancën që të shmangim zgjedhjet! VIDEO kur deputetja e godet me vezë