Kurum - Rriten pagat e punonjësve pavarësisht krizës

Kurum - Rriten pagat e punonjësve pavarësisht krizës

Nga sektori i industrisë së rëndë vjen një tjetër lajm i mirë për tregun shqiptar të punës.

Shoqëria Kurum International sh.a., lider i industrisë së rëndë në Shqipëri, eksportuesi më i madh në vend dhe një nga kompanitë më me ndikim në punësim në Shqipëri, njofton se ka arritur një marrëveshje të re 3 vjeçare me Federatën e Sindikatave të Industrisë së Rëndë dhe Metalurgjisë.

Vlen të theksohet fakti, që lidhja e një kontrate të re, pa afat, është bërë me kërkesë të vetë kompanisë, pavarësisht se kontrata kolektive ekzistuese përfundonte në Maj të vitit 2023.

Gjatë muajit Maj 2022, u negociua dhe u arrit të nënshkruhej me sukses një kontratë kolektive e re, e cila u siguroi një rritje mesatarisht prej 20% të pagave të punonjësve të kësaj kompanie, krahas përmirësimit dhe rritjes së shpërblimeve dhe bonuseve të tjera që Kurum ofron për punonjësit.

Duhet theksuar se Kurum International është një nga kompanitë e pakta, të mëdha prodhuese në Shqipëri, që respekton të gjitha të drejtat e punonjësve të saj, duke u garantuar shpërblim të drejtë sipas të gjitha parametrave ligjore dhe standardeve më të mira të punësimit.

Në këtë kohë të vështirë, që po përjetojnë punonjësit shqiptar, me rritjen e përditshme të çmimeve të lëndëve të para, energjisë, mallrave ushqimorë dhe të konsumit të përditshëm, Kurum International reagoi menjëherë në favor të kapitalit më të rëndësishëm që ka, atij njerëzor. Kurum vlerëson maksimalisht rëndësinë e të paturit një mjedis pune dhe punonjës sa më të kënaqur, duke i garantuar stafit qëndrueshmëri, të drejta dhe siguri për të ardhmen e tyre.

Paga mesatare neto për punonjësit e shoqërisë i ka kaluar 70.000 lekë/muaj, dhe në vijim pritet të rritet më tej. Vetëm gjatë dy viteve të fundit, kompania ka shtuar rreth 150 punonjës, duke patur ndikim të jashtëzakonshëm në punësimin e rajonit të Elbasanit dhe më gjerë.

Aktualisht, Kurum ka të punësuar drejt për së drejti 770 punonjës dhe rreth 250 të tjerë nëpërmjet subjekteve nënkontraktore dhe ofruesve të shërbimeve direkte për kompaninë.

Të gjithë këtyre punëtorëve u garantohen dhe u pagohen rregullisht, sipas ligjit, orët shtesë, shtesat për turnet e dyta dhe të treta, vështirësia në punë, u garantohet dhe u jepet trajtimi ushqimor, shtesat për ditët e festava zyrtare, pushimet zyrtare, u garantohet leja e zakonshme vjetore sipas ligjit, si dhe u jepet shpërblim i caktuar monetar çdo fund viti, shpërblim për festën e 8 Marsit për punonjëset femra. Kurum garanton me kontrata pune, sigurimin e shëndetit dhe aksidenteve në punë, jep shpërblim të përcaktuar për raste të gëzimeve apo fatkeqësive familjare etj.

Kompania ofron trajnime të vazhdueshme dhe certifikon specialistët e saj, qofshin këta metalurgë, elektriçistë, vinçierë, manovratorë apo edhe stafin inxhiniero teknik dhe administrativ.

Me zgjerimin e aktivitetit të saj dhe vijimin e investimeve, në fabrikat e petëzimit dhe çelikut, është në kërkim edhe të 100 punonjësve të tjerë, specialist të fushave të industrisë, ndaj mirëpret aplikime nga specialistë metalurgë, mekanikë, manovratorë, vinçierë, elektriçistë, elektronikë, tornitorë, si edhe inxhinierë të fushave të ndryshme industriale të prodhimit.

Kurum, përveç qytetit të Elbasanit dhe rrethinave të tij, organizon dhe ofron transport për personelin e saj edhe nga qyteti i Tiranës, duke garantuar një lehtësi për punonjësit e saj.

Kurum International është eksportuesi më i madh në vend dhe gjatë vitit 2021, shoqëria ka prodhuar dhe shitur 488.900 ton shufra çeliku dhe 411.000 MW energji elektrike, duke shënuar rekorde në historikun e saj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Zhupa: Vrasjen paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale nuk do ta lejojmë

Zhupa: Vrasjen paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale nuk do ta lejojmë