Kurum ul koston me impiant skrapi
në kurriz të shëndetit të qytetarëve

ELBASAN - Territori i cili ndodhet pranë ish-kombinatit metalurgjik në Elbasan, duket thuajse si i vdekur. Ndërsa ndotja vjen nga grirja e përpunimi i skrapit dhe skorjeve të hedhura nga kompania “KURUM” çdo ditë, pa u shqetësuar nga askush nga ky impiant i instaluar. 

Vendosja e impiantit e bën punën shumë më të lehtë për KURUM-in, për shkak se metali për shkrirje nga ky proces është shumë më i pastër dhe shkarkimi i lëndëve të dëmshme nga furrat e shkrirjes është më i paktë. Ky është vetëm benefiti që merr KURUM-i, por pasojat i ka mjedisi pasi mbetjet që krijohen nga përpunimi i skrapit është më i madh. 

kurum metalurgjiku

Gjithçka përfundon vetëm në një vend, në këtë këto grumbuj mbeturinash që shihni, duke helmuar territorin, ujërat e lumit Shkumbin, ajrin që thithin njerëzit, dhe mjedisin në mënyrë të parikuperueshme.

kurum metalurgjiku
kurum metalurgjiku

kurum metalurgjiku

Mjetet e rënda transportojnë ende mbetje nga më të ndryshmet në këtë territor të vdekur me mbeturina nga më të ndryshmet dhe pasojat mjedisore janë katastrofike në Elbasan dhe më gjerë pasi transportuesi i dytë i mbetjeve është lumi Shkumbin. Ujërat e lumit përdoren për ujitjen e qindra hektarëve toka dhe prodhimeve bujqësore që marrin jetë nga ndotja e KURUM.

kurum metalurgjiku
kurum metalurgjiku

kurum metalurgjiku

Redaksia Online
(Gre.M/Shqitparja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Romë/ Po shisnin kokainë në festën tradicionale të zonës, arrestohen 2 adoleshentët shqiptarë! Për njërin urdhërohet dhe dëbimi nga Italia

Romë/ Po shisnin kokainë në festën tradicionale të zonës, arrestohen 2 adoleshentët shqiptarë! Për njërin urdhërohet dhe dëbimi nga Italia