Kush do të jetë i pari në listë? KLP s'bie dakord për rregulloren e renditjes së kandidatëve për Kryeprokuror (Vendimet e plota)

Kush do të jetë i pari në listë? KLP s'bie dakord për rregulloren e renditjes së kandidatëve për Kryeprokuror (Vendimet e plota)

Mbledhja e sotme e KLP-se

TIRANE-Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk ka rënë dakord për miratimin e rregullores së pikëzimit për renditjen e kandidatëve për postin e Kryeprokurorit të ri. Sipas ligjit për organizimin dhe funksionimit të prokurorisë kriteret që vlerësohen janë; kriteret profesionale, morale, organizative e drejtuese dhe elemente plotësuese vlerësimit (tituj akademik, trajnime, gjuhë të huaja). Por duke qenë se nuk kishte dakordësi, miratimi i metodologjisë kaloi për mbledhjen e ardhshme.

Pikëzimi është mjaft i rëndësishëm, pasi do të përcaktojë se kush do të jetë i pari në listën me tre kandidatët që do i dorëzohen Kuvendit për votim. Parlamenti më pas duhet që me shumicë votash të përzgjedhë një nga tre emrat e dërguara nga KLP. Në rast se Kuvendi nuk zgjedh me votë mes tre kandidatëve, atëherë KLP emëron kandidatin i cili është renditur i pari në klasifikimin mes tre emrave. Pikërisht për këtë shkak merr një rëndësi të veçantë pikëzimi, pasi nëse nuk vendos Kuvendi atëherë, KLP-ja zgjedh të parin. Kujtojmë që procesi për kandidatët është ende në apel, pasi Apeli administrativ i la afat Lulzim Alushit deri më 14 tetor për të plotësuar padinë sipas kërkesave ligjore.

Ai paditi vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për skualifikimin që i bëri nga gara. Në garë të kualifikuar deri tani për postin e Kryeprokurorit janë Olsian Çela, Arta Marku dhe Fatjona Memcaj. Në rendin e ditës në mbledhjen e sotme ishin edhe disa cështje të tjera që u miratuan. Me 10 vota pro u miratua projekt akti për caktimin në detyrë të prokurores Edlira Bako në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Elbasan, raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta. Miratohet me 8 vota pro dhe 2 kunder (Bujar Sheshi dhe Kostaq Beluri) projekt akti për caktimin në detyrën të prokurores Pranvera Gruda në Prokurorinë e Shkallës së Parë Durrës. 

Miratohet me 10 vota pro projekt akti për caktimin e përkohshëm të prokurorit Gjon Fusha si drejtues Prokurorie e Shkalles se Parë Gjirokastër. Gjithashtu është miratuar raporti për analizimin e aftësive profesionale të subjekteve të rivlerësimit kalimtar, prokuror Gent Xholi dhe prokuror Kujtim Luli. Po ashtu u miratua lista pjesore e 12 kandidateve të pranuar në Shkollën e Magjistraturës:
Ndriçim Halilaj
Iva Harka
Fjorda Shqarri
Entela Hasmujaj
Esmeranda Basho
Denisa Plaku
Besmira Vishe
Redona Ndoni
Albulena Kulici
Vasjana Postol
Alban Syri
Ledjana Shkurti

Në mbledhjen e sotme nuk u mor asnjë vendim për krijimin e SPAK-ut, deri tani janë konfirmuar tetë prokurorë për krjimin e këtij institucioni, ndërsa shtatë janë ende në verifkim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Illi: 11/10/2019 17:04

    Kujdes Ibrahim! thote avokati. Fillimisht miratohen rregullat e pikesimit, pastaj perzgjidhen kandidatet, apo?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë