Frrok Çupi: Kush do të vritej dje në Bashki?

Frrok Çupi: Kush do të vritej dje në Bashki?

Erion Veliaj

Dikush do të vritej, jo në Bastije ( Bastille), por në Bashki, Tiranë.

Sepse po kërkojnë të zgjidhin krizën e tyre në raport me krime të kryera, duke kryer vrasje. Edhe Bastije, e njohur si ‘Bastille Saint-Antoine’, këtë rol luajti në konfliktet e brendshme në Francën e shekullit 18. Këta të të dy partive afër emertimit ‘grupime kriminale’, PD dhe PL, i janë kthyer vesit të vjetër të vrasjes për të zgjidhur të sotmen.

Fillimisht iu sulën Erion Velisë, pastaj e mblodhën mendjen me Halit Valterin, anëtar i Parlamentit të qytetit. Një Valter, tamam gjyshi i Halitit, ishte kthyer në burim vrasjeje dhe krize politikë fiks 100 vjet më parë.

Tani vrasjet e shkuara u janë kthyer në makth; me vrasje të reja duan të dalin prej tyre.

Këtej buron edhe pyetja: Pse i bënë bashkë në një ditë, tre data ose tre fenomene?

Fenomenet janë: 21 Janari, Bashkia dhe Shtetet e Bashkuara.

Asgjë nuk është e rastit. Më mirë e thonë disa kur e thonë se “ nuk ka gjo pa gjo”.

Të tre ngjarjet të tërhequra nga përbrenda, mes tyre, si magnet.

Magnet i parë, 21 Janari?

Ky mund të jetë tërheqës për të gjitha, sepse këtu u krye krimi më mizor i shtetit mbi qytetarët.

Këta që tentojnë të bëjnë vrasje në Bashki, janë po ata që shkaktuan traumën e rendë të vrasjes shtetërore para zyrës së kryeministrit në 21 janar 2011. Prandaj i tërheq ajo datë drejt krimeve të reja. Para se të drejtohen për në hetim, Berisha dhe Meta (me ushtritë) duhet të kryejnë vrasje, si gjithmonë. Dëshmitë e vrasjeve, për çudi të tyre, nuk qenkan zhdukur të gjitha. Qenkan të gjallë familjarët e Aleks Nikës (!), të cilët nuk do të kishin shpëtuar sikur ta dinin se kanë dëshmi. Në datë 22, Rajmonda dhe Mark Nika paraqitën prova të reja në SPAK. Dhjetëra të tjera dëshmi janë të gjalla, pritet të vijnë. S’i paskan vrarë të gjitha!?

Për të shpëtuar nga 21 Janari do të tërheqin  zvarrë Drejtësinë dhe Bashkinë (!)

Bashkia bëhet magnet i dytë.

Prej kohësh këta po sulmojnë me zjarr e me hekur. Dje ndryshoi lloji i sulmit. Ka ardhur ora kur Berisha e Meta duhet të gjykohen për krime, prandaj është thirrja ‘sa më shpejt, sa më egër!’.  Stuhia  e ‘revolucionit’ mund të ndalet vetëm te Bashkia ku është kanioni më i ngushtë për në SPAK.

Çfarë do ta ndizte revolucionin ?

Një vrasje, djegia nuk bën punë.

Po cili?

U zgjodh Tedi Blushi.

Tedi ka cilësi revolucionare: Është zëdhënës dhe krijesë e Ilir Metës. Tip vulnerabile, i paditur, kamikaz, si dru. Inferior edhe para mbiemrit te tij ku gjenden njerëz të kulturës.

Ky do të kryente aktin brenda Këshillit të Bashkisë.

Mjeti me të cilin do të ndizte revolucionin?

Sulmoi me letra kryetarin e Bashkisë, sa për fillim.

Tentoi të neutralizojë ‘Parlamentin e qytetit’, si një diversant i kohëve të hershme.

Pastaj qëlloi objektivin e tij, i urdhëruar që nga jashtë, Halit Valterin. Valteri duhet vrarë (!), së fundi ka denoncuar Ilir Meten për krime dhe korrupsion. Që këtu është venë në lëvizje SPAK për hetimin ndaj Metës.

Tedi tentoi ta vriste Valterin edhe për hakmarrje.

Këta punojnë me mendjen pas. Vrasja e një Valteri tjetër kishte shkaktuar trazira dhe revolucion në vitin 1923-24. Edhe ai në një tentativë për vrasje. Ishte pikërisht gjyshi i Halit Valterit. Beqir Valteri në fillim të vitit 23 qëlloi mbi kryeministrin Ahmet Zogu në sallën e Parlamentit. Zogu dha dorëheqjen. Vendi u zhyt ne krizë.

Këta të sotmit e ndjekin kohën e shkuar sall si jehonë: Përderisa u krijua krizë atëherë për një vrasje!... Atëherë edhe tani krizë me Valterin e ri...

Magneti i tretë dhe mbi të gjithë: SHBA

Aleati ynë ndjek çdo lëvizje, sidomos lëvizjet turbulluese të të shënjuarve si dosje për Drejtësinë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara, në të njëjtën ditë deklasoi se ‘Reforma në Drejtësi po jep rezultate!... SHBA do të vijojë të mbështesë institucionet e drejtësisë dhe qytetarët shqiptarë në luftën kundër korrupsionit!’, garantoi Amerika viktimat e Berishës dhe Metës.

Këtu ra ideja më e re kriminale për një vrasje brenda në ‘Bastije’, Bashki.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bukurie: 23/07/2024 15:38

    O Frrok Cupi Halit Valteri vjen nga familje trimash, gjyshi I tije Beqir Valteri qelloi mbi Ahmet Zogun hajdutin e shqiperise Pa ju Sridhar qerpiku, Halit Valteri nuk preket kollaj, Halit Valteri I la shteg dhe e vrau per se gjalli B l u sh I n .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale